
Shumë pak njerëz e dinë që kënga ‘Syt’ e tu’ kënduar nga Frederik Ndoci (muzika: Ardit Gjebrea, teksti: Preç Zogaj) ka qenë ndër të parat këngë shqiptare me një videoklip. Dhe më të paktë janë ata që e dinë se cila ka qenë modelja ‘me sytë e thellë’ e këtij videoklipi.
Frederik Ndoci ka treguar se Xhoana Nano (foto 2), bashkëshortja e Fatos Nanon, ka qenë modelja në videoklipin e ‘Syt’ e tu’. Asokohe, ajo ishte ende adoleshente, e ndiqte gjimnazin Petro Nini Luarasi, shkruan Panorama.com. ‘Xhoana ishte në sintoni me këngën me sytë e saj të thellë’ thotë Ndoci, ‘Ajo ishte një bukuri e rrallë e asaj kohe, që iu bë vlerë e shtuar këngës’. Këngëtari tregon se ky videoklip është pritur me shumë sukses.
Por mesa duket, nuk do të kemi mundësinë ta shohim kurrë këtë videoklip. Kjo për arsye se ai është zhdukur, e Ndoci tregon se ky është një ndër pengjet e tij. ‘E kam kërkuar unë videoklipin, por edhe vetë Xhoana e ka kërkuar dhe nuk është gjetur. Nuk e di përse ka humbur!’
Kënga u kthye në një himn, pas pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës të vitit 1989: