
Të humbësh rininë është e frikshme.
Duket e largët por do ndodhi! Dhe kur fillon, nuk ka më kthim pas! Nëse jetoni në të njëjtën Shqipëri me ambjente të ndotura, ushqime të pakontrolluara, me stresin e përditshëm, diellin e fortë mesdhetar dhe pini edhe pak duhan si unë, plakja do fillojë shumë më herët se duhet.
Meqë kremrat dhe trajtimet nëpër qendra estetike nuk më japin ndonjë rezultat të dukshëm me sy të lirë, kisha filluar ti thoja mikeshës sime të ngushtë që bëjmë më mirë që ato lekët e kremrave të fillojmë ti lëmë mënjanë për të përballuar kostot e botox-it dhe ndonjë xhigolo në rast se nuk na e var më njëri pas një farë moshe.
Ishte po mikesha ime që pas një trajnimi në Gjermani, mësoi e para arsyen pse ato kremrat dhe trajtimet e shtrenjta nuk po funksiojnë siç presim: Lëkura nuk i përthith ato mjaftueshëm. Bashkë me këtë zbulim, edhe recetën për një lëkurë perfekte në kushte shtëpie: Një "hekur" për fytyrën!
Bëhet fjalë për një pasije të vogël prej hekuri dhe mikroargjendi që i parandalon dhe eleminon rrudhat. (Ok gjermanë! Jam e impresionuar!) Paisja, Zeitgard Anti-Age e fimës LR, ma fitoi menjëherë besimin duke qënë se ka kohë që përdor një paisje me të njëjtin emër por që ngjan si furçë për të larë fytyrën. (Lexo këtu)
Kjo e dyta funksionoka ndryshe: Nxeh, ftoh dhe vibron. E çuditshme, ë? Më e frikshme është çfarë më ndodhi pas një muaji përdorim!
Pasi laja fytyrën, vendosja kremin hidratant që vjen falas me Zeitgard Anti - Age, dhe me një lëvizje të butë mbi fytyrë sikur po hekurosja një veshje delikate, paisja fillonte ngrohej dhe vibronte duke i hapur poret dhe duke e shtyrë produktin në brendësi. Në këtë mënyrë jo vetëm stimulon mikroqarkullimin qelizor por edhe bën të mundur përthithjen e plotë të kremit. Pas disa sekondash, "hekurosja" vazhdon me të frohtë për ti mbyllur poret dhe për ta bërë produktin të qëndrojë brenda dhe të veprojë shpejt. Brenda 1 minuti vija re një lëkurë shumë të relaksuar dhe rrathët poshtë syve gati të padallueshëm.
Ndërsa pas një muaji përdorim, ndryshimi ishte i papërshkrueshëm. Linjat e vogla ishin zhdukur, njësoj si qeset poshtë syve dhe lëkura dukej më e re! Shuuumë më e re! Më kushtoi më pak se harxhoj nëpër estetiste e dermatologe dhe është e imja përgjithmonë. Këtë herë unë u konvertova përfundimisht në një adhuruese të LR-së, duke futur në shtëpi përveç Zeitgard edhe gjithë kremrat shoqëruese që të shkojnë pothuajse falas kur i merr së bashku.