Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin Shkurt 2016

5 Shkurt 2016

Horoskopi i Susan Miller për muajin Shkurt 2016

 SHËNIM PËR MEDIAT ONLINE QË BOTOJNË PËRKTHIMIN E HOROSKOPIT NGA ANABEL.AL

 Prej mëse 4 vitesh, Anabel.al ka sjellë tek ju horoskopin mujor nga astrologia e famshme amerikane Susan Miller, e njohur ndryshe si “Mbretëresha e Astrologjisë”. Kjo astrologe u prezantua për herë të parë për lexuesin shqiptar në faqen tonë në Facebook “Revista Anabel” në vitin 2011 dhe më pas, nisi të publikohej çdo muaj në anabel.al.

Pavarësisht se burimi www.astrologyzone.com (i cili gjeneron rreth 6.5 milionë vizita unike në muaj) është i hapur për të gjithë mediat dhe horoskopi botohet falas për të gjithë, Anabel.al rezervon të drejta të plota mbi përkthimin prej gati 15 faqesh në Word dhe ju sugjeron të gjithë mediave të tjera online që kanë dëshirë të botojnë shpjegimin astrologjik mujor të kësaj astrologeje, që të bëjnë përkthimin dhe përshtatjen duke shfrytëzuar burimet e tyre njerëzore dhe jo të keqpërdorin punën dhe investimin kohor në përkthim dhe përshtatje të Anabel.al, duke e botuar të gatshëm mot-a-mot horoskopin tonë, qoftë të cituar, qoftë edhe të pacituar. Faleminderit!

DASHI

Shkurti do jetë një muaj shumë produktiv që do ju kënaqë në shumë mënyra. Në 3 shkurt, Saturni do jetë në kënd me Diellin. Plutoni dhe Marsi gjithashtu do jenë në sinkron duke bërë që të përfitoni para nga puna ose nëse jeni në bzinesin e shitjeve do merrni një shumë të madhe parash. Pozicioni negociues gjithashtu do jetë në favorin tuaj duke ju dhënë mundësi të dilni fitues në çdo marrëveshje. Marsi në shtëpinë e 8-të do rrisë shpenzimet tuaja por gjithashtu do ju japë motiv për të punuar më shumë. 5-6 shkurti do ju sjellë detyrën që keni me më shumë qejf. Jupiteri do bashkëpunojë më Mërkurin për t’ju dhënë mundësinë që ju ta shijoni atë që bëni. Në 9 shkurt do keni një ditë të lavdishme pasi Venusi dhe Jupiteri do bashkohen për të përmirësuar statusin dhe reputacionin tuaj në industri.

Hëna e Re e 8 shkurtit do sjellë shumë aktivitete sociale. Dy javët e ardhshme do argëtoheni dhe do dilni më shumë seç e keni menduar. Me bashkëpunimin e Saturnit dhe Uranit do keni mundësinë të zgjeroni shoqërinë. Ky muaj do jetë muaji më social i këtij viti. Nëse jeni pjesë e ndonjë klubi, shumë shpejt do bëheni pjesëmarrëse në aktivitetet që do organizojë.

Dita e Shën Valentinit do jetë ajo që keni dashur gjithmonë pasi mund të merrni një dhuratë të çmuar. Ndoshta një bizhuteri ose një pajisje elektronike. Shanset për t’u takuar dhe lidhur me shokë do vijnë në mënyrë të papritur. Marsi do rrisë mundësitë që ju të shpenzoni në gjysmën e dytë të muajit, kështu që duhet të bëni kujdes. Fatmirësisht, Marsi do vendoset në shigjetar në datën 5 kështu që blerjet do zvogëlohen. Nga 16 shkurti deri në 12 mars do keni shumë arsye për të dalë pasi do rriten mundësitë për njohje të reja.

Hëna e Plotë do vendoset në virgjëreshë në 2 shkurt dhe do ju japë mundësinë të përfundoni një projekt që përfshin muzikën, pikturës, kërcimin dhe arte të tjera. Kjo sepse imagjinata juaj do nxitet. E ardhmja do nxjerrë origjinalitetin dhe do rrisë ndjenjat optimiste për të arritur qëllimet që keni. Mundohuni të dëgjoni zërin brenda jush sepse intuita do ju ndihmojë shumë këtë periudhë. Ndiqni instiktin pasi ai do mbrojë interesat tuaja.

Data 29 shkurt, në shumë  vende është simbol për femrat që të marrin guximin për t’u propozuar partnerëve të tyre. Nëse doni ta ndërmerrni këtë hap mund të vazhdoni pa frikë sepse planetet janë në mbrojtje të dashurisë dhe lumturisë.

DEMI

Po futeni në muajin më të rëndësishëm përsa i përket karrierës. Hëna e Re e 8 shkurtit do sjellë 10 ditë suksesi për karrierën tuaj. Shikoni me kujdes të gjitha mundësitë që ju ofrohen pasi njëra prej tyre është ajo që do plotësojë pritshmëritë tuaja. Dielli dhe Hëna e Re do ndriçojë shtëpinë e mundësive, famës dhe karrierës. Saturni do ju ndihmojë të merrni para në formën e një bonusi. Kjo është perdiudha e duhur që ju të nisni një biznes tuajin. Veproni pa u menduar gjatë dhe pa humbur kohë. Është gjithashtu momenti që ju të gjeni një partner biznesi pa pritur gjatë sepse më vonë, planeti Mars, që është dhe planeti që ju ndihmon kundrejt konkurrentëve tuaj, nuk do jetë më në prapravijë.

Në 13-14 shkurt do keni fundjavën më fantastike sepse Marsi dhe Jupiteri do lidhen për të krijuar një ndjenjë dashurie pikërisht në kohë për ditën e Shën Valentinit. Por ky nuk është fundi i ditëve tuaja të romancës tuaj pasi episodi i 22 shkurtit do ndriçojë shtëpinë e dashurisë, shtatëzanisë dhe fëmijëve. Ju presin momente qe do prekin zemrën tuaj dhe të familjarëve që keni pranë gjithashtu.

Ju nevojitet të punësoni dikë apo të bashkëpunoni ? Bëjeni këtë gjë në 12 shkurt. Kur Venusi të vendoset në sektorin e karrierës, në 16 shkurt, prestigji juaj do rritet. Hëna e Plotë e 22 shkurtit, përfundimisht do ju drejtojë në shtëpinë e pestë dhe do ju hapë një rrugë të re drejt dashurisë. Nëse jeni beqarë, do ju jepet një nga mundësitë më të mira të këtij viti për të ndryshuar statusin. Madje do ju jepet mundësia të njihni njerëz të rinj dhe midis tyre dikë shumë special, por vetëm nëse ju jeni të hapur ndaj këtyre njohjeve. Për ata që ëndërrojnë të kenë një fëmijë, kjo Hënë e Plotë është mundësia më e mirë ndërsa për ato që janë shtatëzanë ka shumë mundësi që fëmija të lindë gjatë kësaj hëne të plotë.

BINJAKËT

Do të jetë një shkurt i shkëlqyer. Një ditë shumë e mirë do të vijë që në fillim, më 3 shkurt, kur ju do të merrni vlerësime për një performancë të mirë në punë. Gjithashtu do të keni një shpërblim që është caktuar për ju, do ta merrni në një dorë. Nëse jeni në bisedime për një marrëveshje, gjithçka do të shkojë siç dëshironi, dhe ju do të kënaqeni me kushtet përfundimtare të marrëveshjes dy-palëshe. Në të njejtën ditë, Saturni do t’i përçojë diellit valë pozitive, duke ndikuar që marrëveshja juaj të ketë një qëndrueshmëri jetëgjatë dhe të sjellë edhe bashkëpunime të tjera fitimprurëse. Nëse keni për të nënshkruar ndonjë kontratë, bëjeni më 3 shkurt.

Gjithashtu 6 shkurti do të jetë një ditë e veçantë në sajë të Mërkurit, planetit tuaj sundues, i cili do të bashkëveprojë me Jupiterin, planetin e dhuratave dhe fatit. Do të jetë një ditë fantastike! Një ditë me 4 yje, që do t’i favorizojë interesat tuaja, përfshirë ato që kanë të bëjnë me shtëpinë apo familjet, në aspektin financiar por edhe sentimental.

Shfaqja e Hënës së Re do të shënojë një prej ditëve më të rëndësishme për ju, 8 shkurtin, dhe në ditët që do e ndjekin do t’ju happen mundësi të reja për udhëtime aventureske, ose mundësinë për të punuar me kompani jashtë vendit por edhe duke punuar nga shtëpia, pa u dashur të ndërroni vendbanim. Intelektualisht, horizontet tuaja do të zgjerohen në mënyrë të dukshme dhe gjatë kësaj kohe, do t’ju lindin ide brilante. Do të jetë nga ato ndryshime që do t’ju bëjnë të mendoni se më parë keni qenë shumë mendjembyllur. Do të nisni të mendoni për gjëra të mëdha, dhe kjo do t’ju sjellë rezultate mbresëlënëse. Muaji i ardhshëm, Marsi, do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm për arritjet në karrierë, pasi gjithçka bëni në shkurt do të ketë ndikim në muajt që vijnë. Edhe ato gjëra që nuk do t’i arrini dot gjatë këtij muaji, do t’ju duhet vetëm të prisni pakëz, dhe do t’i keni. Nëse bëni një punë krijuese, ky muaj do t’ju japë rezultate të shkëlqyera, duke mundësuar një përgjigje pozitive nga klientët apo bashkëpunëtorët, veçanërisht pranë hënës së plotë të 22 shkurtit.  Publiciteti që i keni bërë vetes do t’ju shpërblehet, dhe ju në fund do të ndjeni se keni arritur periudhën e artë kur çdo gjë duket se ju çon drejt një faze më të rëndësishme.

Të tjera fusha karriere mund të jenë puna ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me median, arsimin, gjykatat apo çështje që kanë të bëjnë me emigracionin apo shtetësinë. Një udhëtim drejt një vendi të largët ka shumë gjasa të ndodhë befas në shkurt, një prej muajve tuaj më të mirë, plot lumturi. Mund të bëni një fluturim, spontanisht, sapo një mundësi e përshtatshme t’ju qaset, ose mund të jeni duke biseduar telefonikisht me njerëz që zhvillojnë veprimtari në vende shumë të largëta. Nëse jeni i vetëpunësuar, mund t’ju mbërrijë një ofertë për të punuar me një kompani ndërkombëtare. Partneri juaj i dashurisë do të jetë gjithashtu i gatshëm t’ju shoqërojë në këtë udhëtim, dhe do të mund ta ndërthurni këtë vizitë pune me argëtimin. Nëse nuk keni dikë në krah, mund të shkoni atje me miqtë tuaj. Nëse do të bëni në udhëtim biznesi, mund t’ju shoqërojë edhe drejtuesi juaj, dhe do të planifikoni t’ia bëni bashkë prezantimin klientit. Hëna e re e 8 shkurtit do të jetë një kohë kur udhëtimi, marrëdhëniet ndërkombëtare, veprimtaritë lidhur me publikimin ose mediat do t’ju ofrojnë mundësi shumë të rëndësishme.

Detyrat profesionale do të kërkojnë shumë përkushtim, dhe do të ndiheni shumë të frymëzuar gjatë gjithë muajit, me detyra të njëpasnjëshme që do t’ju caktohen. Kjo dukuri ka nisur që herët në janar, dhe do të vazhdojë. Megjithatë ju jo vetëm që do ta përballoni, por edhe do të vërtetoni se jeni më i fortë, më i mençur dhe më i urtë se kushdo tjetër. Nëse ndokush ju ka nënvlerësuar, tani është koha që të ndërrojë krejtësisht mendim.

Ditët gjatë të cilave do të vërtetoni se jeni më të mirët për të përballuar komplikimet do të jenë 3,4,7,8, dhe 12 e 13 shkurti. Më 3 shkurt Marsi dhe Plutoni do të bashkëveprojnë duke e ndërlidhur punën që bëni me shpërblesa financiare. Më 12-13 shkurt, puna që keni bërë do t’ju sjellë vlerësime dhe admirim për qasjen origjinale që keni në profesionin tuaj.

Hëna e plotë e 22 shkurtit do t’ua zhvendosë vëmendjen drejt familjes dhe shtëpisë, duke bërë gati ardhjen e një ngjarjeje të bukur. Mund të mbyllni blerjen apo ndërtimin e një shtëpie, të firmosni dokumentat për një apartament të ri ose të vendosni përfundimisht planet për pushime. Ose, mund të përfundoni rinovimin e kuzhinës, apo mund të keni një të ftuar që do të qëndrojë tek ju për disa ditë. Nëse jeni duke zgjidhur një situatë familjare, do të arrini një pikë vendimtare. Mund të lindë një fëmijë, ose do të keni lajme nga prindërit tuaj.

Neptuni do t’i bashkohet Diellit, kështu ju mund të frymëzoheni për të krijuar ide mbi shtëpinë, që do t’ju lejojnë të planifikoni ndryshime në dizajn të cilat do të mund t’i bëni shpejt, pa shpenzime të shumta dhe sidoqoftë me rezultate të kënaqshme. Nëse shtëpia si ambjent apo pronat nuk janë prioritet për ju, atëherë do të keni lajme nga një pjesëtar i afërm i familjes. Kjo hënë e plotë mund të jetë një moment madhështor në jetën tuaj, dhe pasi të shfaqet do të shënojë një kohë të lumtur për ju. Duke qenë i përfshirë edhe Neptuni, mund t’ju bëhet shumë publicitet ndaj, qëndroni gati në më të mirën tuaj, sepse do të jetë vëmendja mbi ju.

Në aspektin romantik, Venusi do të zhvendoset drejt Ujorit në 16 shkurt për të qëndruar deri në 12 mars, dhe Binjakët do të kenë mundësinë të shijojnë dashurinë dhe argëtimin. Blini veshje të bukura, dhe modernizoni paraqitjen fizike. Një nur i ri do t’ju sjellë komplimente duke ju shtuar vetëbesimin në të gjitha situatat shoqërore. Nëse jeni të martuar, një rinovim në look do ta bëjë bashkëshortin/en t’ju dashurojë si në ditën e parë kur jeni njohur. Jini flirtues, sharmant, dhe partneri do t’ju falë gjithë dashurinë dhe vëmendjen që do të dëshironit. Pranë 2 marsit, pak pasi shkurti të ketë mbaruar, kur Urani dhe Venusi do të vendosen në një linjë, sharmi juaj i brendshëm do të ketë një efekt magjepsës tek të tjerët.

GAFORRJA

Hëna e Re e 8 shkurtit do të jetë e mrekullueshme për ju. Ajo do t’ju mundësojë të ardhura të cilat do të mund t’i përdorni për të shlyer detyrimet ndaj shtetit. Ndërsa do të merreni me rishikimin financave të vitit që lamë pas, është koha e përkryer për të planifikuar shpenzimet aktuale, shmangien e shpenzimeve të panevojshme dhe gjetjen e mënyrave për të shtuar kursimet dhe investimet. Kjo prirje do të zgjasë rreth 2 javë, dhe veprimet që do të ndërmerrni, veçanërisht gjatë 7 ditëve të para pas shfaqjes së Hënës së Re, do të mundësojnë rritjen e pasurisë suaj përgjatë gjithë vitit.

Rishikoni pagesat e sigurimeve dhe gjykoni nëse stili juaj i jetesës ka ndikuar tek to, më pas vendosni nëse duhet të shtoni apo të shkurtoni pjesën e mbuluar nga ju.

Lajme të mira për karrierën mund t’ju vijnë befas në 6 shkurt, falë një ndërveprimi të bukur mes Diellit dhe Uranit, dhe me kthimin e Diellit, me shumë gjasë do të përjetoni një prurje të madhe parash.

Në aspektin romantic, Marsi dhe Plutoni do të ndërlidhen në 3 shkurt duke sinkronizuar shtëpinë tuaj të dashurisë dhe të përkushtimit. Mund të merrni vendimin për të jetuar me partnerin tuaj gjatë javës së parë të muajit, ose të qëndroni ashtu siç jeni por me mendimin për një lidhje serioze në të ardhmen. Ka gjithashtu shumë mundësi që ta festoni më herët Shën Valentinin me një unazë të mrekullueshme fejese, më 3 ose 9 shkurt.

Do të shijoni udhëtime gjatë fundjavës së Shën Valentinit, në datat 13-14 shkurt, falë një bashkëveprimi mes Marsit në shtëpinë tuaj të dashurisë dhe Jupiterit në sektorin tuaj të udhëtimeve. Mund ta ktheni këtë javë në një parajsë duke rezervuar një hotel që përfshin një dhomë të bukur fjetjeje dhe vaktet. Nëse keni fëmijë, shikoni mundësinë për një kujdestare, që të keni një pushim romantik me bashkëshortin.

Hëna e Plotë do t’ju sjellë akoma më shumë arsye për të bërë gati valixhet, pasi ju dhe partneri mund të udhëtoni përsëri në një vend tjetër, falë Hënës së Plotë të 22 shkurtit. Udhëtimi juaj romantik do të bëhet kësaj radhe drejt një natyre ndryshe, në fundjavën e 20-21 shkurtit, por nëse mund të shkëputeni në ndonjë lloj mënyre nga puna në 22 shkurt, bëjeni. Neptuni do t’i bashkohet Diellit, ndaj ruajini pronësitë tuaja dhe qëndroni të vëmendshëm t’i mësoni siç duhet instruksionet e udhëtimit me makinë. Neptuni njihet se mjegullon informacionin, ndaj mund të keni ngatërresa gjatë rrugës për në destinacionin tuaj.

Gjithashtu bëni mirë të kontrolloni parashikimin e motit, pasi do t’ju duhet të shmangni në çdo mënyrë udhëtimin mes stuhisë apo dëborës; Neptuni do t’ju paraqesë pengesa të tjera. Bashkimi i Neptunit me Hënën, sunduesin tuaj, mund t’ju sjellë keqkuptime mbi diçka që do t’ju thotë partneri, ose në të kundërt, të ngjallë ndjenja më të thella në marrëdhënien tuaj. Shpresojmë që të ndodhë e dyta. Ndonjëherë jeta bëhet nga gjërat e vogla, dhe ju mund të zgjidhni për Shën Valentin një kuti çokollatash në formë zemre.

Nëse kushtet ua vështirësojnë dhe udhëtimi do t’ju prishte punë, do të keni një mundësi të dytë për t’u larguar mbrëmjen e të premtes së 26 shkurtit, kur Mërkuri, planeti sundues i të rejave dhe udhëtimit do të marrë shkëndija nga Urani, planeti i surprizave. Spontanisht, shkoni dhe shijoni fundjavën jashtë qytetit, dhe rifreskohuni me ajrin e pastër të fshatit. Natyra do t’ju frymëzojë shumë dashuri, dhe ndjenja të reja do të çelin mes çifteve që kanë kohë së bashku. Nëse jeni vetëm, mund të ndjeni shigjetimin e ëmbël të Kupidit, më 26 shkurt.

LUANI

Duket se po mendoni shumë për partnerin tuaj dhe ky është pikërisht fokusi i duhur që duhet të keni për këtë muaj. Ky muaj fazvorizon ata që janë të lidhur. Ju do të rilindni dhe do të rikonsideroni një të ardhme sëbashku. Duket se po e konsideroni seriozisht të hidhni një hap tjetër në marrëdhënien tuaj: një unazë, martesë ose një fmëijë. Të gjitha këto ngjarje janë pjesë  e ëndrrës tuaj. Nëse jeni beqarë kjo është rradha juaj për të të njohur atë që mund të tjetë person ii duhur në datën 13 shkurt. Mund të organizoni një festë private dhe të ftoni në të vetëm atë ojesë të shoqërisë që është single si ju. Në ëktë ditë planeti Mars vendoset në kënd ideal me Jupiterin, i cili drejton shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Kjo ditë e shtunë mund të jetë dita juaj më e mirë kështu që nëse nuk organizoni dot një festë në shtëpi, mundohuni të dilni me shokët tuaj.

Përsa i përket shtëpisë suaj, dukeni të shqetësuar për të zgjidhur një çështje. Marsi do ju ndihmojë të gjeni zjgidhje. Duhet të tregoheni të zgjuar të fokusoheni në qëllimet që lidhen me familjen. Pasi Marsi të largohet nga akrepi në 5 mars, do ju duhet të prisni dy vjet për të marrë të njëjtën energji. Duke qenë se ky planet është i shpejtë mundohuni që të kapni ritmin. Datat 13-14 shkurt janë shumë të rëndësishme sidomos për çështjet e pronësisë.

Financiarisht, do ja dilni shumë mirë duke qenë se do merrni një vizitë nga Jupiteri, planet i mirëqënies. 22 shkurti, plus-minus 4 ditë, do jetë dita kur do merrni rritjen e rrogës që keni kërkuar deri tani. Nëse jeni i vetëpunësuar atëherë në këto dy ditë do ndërmerrni një projekt të rëndësishëm. Mos jinni i turpshëm për të bërë pyetje rreth diçkaje që keni krijuar apo shpikur duke qenë se Neptuni, planet ii shprehjes artistike, do jetë i pranishëm.

Muaji do mbarojë me një lajmërim të mirë. Në 26 shkurt, ditë e premte, Mërkuri do bëjë që ju të merrni një mesazh romantik surprizë ose një udhëtim të papritur.

VIRGJËRESHA

Detyra të reja do t’ju dalin përpara teksa Hëna e Plotë lind më 8 shkurt, dhe ato do t’ju çojnë drejt fushave të reja në të cilat duhet të përsosni aftësitë, dhe drejt shtojcave të tjera që duhet të mësoni për t’a bërë punën siç duhet. Si Virgjëreshë, ju jeni një shenjë intelektuale, gjithmonë e interesuar për të mësuar diçka të re, e për të zgjeruar njohurinë rreth botës që ju rrethon. Hëna e Re do t’ju inkurajojë, pasi Urani do të sjellë befas tek ju shumë punë për të bërë, por do të kënaqeni kur këto projekte do t’ju paraqiten. Saturni do të jetë në një kënd të përsosur, kështu që detyrat e reja do të jenë jetëgjata si edhe do t’ju sjellin ngritje në reputacion. Nëse nuk jeni ende pjesë e një grupi pune, mund të bëheni pjesë e një projekti të përkohshëm i cili do t’ju frymëzojë. Duket se ky projekt do të ketë të bëjë me botën dixhitale apo të paktën me risitë teknologjike, që do të kërkojë përfshirjen tuaj (plot dëshirë) në kërkime.

Marsi në shtëpinë tuaj të tretë do t’jua përshpejtojë gjërat dhe kjo përsëri do t’ju japë gëzim. Ju mërziteni kur gjërat ngadalësohen. Do të merrni e mail-e, telefonata, dhe projekte të reja që do të lëvizin me një hap të shpejtë. (Në ndryshim nga janari, kur prapavendosja e Mërkurit solli aq shumë mërzitje) Shkurti do të jetë një ndër muajt më produktivë të vitit, ndaj shfaqini që tani idetë tuaja më të rëndësishme. Në prill, Marsi do të kalojë në prapavijë dhe rrjedhimisht do t’i ngadalësojë gjërat për muaj me radhë. Është gjithmonë më mirë të nisësh projekte të reja kur Marsi është i fortë dhe aktiv në shenjën tënde, si tani. Dhe nuk është mirë të nisësh gjëra kur Marsi kalon në prapavijë, siç do të jetë në prill, qershor, deri në korrik dhe gusht.

Karriera juaj do të njohë arritje gjatë të gjithë muajit. Kini vëmnendjen tek ajo çfarë do të ndodhë gjatë javës së parë, ose rreth 5 shkurtit, kur Mërkuri, planeti sundues i rritjes së karrierë do të jetë në një kënd ideal me Jupiterin në Virgjëreshë. Në të njejtën kohë, Urani dhe Dielli do të jenë në sinkron duke sjellë gjasat për një shumë të papritur parash drejt jush, si shpërblim për punën e shkëlqyer që keni bërë në muajt e shkuar.

Nëse ju pëlqejnë udhëtimet me të dashurin, për të ndryshuar ambjent qoftë edhe një fundjavë, ju mundeni këtë muaj. Bëjeni këtë gjatë fundjavës së 13-14 shkurtit, pasi me shumë gjasa do t’ju mundësohet të bëni plane të mrekullueshme së bashku. Rezervoni në një hotel me 5 yje- mund ta bëni, sepse paratë do të ‘derdhen’ befas mbi ju falë Jupiterit, dhe do të jetë shpërblim i gjithë përpjekieve që keni bërë muajt e fundit. Kështu, do të keni mundësinë të shpenzoni më shumë. Planeti i energjisë, Marsi, do të jetë i vendosur në një kënd ideal me Jupiterin e fatit të mirë gjatë fundjavës së Shën Valentinit, duke ju bërë të shijoni një kohë të shkëlqyer me njeriun e zemrës. Nëse nuk e keni gjetur akoma, atëherë këtë fundjavë planifikoni të shkoni diku ku pushojnë apo luajnë sporte të ndryshme njerëzit e suksesshëm. Mund të gjeni atje dashurinë e jetës suaj! Kjo fundjavë ka për të qenë e gjallë, plot valë kënaqësie. Dhe do të jetë pikërisht kjo fundjavë që do t’ju sjellë disa ide brilante, pasi të keni gjetur destinacionin që ju frymëzon.

Një ndër Hënat e Plota më të mira të 2016-ës, ajo e 22 shkurtit, do të bjerë mbi shenjën tuaj duke ju sjellë diçka tejet të rëndësishme për jetën tuaj, një kulm të vërtetë. Kjo diçka mund të ketë të bëjë marrëdhëniet ose një projekt për të cilin po punoni prej muajsh, madje vitesh, e do të jetë një moment gëzimi të pamasë. Tani mund të shikoni përpara, me një entuziazëm të ri. Neptuni gjithashtu do të jetë i përfshirë, çka do të thotë se nëse jeni në një lidhje, edhe partneri juaj mund të jetë pjesë e këtij gëzimi.

Është një periudhë e gëzueshme, por mos e lini imagjinatën t’ju marrë me vete. Neptuni mund të mjegullojë komunikimin, dhe në mungesë të fakteve mund të tundoheni të mbyllni njërin sy, por nëse e bëni këtë mund t’i vishni partnerit tuaj cilësi të cilat nuk i ka, çka mund të shkaktojë zhgënjim. Mendohuni mirë; sigurohuni se pretendimet tuaja bazohen në fakte të vërteta. Nëse po punoni për një projekt krijues, sidoqoftë, Neptuni do t’ju japë shtysën të shfaqni punën tuaj gjeniale përpara të tjerëve.

PESHORJA

Jeni kaq shumë me fat e dashur Peshore. Shkurti nis me një Hënë të Re në 8 shkurt në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë dhe vjen plot me surpriza romantike, pikërisht në kohë për Shën Valentinin. Një Hënë e Re hap një derë prej dy javësh me energji të fuqishme dhe kjo Hënë e Re nuk mund të ishte më e ëmbël se kaq. Urani do të garantojë surpriza nga partneri dhe Saturni do t’ju dhurojë ndjesinë  e sigurisë për çdo gjë që do të diskutoni në ditët pas Hënës së Re.

Duket se ky do të jetë një muaj vërtet i gëzueshëm për ju dhe nëse keni fëmijë, ata do të jenë pjesë e këtij gëzimi. Nëse po përpiqeni të keni një fëmijë, ngjizja do të jetë shumë e mundshme këtë muaj. Një fëmijë shihet qartazi në këtë muaj për Peshoren, por ky mund të jetë dhe fëmija i një të afërmi ose thjesht një fëmijë që ju dhuron shumë lumturi.

Afërdita do të hyjë në sektorin tuaj të dashurisë, fëmijëve dhe kreativitetit më 16 shkurt për të ndenjur për gati një muaj. Ajo do të garantojë argëtim dhe gëzim lidhur me partnerin tuaj apo fëmijët. Afërdita gjithashtu do të nxisë imagjinatën tuaj në lidhje me një projekt kreativ që mund të jeni duke punuar dhe mund të sjellë disa përfitime të vogla për mundimin tuaj. Blini rroba të reja për veten më 20 shkurt dhe do të skuqeni nga të gjitha komplimentet që do të merrni.

Duket se do të shpenzoni shumë para këtë muaj, por situata do të normalizohet pas javës së parë të marsit.Një ditë që do t’ju sjellë lajme të mira lidhur me paratë do të jetë 13 shkurti. Nëse një çek nuk ju vjen këtë fundjavë. Mund të merrni një dhuratë të çmuar ose do t’ja bëni atë dikujt tjetër.  

Keni shumë gjëra për të bërë në listën tuaj në punë ose në shtëpi. Mbajeni veten në gjendje të mirë ose përndryshe deri në 22 shkurt do ta gjeni veten duke u zvarritur. Nuk ju duhet ndonëj sëmundje me një axhendë kaq të ngjeshur. Shkurti do ët jetë një nga muajt më produktivë të vitit dhe do të keni mundësi të bëni disa arritje. Me Neptunin artistik në lidhje me Diellin në kohën e Hënës së Plotë, mund t’ju kërkohet të merrni një vendim kreativ ose vizual. Gjithashtu sigurohuni që të jeni të qartë për të gjitha detyrat që do t’ju jepen dhe kanë afat deri ëm 22 shkurt, sepse mund të keni keqkuptime dhe të detyroheni ta ribëni punën.

Gjithashtu në këtë Hënë të Plotë të rëndësishme, një sekret me shumë mundësi do të zbulohet: i juaji ose i dikujt pranë jush. Nëse sekreti lidhet me dikë që e njihni dhe e respektoni, do të jetë diçka që ju nuk e kishit idenë se që po ndodhte. Mund t’ju duhet të merrni një vendim për gjërat që duhet ët bëni pasi të mësoni sekretin. Hëna e Plotë do të jetë një mbrojtëse e interesave tuaja kështu që vlerësojeni faktin që dini të vërtetën. Ky sekret mund të jetë edhe pozitiv, ndoshta dikush ju do në fshehtësi dhe do t’jua zbulojë.

AKREPI

Marsi është një nga sunduesit tuaj dhe është ende në shenjën tuaj, gjë që është lajm shumë i mirë. Muajin e kaluar ju ishit të etur për të bërë përpara, por nuk keni arritur për shkak të Mërkurit në parapavijë. Të qëndrosh në vend dhe në pritje nuk është diçka që bën për ju por gjithsesi edhe të shkoni kundër prapavijës së Mërkurit nuk është gjëja e duhur për t’u bërë. Por tani që asgjë nuk ju pengon, mund të futeni me fuqi maksimale në muajin shkurt.

Ritmi i jetës do të ngadalësohet nga prilli deri ën shtator, një kohë kjo goxha e gjatë kështu që vendoseni këmbën në pedalin e gazit dhe shtoni shpejtësinë ndërkohë që kushtet janë të mira. Do të shihni se gjërat do të përshpejtohen në mesin e shkurtit ndërkohë që Marsi do t’ju nxisë dëshirën për të qenë të suksesshëm kështu që ndërtoni nj strategji sepse gjithçka duhet ët jetë perfekte. Do t’i mbroni me pasion idetë tuaja dhe njerëzit do të tërhiqen nga energjia që do të tregoni. Të gjithë do të duan që energjia juaj të ndriçojë edhe tyren.

Nëse keni pyetje për një shtëpi, pronë ose një situatë të lidhur me familjen, Hëna e Plotë e 8 shkurtit do të nxjerrë në pah zgjidhjen më të mirë. Jini të përgatitur për të kapur mundësinë e artë përndryshe dikush tjetër mund t’jua marrë. Saturni gjithashtu do të jetë në një kënd të përshtatshëm dhe do të sigurojë që vendimi juaj të ketë kohëzgjatje dhe siguri. Hëna e Re hap një portal 2-javor dhe gjërat që bëni gjatë kësaj kohe ndikojnë për të paktën një vit në vazhdim.

Përsa i përket romancës, Marsi në Akrep përgjatë këtij muaji do t’ju bëjë seksi dhe karizmatikë. Njerëzit do të kthejnë kokat këtë muaj dhe juve do t’ju pëlqejë një gjë e tillë. Mund të mos jeni të vetdijshëm për efektin që keni tek njerëzit: do të jetë diçka e fuqishme dhe shumë persona do të bien pre të magjisë suaj hipnotizuese dhe të paharrueshme.

Shën Valentini do të jetë një ditë që do t’ju rezervojë shumë argëtim falë rrjeshtimit të Jupiterit dhe Marsit. Mund t’ju ftojnë në një festë atë fundjavë dhe nëse po, do të jeni në qendër të vëmendjes së miqve në një ambjent luksoz. Afërdita në shenjën e Bricjapit sugjeron se mund të njiheni me dikë gjatë gjysmës së parë të muajit, që do të jetë disa vite më i madh se ju (ose e anasjellta). Mos u shqetësoni: lidhja do të shkojë shumë mirë. 9 dhe 10 shkurti janë ditët më të mira për dashurinë.

Duket se po prisni disa festime gjatë Hënës së Plotë më 22 shkurt, kohë kjo kur  do të shihni efektin magjepsës që keni tek të tjerët. Kjo Hënë e Plotë do të bjerë në ditë të hënë, por do të ndjeni shtimin e energjisë gjatë fundjavës së 21 dhe 22 shkurtit dhe 4 ditët pas hënës së plotë deri më 26 shkurt. Kjo Hënë e plotë do t’ju vërë në qendër të një grupimi njerëzish të rëndësishëm, aq sa kur të ktheni kokën pas në fund të vitit, do ta shihni këtë si periudhën më të artë. Kjo Hënë e Plotë me praninë e Neptunit do t’ju sjellë kreativitet, bukuri dhe stil në çdo gjë që do të prekni këtë fundjavë magjike. Akrep i dashur, a jeni i lumtur? Sepse duhet të jeni!

SHIGJETARI

Shkurti do të hapet me një shënim premtues. Me Marsin dhe Plutonin pranë njëri-tjetrit në 3 shkurt mund të keni një fluks të madh parash. Kjo do të bëhet edhe akoma më mirë pas hënës së plotë të 22 shkurtit kur ndriçimi i hënës së plotë do të jetë në shtëpinë tuaj të 10-të, atë të arritjeve në karrierë. Shikojini ofertat që do t’ju vijnë ose vetpunësohuni, do të keni publiciteti të mirë ose klientët do t’ju telefonojnë dhe do të jenë të interesuar të shohin prezantimin tuaj. Neptuni do të jetë shumë i dukshëm këtë muaj kështu që do t’ju ndihmojë në projektet tuaja vizuale ose mund të prezantoni në televizion duke shpjeguar punën që bëni më mirë.

Ky muaj do të jetë shumë i zënë me një marrëveshje të mirë. Për të mos humbur asnjë detajë është mirë të mblidhni të gjitha detajet në një folder ose fletore. Ndryshimi i pozicionit të Mërkurit do të jetë një lehtësim për ju ndryshe nga muaji i kaluar.

Nëse duhet të firmosni një kontratë, do t’ju duhet të prisni 3 ditë: 6, 9 dhe 25 shkurtin. (nga këto të treja, data 6 dhe 25 shkurt do të jenë ditët më të mira që do t’ju japin përfitimet më të mëdha dhe me një siguri afatgjatë.)

Do të keni mundësinë të udhëtoni për qejf dhe dashurinë me hënën e re të 8 shkurtit. Zhvendosja në një mjedis të ri do t’ju jap një këndvështrim të ri në jetën e vështirë në punë. Ju nuk do të udhëtoni në një distncë të largët, por do ta shijoni shumë këtë udhëtim. Do të vendosni papritur të shkoni dhe ndoshta dhe duke gënjyer dhe kjo është gjithmonë e bukur.

Udhëtimet e biznseit mund të jenë edhe për ju sidomos në javën e Shën Valentinit (13-14 shkurt) ose në ditët midis 12-15 shkurt gjithashtu. Ndoshta partneri do t’ju kërkojë ta kaloni këtë kohë bashkë. Nëse nuk keni partner ju do e mirëprisni kohën e paqtë dhe private që do të keni me veten tuaj. Nëse hoteli ka një spa, mund të kërkoni një masazh. Është koha të kënaqeni Shigjetar i dashur.

Muaji do të mbarojë me një super ditë të krativitetit. Në 26 shkurt Mërkuri do të kontaktojë Uranin dhe mendja juaj do të ketë 100,000 pika drite. Energjia drejtohet në një projekt të afërt me ju.

Nëse jeni beqar në 29 shkurt mund të dilni dhe partneri do të jetë ai i duhuri. Nëse jeni të turpshëm, universi do t’ju mbështesë dhe është mirë që këtë ta dini.

BRICJAPI

Ky do të jetë një muaj i plotë dhe pozitiv ku do të realizoni shumë gjëra dhe projektet që ju keni të marrin formë. Shikojeni datën 3 shkurt si shumë të veçantë të muajit kur Dielli do jetë në sinkron me Saturnin. Kjo ditë do të ndërtojë jetëgjatësinë në projekte dhe marrëdhënie. Është dita ideale për të nënshkruar një marrëveshje ose për të aprovuar diçka verbalisht. Marsi në shenjën e Akrepit dhe Plutoni në atë të Bricjapit do t’ju ndihmojnë duke ju udhëzuar drejt një marrëveshjeje financiare dhe duke u vënë juve dhe klientëve tuaj në një situatë ku përfitojnë të dy palët.

Paratë do jenë në qendrën tuaj të vëmendjes pasi hëna e re do të vijë në 8 shkurt dhe gjatë pjesës tjetër të muajit. Në vend që të shqetësoheni për paratë, me shumë mundësi ju do të gjeni lajme të papritura dhe pozitive falë ngriçimit nga Urani. Saturni do e bëjë hënën e re një nga më të fortat e vitit në mundësitë e papritura që do t’ju jepen në lidhje me paratë dhe në fokusimin tek mënyrat për të modernizuar financat personale.

Udhëtimet do të jenë të mundura rreth 22 shkurtit për të ndriçuar shtëpinë tuaj të nëntë të njerëzve dhe vendeve të huaja. Hëna e plotë do t’ju shtojë kuriozitetin për botën dhe do t’i zgjerojë mendimet tuaja. Ju mund të udhëtoni gjatë kësaj kohe ose mund të jeni duke punuar rreth një projekti të ri. Është e mundur edhe që të jeni të fokusuar drejt emigrimit, shtetësisë, të pasurit të një pasaporte, vize etj. Veprimet ligjore do të kenë rezultate të kënaqshme. Gjithçka që ka të bëjë me median ose fushën akademike, do jetë në favorin tuaj.

Mund të shpenzoni më shumë para seç keni planifikuar këtë muaj për shkak të njerëzve që ju rrethojnë dhe që e dinë se sa paguheni.

Nuk është koha më e mirë për të firmosur një marrëveshje për shkak të kostove që ajo mund të ketë. Shikoni me kujdes çdo klauzolë. Ajo duhet të kontrollohet me vëmendje për të shmangur shpenzimet e tepërta më pas. Tregohuni të zgjuar duke e shtyrë këtë marrëveshje për pas datës 26 shkurt kur Mërkuri dhe Jupiteri do të kombinojnë forcat. Pikërisht kjo datë do të jetë e përshtatshme dhe me një udhëtim në fundjavë. Do mbani mend çdo element të tij.

Përsa i përket dashurisë, koha më e mirë për Bricjapin do të jetë ndërkohë që Venusi është tek kjo shenjë përkatësisht në ditët 1-16 shkurt. Venusi është planeti që lëshon shkëndijat midis çifteve kështu që bëhuni sa më të dukshëm gjatë kësaj kohe. Është kohë e përsosur për të bërë pazar dhe për të zgjedhur një makeup të ri ose për të bërë një prerje të re flokësh për sezonin. Magnetizimi juaj do jetë shumë i lartë në gjysmën e parë të shkurtit kështu që shfrytëzojeni atë dhe dilni. Takimi i parë do të shkojë shumë mirë kur Venusi të bashkohet me Plutonin në 5 shkurt dhe do të ketë shumë pasion. Një tjetër ditë e veçantë kur ju do të takoni njerëz të rinj do të jetë 9 shkurti kur Venusi do të jetë në kontakt me planetin e lumturisë, Jupiterin.

Dita e Shën Valentinit, 14 shkurti do të jetë periudha juaj e artë. Marsi (veprimet ) dhe Jupiteri (fati i mirë) do të jenë me ju në fundjavën e Shën Valentinit duke ju shtyrë drejt një udhëtimi të paharrueshëm së bashku në një vend ose ishull ku asnjëri nga ju nuk ka qenë më parë. Kjo do të jetë një nga ditët më romantike të vitit. Bëjeni speciale!

UJORI

Ju mërziteni kur jeta juaj bëhet shumë rutinë dhe e parashikueshme, por kjo nuk do të ndodhë gjatë këtij muaji. Që në fillim, gjërat do të bëhen shumë shpërthyese për ju. Në 3 shkurt, Marsi, tashmë duke lëvizur në shtëpinë tuaj të 10 të famës dhe nderimeve, do të kontaktojë Plutonin. Kjo gjë tregon se dikush shumë i rëndësishëm në prapaskenë do të shohë se do të rritet statusi juaj në kompani, industri apo në botë. Nuk ka dyshim që, 3 shkurti do të jetë një ditë shumë e veçantë për ju.

Planeti juaj sundues, Urani i paparashikueshëm do të jetë në bisedime me Diellin në 5-6 shkurt, një zhvillim i mrekullueshëm që, ju tregon se të gjitha surprizat do të jenë të mirëpritura. Ju mund të merrni një mesazh emocionues, email apo një telefonatë që nuk e kishit parashikuar kurrë, po që do të turbullojnë zemrën tuaj. Është gjithashtu e mundshme që të mund të bëni një udhëtim të shpejtë dhe spontan për të parë një klient dhe të ktheheni në shtëpi në një mënyrë mbresëlënëse.

Një moment edhe më i rëndësishëm do të mbërrijë më 8 shkurt, kur Hëna e Re do të mbërrijë te Ujori. Sundimtari juaj, Urani, do të jetë shumë përkrahës, duke ju treguar se ju mund të filloni një supërmarrje ose një mënyrë jetese krejtësisht të re, ose që do t'i nënshtroheni një eksperience që do t'ju ndryshojë jetën e që do të vazhdojë të jetë prezente në jetën tuaj për shumë muaj apo vite dhe të ketë një efekt pozitiv tek ju. Ju do të merrni tregues të ketij zhvillimi ndonjëherë gjatë 2 javëve që do të pasojnë Hënën e Re. Saturni, planeti i stabilitetit, do të jetë gjithashtu në shërbimin tuaj, kështu që eventet apo ndërmarrjet që do të ndodhin brenda periudhës 2-javore të Hënës së Re do t'ju japin jetëgjatësi dhe fitime afatgjate- realizimi i së cilës do t'ju kënaqë.

Paratë do të jenë në mendjen tuaj gjatë Hënës së Plotë, 22 shkurt. Ju mund të dërgoni një çek për një kompani apo person që i keni borxh, por ju mund të merrni paratë që të tjerët ju kanë pasur borxh. Neptuni do të jetë i dukshëm, ndaj ju duhet të jeni të kujdesshëm të studioni deklaratat tuaja për t'u siguruar se nuk keni ndonjë akuzë për mosautorizim, ose më keq akoma, të jeni viktimë e vjedhjes së identitetit. Nëse ju ndodhë ndonjë gjë, karta e kreditit e kompanisë suaj do t'ju ndihmojë. Sa më shpejt të kontrolloni deklaratat tuaja, aq më shpejt ju do të shihni zgjidhjen e gjërave.

Romanca do të jetë e ndriçuar sapo Venusi të filloi turin në Ujor nga 16 shkurti për të qëndruar aty deri më 12 mars. Qofshi në një lidhje apo single, jeta juaj shoqërore do të përmirësohet gjatë këtij muaji. Ju mund të dëshironi të përdorni disa prej parave që keni marrë për ditëlindje për t'i shpenzuar në gjëra të reja në garderobën tuaj dhe të vizitoni një sallon luksoz për të rinovuar modelin e flokëve më bukur akoma.

Ky muaj karakterizohet edhe nga dita e 'Vitit të Brishtë', 29 shkurti, tradicionalisht një ditë që vjen 1 herë në 4 vjet. Venusi te Ujori do të jetë miqësor me Saturnin atë ditë, duke ju treguar që jeta juaj mund të ndryshojë për mirë, ndaj jini të guximshme.

PESHQIT

Marsi është në një kend të shijshëm me Diellin tuaj duke qenë se ai është te Akrepi, kështu që pjesa më e madhe e shkurtit do të jetë inkurajuese dhe miqësore. Muaji ju sjell pozitivitet lidhur me financat tuaja, pothuajse që në fillim të muajit. Shihni për lajme të mira e të papritura që duhet të arrijnë në ose shumë pranë datave 5-6 shkurt.

Në karrierën tuaj, puna e madhe, në 3 shkurt është gati t'ju sjellë lajmin e mirë për një promovim, duke qenë se statusi juaj është qartësisht në rritje, në sajë të kontaktitit të Saturnit me Diellin. Figura e autoritetit do të duket mirë te ju dhe kjo do të jetë dita më e mirë e muajit për një intervistë.

Me Neptunin si sundimtar dhe si planet i imazhit dhe ekranit të argjendtë, fytyra juaj ka shumë të ngjarë të 'bëhet publike' që bota ta shohë atë. Mund t'ju kërkohet të prezantoni një show në televizion ose t'ju kërkohet të shkruani një rubrikë për një revistë. Media do t'ju adhurojë ju, ndërsa roli juaj do të jetë subjekti- si personi i cili është intervistuar, ose nëse jeni pjesë e një kasti për rolin e gazetarit apo producentit.

Gjithë muajin, Marsi do të aktivizojë shtëpinë tuaj të 9, të cilën sundon, dhe çështjet që lidhen me median, udhëtimet e largëta, ndërveprimet me drejtuesit, ndjekjet e një shkalle më të avancuar studimi në universitet apo diskutimet rreth çështjeve filizofike, duket se do të jenë fusha shumë të rëndësishme për ju e do të jenë në favorin tuaj, ndaj vazhdoni përpara nëse ju pëlqejnë.

Nëse do të doni të freskoni pamjen e shtëpisë suaj, apo të dhomës së pritjes së miqve, do të keni shumë mundësi gjatë këtij muaji për ta bërë këtë. Fundjava e 6-7 shkurtit do të jetë e spikatuar për të dalë për një ditëlindje apo për një festë me koktejle ose të çdo lloji tjetër eventi si festë beqarie apo baby shower. 25-26 shkurti do të jetë gjithashtu një ditë fantastike për festë, njësoj si edhe për shopping për gjëra të reja për ta bërë shtëpinë tuaj sa më të rehatshme dhe me stil.

Hëna e Re e 8 shkurtit mund t'ju sjellë një kontakt më të ngushtë me personelin mjekësor, qoftë kjo për veten tuaj apo një mik apo të afërm. Ju mund të kujdeseni për një çështje shëndetësore që tashmë është e qartë. Nëse jeni shtatzënë, kjo prirje ka gjithashtu kuptim- mjeku juaj do t'ju monitojë nga afër. Diskutimet tuaj me doktorët do të shkojnë jashtëzakonisht mirë- Urani, planeti i surprizave- do të jetë aktiv dhe do të bëjë që gjërat të lëvizin me shpejtësi në drejtim pozitiv. Saturni do të jetë gjithashtu i pranishëm për t'ju inkurajuar, informuar, dhe për të stabilizuar mirësinë tuaj kundrejt një personi më të madh në moshë, që mund të jetë miku juaj, i afërm, apo profesionist i shquar.

Nga Hëna e Plotë e ndritshme, në 22 shkurt, ju do të keni sy vetëm për partnerin tuaj. Afërsia e madhe që do të ndjeni do t'i japë jehonë ndjenjave tuaja, përgjatë fundjavës së Shën Valentinit (13-14 shkurt), kur Marsi është aq bukur i familjarizuar me sjellësin e fatit të mirë, Jupiterin. Kjo Hënë e Plotë do të sjellë gjithashtu shtëpinë tuaj të 5-të të dashurisë së vërtetë apo fëmijëve, ndaj nëse jeni single, ju mund të takoni një person të ri, ose nëse jeni në një lidhje, ju mund të diskutoni për planet e shtatzënisë, ose mund të fokusoheni te fëmija (fëmijët) tuaj nëse tashmë jeni nënë ose baba. Nëse ju ose partneri juaj jeni në pritje për t'u bërë prindër, fëmija mund të vijë pak më shpejt nga ç'e kishit pritur. Nëse nuk jeni prindër ju mund të merrrni fëmijët e një miku apo të afërmi për pak argëtim dhe të qeshura.

Nëse jeni single, gjysma e shkurtit është juaja- Venusi do të jetë te Bricjapi deri më 16 shkurt dhe do t'ju bëjë të shihni më shumë miq se zakonisht dhe të shijoni çdo moment. Në këtë muaj të orientuar te martesa dhe partneriteti, të gjitha llojet e gjërave të papritura do të ndodhin. Yjet do të jenë vezullues vetëm për ju. 9 shkurti do të jetë një natë ideale për të shijuar partnerin tuaj, ose për një takim të parë, duke qenë se Venusi dhe Jupiteri do të bashkohen për ta bërë natën ndryshe nga të tjerat, Hëna në tranzit do të jetë të peshqit gjithashtu. Wow, sa speciale mund të jenë gjërat?