Kur bie fjala tek kujdesi për lëkurën, shpesh mendohet se është një punë e madhe për t’u bërë ose se duhet të zgjedhësh produktet e duhura. Mirëpo kur vjen fjala tek sekreti i modeles Olivia Munn, përgjigjja është më e thjeshtë.
Aktorja dhe modelja kohët e fundit ka hedhur poshtë pretendimet se i ishte nënshtruar kirurgjisë nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo tregoi se ndryshimi drastik i lëkurës së saj në 12 muajt i fundit lidhet me patatet japoneze. “Unë kam folur edhe më parë për këtë gjë dhe vazhdoj i qëndroj besnike: patatet japoneze janë shumë të pasura me acid Hialuronik i cili i largon rrudhat.”
Acid Hialuronik është përbërësi kyc kur flitet për luftën kundër rrudhave dhe nuk ka mënyrë më të mirë pëe ta marrë atë sesa duke ngrënë ushqime që e përmbajnë. Mënyra natyrale e marrjes së tyre është më e mira pavaësisht se ajo mund të përfitohet edhe me anë të pilulave. Nëse nuk jeni akoma të bindur për rezultatet që ajo jep, shfletoni galerinë për të parë fotografitë në Instagramin e saj.
Burimi: Elle; Përshtati: Klarida Bregaj