Historia Ime

Kur nuk ia vlen më të presësh?

2 Mars 2016

Kur nuk ia vlen më të presësh?

Letra 1
Mrb Zhak ! Desha të flisja për temën e sotshme . A jam unë në pritje ?! Isha në fakt ! Që prej lidhjes së fundit, (ku u tradhtova nga partneria ) kam qënë në pritje për të gjetur tipin tim , me sakt shpirtin tim binjak ! Dhe besoj se e gjeta pikërisht këtu  nga një prej te enjteve . Gjeta vajzën që kërkoja , atë që më plotëson . Do thoni ju “ pse nga interneti e gjete direkt ti “ , nuk është ceshtja se ku e gjen por a e gjen Diku ! Dua të falenderoj Anabelin qe e bëri të mundur duke më zgjedhur si beqarin e mbrëmjes .  Dhe i them Esit që të mos ndryshojë asnjëherë . Le te rrijë ashtu si beb , sic më pëlqen mua . Nga A.

Letra 2
Mirmbrema,Publikoje nqs do. Ja di shume mire dhimbjen fjales Pritje,jo vetem une por edhe jot bije.Prita dite,muaj,vite, Na braktise per dike tjeter apo ate dike tjeter e pate para meje?Me thoje se ishim te vetmet dashuri te tuat,qaje si femije para meje dhe pas kraheve me genjeje.Me largove nga vetja duke me shmangur,duke me mbyllur tel,duke u larguar dhe me le shtatzane ne meshire te fatit.Nuk te shqetesova kurre,nuk te bezdisa kurre,te desha ne heshtje si femije.Dhe pse ike pa me thene asnje fjale vetem Prit... se do kthehem nje dite kur te rregulloj problemet e mia,dhe une prita e prita ne heshtje.Hengra fjalet e gjithe botes,veshtrimet plot smire,se pse une vajza e nje familjeje te mire qe cdo kush ua heq kapelen,mbajta nje femije pa baba,se si ende pa u martuar linda,se si lashe universitetin pergjysem dhe erdha pas teje.E pranoj gabova qe te besova dhe te desha...ti nuk ke zemer per evladin tend e jo me per mua.Me le vetem ne nje vend te huaj o njeri i keq,nuk pyete a ka te haje a ska ajo nene shtatzane,nuk pyete kurre.Ate dite qe nxorra shpirt nga shpirti im,qe linda femijen tone ti bridhje rrugeve me te dashuren qe kishe,te kerkova per here te fundit dhe nuk me ktheve pergjigje dhe qe atehere nuk te kerkova me,e kuptova qe ishim barre per ty.Sado mundohem nuk arrij ta kuptoj se si keto vite nuk pyete njehere te vetme per femijen tend,nuk ishe kur lindi,kur i doli dhembi pare,kur te thiri ty per here te pare,kur te kerkon me lot ne sy,kur theret babi ku je,por ti nuk je baba nuk je...E di qe qe martuar dhe ke krijuar familjen tende por mos harro cdo gje lahet ne kete bote,nuk e di a do te beje shpirti rehat deri ne fund.Per qejfin tend kalova depresion dhe sot e kesaj dite jam pa njeri dhe pse ne moshen me te bukur te jetes vetem 25 vjec rri e ende pres te vish nje dite ti dhe jo dikush tjeter.Anonim Zh

Letra 3
Pershendetje anabel ,ja ku erdhi dhe radha ime te shkruaj historin time. Une jam ne pritje qe babai im biologjik tme kerkoj. Ai e di ku une jetoj dhe asnjeher nuk esht interesuar per mua. Jam shum kurioze ta shikoj fytyren e tij i ngjaj apo jo . Babai im biologjik nuk me ka dashur qe kur isha ne bark te nenes dhe kjo ishte arsyeja pse ata u ndan por shpresoja qe nje dit do nderronte mendim do pendohej dhe do vinte tme kerkonte por fatkeqesisht kjo gje ska ndodhur deri me sot qe une jam 25 vjec,une akoma pres qe nje dit mund te vij tme thot bija ime .  <A>

Letra 4
Mirmbrema Zhak. Esht hera e pare qe shkruaj dhe ju ndjek gjithmone. Desha te tregoj edhe un per historine time , per pritjen time te stergjate. Njihem me nje vajze qe ne vegjeli dhe kemi ngel shoke . E njoh ngaqe ajo esht nje shoqja e kushurires time dhe kur shkoja nga xhaja e takoja shpesh dhe luanim bashke.Familjet tona njihen sh mire. Tani kan kaluar me shume se 10 vite dhe jemi ne moshen 24 vjecare te dy dhe perseri takohemi dhe pim kafe kur na jepet mundesia por un sguxoj qe ti them se sa shum dua ta kem ne krahe dhe ta kaloj jeten me te.Kam frike nga refuzimi dhe sdua ta humb si shoqe. Ajo esht shum e dashur me mua dhe flasim shum shpesh. Nganjeher mendoj se edhe ajo me pret mua ta propozoj po nuk me jep shenje. Mendoj se te dy kemi vite e vite qe e presim njeri tjetrin. Kjo eshte pritje e gjate vetem nga frika e refuzimit dhe ngaqe familjet tona njihen dhe nuk dua te prishen marredheniet. Nuk di si tja bej. Anonim plz.

Letra 5
Une Anabel jam ne pritje. Prej 14 vjtesh tashme. Te nje femije qe nuk po vendos te vi tek une dhe im shoq... Kontrolle analiza pa fund. 4 FIVET pa sukses....Kete vit (Prill me sakt) filloji serish tentativat. Jam 34 vjec besoj ne ende ne kohe per nje femije. Nuk ka nate qe lutjet e mia mos ti drejtohen dikujt aty ne qiell per nje femije per mua. Nuk e di se cdo te ndodhe nese serish kjo tentativ shkon keq. Nuk eshte se nuk e kam menduar adoptimin por realisht nuk ndjehem gati ende, nuk eshte e lehte. Une dua dike timin qe me shkelmon ne bark. Uroj qe pritja ime te mbaroj

Letra 6
Hey Anabel.  Gjithmone jam mbajtur si tip qe i zvarrisja cunat pas vetes, nuk merja ne konsiderate asnjerin prej tyre. Nuk ndjej ndonje krenari qe po e pranoj, por kishte raste qe dhe i tallja, derisa erdhi dhe momenti im.  Njoha ate! Ke ate? - do thonit ju. Ate qe me beri mua te njejten gje qe iu beja ketyre djemve me perpara, ate qe ka hyre viti i dyte qe po e pres.  E pres me shpresen se do ndryshoje, dhe do kthehet per te pasur dicka tamam. Nuk kemi qene as shoke e as te dashur. Dicka e ndermjetme, por pa arritur deri ne marredhenie intime.  Ai dhe pse pothuajse dyfishi i moshes sime, eshte me i papjekur se une. Ai nuk e di as vete se cfare do. Gjithmone me thonte se ia kishte qejfi te krijonte nje familje, vetem fjale i kishte se vitet po i fluturojne. Here me afron e here me largon, dhe pse kemi ca kohe qe jemi betuar qe sdo kemi me pune me njeri tjetrin. Ndonjehere shtepia nuk eshte vetem kater mure, jane dhe 2 krahe qe te perqafojne. Ashtu ndihesha dhe une me te, si ne shtepine time. Isha vetvetja, e lirshme, flisnim, ziheshim, me keshillonte qe te mos gaboja, shkurt me mbante te varur pas vetes. Dhe ja ku jam sot pas dy vitesh qe njihemi, duke e pritur.  Pij per te, qaj per te, qesh per te, me merr malli pafundesisht per te, me tmerron ideja qe ai mund te krijoje familje me ndonje tjeter, po une prap e pres. E pres qofte dhe per nje bisede te fundit. Anonim?

Letra 7
Pershendetje Anabel Ndoshta dhe nuk do e postosh por ja qe nuk kam dhe une me kend te bisedoj e po shkruaj ketu me shprese se do behesh e mire e ta postosh qe pastaj t'i lexoj komentet e te marre pak zemer... atehere une kam tete vite ne nje lidhje ndersa veren qe shkoi jam martuar do thoni ju ku eshte pritja ketu , eh po ja prita prej vitit te dyte qe ishim ne lidhje qe te ndahesha sepse gjerat u bene te tmerrshme por asnjehere nuk kisha guximin, gjithmone vazhdoja duke thene se do behet mire, ahh qfare nuk kam duruar ,ndoshta dhe se me vinte turp nga rrethi ku jetoja se ne nje qytet te vogel si ky i yni aman do pergojohesh kohe te gjate pas ndarjes, por sot e mora vendimin, sot ishte hera e fundit qe ai kafsha me goditi thjesht sepse doja te dilja per nje kafe. Sot erdha ne shtepine e mamit dhe kam qare pa pushim gjate gjithe kohes por ne fakt po ndihem me mire, po marre fryme lirshem dhe po e mendoj si isha aq budallaqe qe t'i kaloja plot 8 vite me nje njeri qe sahere kam kundershtuar e kam ngritur zerin me ka ofenduar e goditur, me nje njeri qe me qdo kusht eshte munduar te me beje te ndihem e pavlere dhe shpesh edhe ia ka dale, me nje njeri qe sot edhe pse me goditi me shkruan e me urdheron te kthehem ne shtepi duke me kercenuar, por jo, sot i mora te gjitha parasysh dhe e kam vendosur , as edhe njehere nuk do e kete mundesine te me prek burri qe e doja por qe ne fakt paska kohe qe kam filluar ta urrej, sot perfundoi pritja ime. Dhe pse e di qe do jete nje periudhe e tmerrshme kjo koha pas ndarjes perseri kam shprese se do e kaloj, kam shprese se do behem e forte te vazhdoj jeten, dhe se me kurre nuk do e lejoj nje mashkull te me godas?. Anonim te lutem

Letra 8
Anabel jam duke pritur nje njeri qe te jete i afte te me mashtroje aq mire me fjale dhe veprat e tij saqe une te pranoj te behem e dashura e tij dhe te lidhem per here te dyte!!!Ti jap dikuj perseri nje mundesi te dyte pas zhgenjimit te pare eshte shume e veshtire.Nuk ka dite qe nuk degjoj histori tradhetie nga shoqe,shoqe te shoqeve,histori interneti,histori tradhetie nga fisi etj. Edhe nqs dikush me ka propozuar i dashuruar vertete e kam refezuar nga frika se ajo qe do te jetoj me te perseri sdo jete e vertete vecse hupje kohe.Dhe nuk ka me trishtim sesa te jetosh dica genjeshter dhe te behesh budallace pjese e lojes se dikujt.Degjoj histori te prinderve baba me femije te cilet kane lidhje jashte martese,shoh djem,burra te cilet nuk i japin vendin e duhur te dashurave,fejuarave,grave te tyre.Duket sikur keto tradhetite jane bere nje trend! Tradheti te "vogla" te cilat shume vete kurre se marrin vesh se partneri i tradhton,disa do ta marrin vesh me vone,disa edhe i falin...por per ata qe e kane perjetuar rrethi i besueshmerise ndaj cunave zvogelohet.Valle eshte vertet kaq e veshtire ta dashurosh nje femer pa e tradhetuar?! Shpresoj te takohemi nje dite dashuri e vertete(e jotja pergjithmone duke te pritur

Letra 9
Mbrema !! Po deshe postoje.. Pritja ime ka ngjyra te tjera... Jam 24 vjece , kam mbaruar studimet dhe pres... Kam nji familje qe ne pamje te pare cdo gje eshte ok, por jo. Mua sme lejohet te jetoj ne Tr qe te mund te ndertoj jeten time pasi sipas tyre nuk jam e afte. Nuk duhet te krijoj lidhje me askend pasi sipas tyre askush nuk te merr serjozisht, dhe nese me plq dikush t vij tme kerkoj ne shpi. Nuk duhet te dal te dyqani, te pi kafe, t shkoj te teze apo halle nese nuk jam e shoqeruar nga nji pjestare i familjes. Jam kthy ne nje njeri qe po dyshoj te vetja ime, mendoj ku kam gabu apo ku po gaboj pasi kur e kam diskutu me tjt kend gjeja e pare qe m kan thene : s'ka mundsi, nuk eshte e mundur... Nuk mbaj mend qe t me mbeshtesnin per dicka, nese kam pas nje frike nuk mbaj mend tme jepnin nji perqafim. Un po pres tme kthehet nji familje qe kurre nuk pata, nje familje qe t kem mundsi te flas, qesh, qaj pa friken se do m bertasin per dicka apo pa friken se jam vetem !! Nje familje qe mos t rrije te me numroj moshen apo se po me mban. Po pres qe nje dite te ndihem si ne shtepine time.... Anonim te lutem !