
Nëse i keni akoma ato lodrat e fillimit të viteve 2000 në shtëpi, bëhuni gati të bëheni të pasur! Nëse para disa vitesh ato nuk vlenin fare, sipas eBay dhe Amazon nëse i shisni ato sot ju mund të fitoni deri në 40,000 paund.
Libri i parë i Harry Poterit për shembull u shit për një shumë të tillë dhe nuk mbeten mbrapa as të tjerët. Ai arushi Furby i cili bënte namin, tani mund të shitet për 350 paund. Edhe ato lojërat elektronike Tetris, Super Mario ose Pokemon mbartin një vlerë nga 650 paund deri në 1000. Ndërsa për ata që ishin të fiksuar pas Tamagotchit sepse nuk kishin qen të vërtetë, eBay ka rezervuar një çmim 240 paund. Por, thesar i vërtetë janë letrat e Yu Gi Oh të cilat herën e fundit u shitën për plot 1000 paund.
Megjithatë ka një hile. Ato duhet të jenë në kuti ose minimalisht të papërdorura.
Burimi: The Sun / Përshtati: Ergisa Bejkollari