
Kur mendon fjalën kunatë, përgjithësisht nuk të del përpara syve bjondja seksi me format bombastike, por për Getoar Selimin, ky është thjesht realiteti. Reperi nga Kosova ka vendosur t’i çojë “çikat” e tij në vendlindjen e tij, në Prishtinë dhe duket se ja kanë kaluar vërtet mirë.
Në një video të postuar në SnapChat nga Luana Vjollca, shihet ajo, Marina dhe Getoari teksa festojnë në një nga club-et e njohura të kryeqytetit kosovar. Në një moment madje shihet Luana dhe Getoari të kapur për qafe, gjë që lë të kuptohet se ata të dy kanë një marrëdhënie shumë të mirë së bashku.