Showbiz dhe TV

Franceska Jaçe në kërkim: Videoja e sherrit fizik në Bllok

15 Mars 2016

Franceska Jaçe në kërkim: Videoja e sherrit fizik në Bllok

Françeska Jaçe, ish-banore e Big Brother, u shpall në kërkim nga policia pas një agresioni fizik ndaj shtetases Katerina Beqo, 28 vjeç. Fillimisht u raportua se përplasja fizike kishte ndodhur në një lokal në bllok, por pamjet e publikuara nga Report TV tregojnë se Jaçe ka grushtuar në fytyrë dhe në kokë vajzën tjetër në një videotekë. Aty shfaqet Katerina Beqo, e cila hyn në një aneksin e dyqanit, ndërsa Jaçe i afrohet me shpejtësi duke e zënë për flokësh, dhe pastaj e lëshon në tokë. Kjo ka shkaktuar zhurmë, çka ka bërë që personeli i videotekës të hynin për t'i ndarë. Në fund, shfaqet Beqo e cila merr celularin në dorë, ndërsa Jaçe del nga ambjenti: