Social Buzz

4 gjëra që asnjë ‘beqare’ nuk do t’i dëgjojë!

4 Prill 2016

4 gjëra që asnjë ‘beqare’ nuk do t’i

Askush nuk e beson se ju mund të ndiheni shumë mirë pa patur asnjë partner përkrah. Të gjithë përpiqen t’ju ‘’ngushëllojnë’’  për faktin që jeni beqare, apo t’ju japin këshilla sesi të veproni për të gjetur partnerin e duhur. Por nganjëherë bëhen vërtet të bezdisur kur flasin rreth kësaj teme.

  1. Mos u shqetëso, ai i duhuri ekziston edhe për ty.

Fakti që momentalisht jeni beqare, nuk do të thotë se nuk egziston askush I përshtatshëm për ju. Kështu që gjetja e personit të duhur është në dorën tuaj dhe nuk ka nevojë që të tjerët t’ia u thonë këtë frazë.

  1. E ke menduar ndonjëherë të provosh takimet online?

Çdo njeri mund të ketë parë të paktën një herë faqet e ndryshme që shërbejnë për takime online. Shumë të tjerë mund të kenë gjetur partnerin e tyre aktual pikërisht në këto faqe.  Nëse e provoni apo jo këtë metodë njohjesh varet vetëm nga tipi dhe kërkesat tuaja. Jo domosdoshmërisht çdo beqare I drejtohet këtyre faqeve për të gjetur dikë.

  1. Është më mirë kështu, ke mundësi të njohësh shumë njerëz të rinj.

Të jesh beqare nuk do të thotë që të kalosh kohë me të panjohur vazhdimisht vetëm sepse je e justifikuar nga pjesa që po kërkon një partner.  Të kalosh nga njëri partner tek tjetri  në periudha të shkurtra kohore, vetëm për të kaluar kohën ndërkohë që prisni partnerin ideal nuk është zgjidhja me e mirë.

  1. Nëse do të isha në një fazë tjetër të jetës time, do të doja të ishim bashkë.

Nuk është bukur t’I thuash një beqareje që në një moment tjetër ti mund të kishe preferuar të ishe partneri I saj. Kjo gjë përveçse mund ta lëndojë, është edhe ofenduese.

 Burimi: Huffington Post/Përshtati; Mikaela Brokeri