Metropolitan

Kujdes! Snapchat mund t’iu dënojë me burg

E bukura e Snapchat-it është se ato që postoni, nuk do të qëndrojnë aty për t’u përdorur më vonë nga dikush tjetër apo për t’ju rikujtuar ndonjë ‘gafë’ që keni bërë. Snapchat-i është krijuar pikërisht për këtë gjë, për të treguar momente të ndryshme të ditës tuaj, të cilat më pas do të fshihen. Duke qënë se çdo smartphone mund të bëjë screenshot, atëherë edhe ato që postoni në Snap rrezikojnë të merren nga dikush tjetër.

Por, të paktën në Angli, ky nuk është më një problem, pasi nëse dikush i bën screenshot fotove tuaja në snap do të haset me probleme ligjore. Pjestari i parlamentit britanik, Jim Shannon, i kërkoi sekretarit të shtetit për kulturën, median dhe sportin, Edward Vaizey, nëse mund të ndërmernin një hap për të parandaluar përdorimin e fotove apo videove të të tjerve, pa lejën e tyre. Sipas ligjit më të ri në Angli, nëse dikush do të përdorë një screenshot pa lejën tuaj, keni të drejtë t’a padisni. Në varësi të dëmit që personi mund t’iu shkaktojë me publikimin e fotove apo videove tuaja, do të përcaktohet dhe dënimi.

Burimi: Seventeen/Përshtati; Mikaela Brokëri

REELS

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.