
Ish-Miss Shqipëria dhe modelja Adrola Dushi, në një intervistë për suplementin “Bluetooth” në “Gazetën Shqiptare”, ka rrëfyer se të qenit nënë dhe një femër në karrierë në të njëjtën kohë, nuk është aq e lehtë sa ç’duket nga rrjetet sociale. E pyetur sesi arrin ajo t’i bëjë të dyja rolet, Adrola përgjigjet se në të vërtetë, impenjimet e saj të fundit në “Miss Universe” ku është mentore e disa prej kokurrenteve, pjesëmarrjes në “Dancing With The Stars” dhe setet e shumta fotografike brenda dhe jashtë vendit, kanë ndikuar në marrëdhënien e saj me të birin.
“Kam qenë pjesë edhe e një sfilate tre javë më parë në Nju Jork dhe u ktheva. Troit i kam munguar shumë dhe për këtë ndihem jashtëzakonisht shumë keq, sepse nuk jam më e preferuara e Troit, tani ai do më shumë babin. Shoh që i mungon paksa dashuria për mua,” është shprehur Adrola.
E pyetur nëse ka ndërmend të bëjë një fëmijë tjetër, bukuroshja duket se është kategorike. “Jo! Troi është mashkulli i jetës sime dhe unë do të rritem bashkë me Troin. Ndihem jashtëzakonisht shumë e vogël për t’i hyrë sërish një pune të tillë. Është një përgjegjësi që unë e kam dhe nuk mund të kem një të dytë për momentin, sepse ende nuk kam vendosur bazat e mia,” rrëfen ajo teksa në fund të intervistës, shton se së shpejti mund të largohet pëfundimisht për të jetuar në SHBA.