Tatuazhet në pjesët e dukshme të trupit janë më tepër një trend. Por kur vjen fjala tek tatuazhet që përmbajnë një domethënie të veçantë, na pëlqen të zgjedhim vende më të fshehura të trupit, sepse ato ruajnë një kuptim më intim.
Më të preferueshme janë inicialet prapa veshit apo në pjesën e prapme të qafës, ose simbolet e vogla që thonë shumë për ne. Në galeri keni disa nga idetë më të bukura në Instagram të tatuazheve të vogla pas veshit, që nga simbolet e deri tek dizajnet e këndshme. Shfletoni galerinë!