
Nëse vuani nga sindroma ‘faqe-pufte’ e kuptoni ku e kemi fjalën. Por edhe nëse jo, t’i japësh fytyrës pak gjatësi nuk është asnjëherë keq: Duke krijuar pak volum në pjesën e sipërme të kokës krijoni iluzionin e një fytyre ovale, që është forma perfekte e fytyrës. Kështu vini në pah edhe sytë, duke nxjerrë në pah pjesën tuaj më të bukur.
Këtu qëndron edhe ky truk i thjeshtë me flokët për ta bërë fytyrën të duket më e gjatë. Kur t’i kapni flokët bisht, mos e mbani bishtin në pjesën e mbrapme të kokës: tërhiqeni atë lart duke krijuar volum mbi ballë: është një lëvizje e vogël që e bën fytyrën të duket më fine menjëherë!
Kjo sepse, kur i hiqni krejtësisht flokët nga fytyra, vëmendja përqendrohet tek faqet, pasi ato janë pjesa më e gjerë e fytyrës, duke krijuar iluzionin e një fytyre më të rrumbullakët. Ndërsa kur krijoni volum në pjesën e sipërme, e përqëndroni vëmendjen tek sytë tuaj dhe tek balli. Prandaj, siç e keni vënë re, kur i kapni flokët lart, sytë tuaj vihen më në pah. Nëse s’e besoni, shikoni fotot e publikuara nga Cosmopolitan!
Burimi: Cosmopolitan