
Rezarta Shkurta ka uruar bashkëshortin e saj, nëpërmjet një postimi në Instagram. Ditën e sotme, Ermal Hoxha ka ditëlindjen, por ai prej kohësh ndodhet në burg. Ata janë edhe prindër të një vajze, e cila quhet Hera. Në pamundësi për të festuar së bashku, këngëtarja ka shkruajtur disa fjalë emocionuese për partnerin e saj.
“10 vjet bashkë dhe të dua si ditën e parë, me siguri edhe më shumë. Të ishte kthyer koha pafundësisht mbrapsh, unë po në pafundësi do të të zgjidhja ty. Dhe kur t ëiki nga kjo jetë dhe nëse vërtetë siç thonë njeriu rilin, unë sërisht do të të gjeja dhe do të të dashuroja njësoj sepse më shumë se kaq nuk egziston. Faleminderit për lumturinë që ke ditur të më falësh, pranë ose larg meje…U bëfsh 1—vjeç fryma ime!”
Shfletoni galerinë
Burimi: Express/ Përshtati: Mikaela Brokëri