Showbiz dhe TV

Ledina Çelo: Si e prisja dhe si doli martesa me burrin shqiptar nga Kosova

19 Qershor 2016

Ledina Çelo: Si e prisja dhe si doli martesa me burrin shqiptar nga

Ledina Çelo është kthyer në Shqipëri për të kaluar pushimet me fëmijët e saj, djalin Erlis dhe vajzën e vogël Periana. Prej 7 vitesh ajo është e martuar me Naim Kabashin, ish-kampionin shqiptar nga Kosova të kick box-it, me të cilin tani jeton në Gjermani.

Ajo ka dhënë intervistën e parë në Shqipëri pas shumë kohësh, ku ka treguar se ç'do të thotë të jesh një 'nuse Kosove'; ajo ka treguar se kishte pritur diçka krejt tjetër nga ato që i kishin treguar për familjet kosovare. Këngëtarja ka thënë se në fillim, nuk e kishte edhe aq të lehtë të mësohej me traditat e shqiptarëve nga Kosova.

'E kisha menduar ndryshe', ka treguar ajo për Prive, 'Se kështu më kishte thënë një mikja ime nga Prishtina'

Këngëtarja është shprehur se takimin e parë me vjehrrën e kishte pritur me siklet:

'Shoqja ime kishte bërë hajgare (shaka). Më tha 'Ledinë, je bërë nuse kosove, tani do të pastrosh oborrin, do t'i bësh kafe vjehrrës që me mëngjes...por do ti, ndodhi e kundërta? Kam edhe dy kunata shumë të mira, dhe kur shkoj atje ndihem si një princeshë'

Por ajo kujton një ndër momentet kur i është dashur të bëjë 'nusen' në shtëpinë e Naimit:

'Kam qenë shtatzanë me vajzën dhe ishim duke ngrënë darkë, kur vijnë disa njerëz për të na takuar. Unë isha shumë nepsqare në shtatzani, dhe vjehrra më thotë 'lëri ato të keqen', se duhet të ngrihesha të prisja njerëzit. Ka qenë një moment i tmerrshëm (qesh). Por që kaloi shumë shpejt'

Babai i Ledina Çelos ishte nga Shqipëria ndërsa e ëma, e lindur ne Kosovë. Këngëtarja është vajzë e vetme e tregon se po kështu edhe bashkëshorti, Naimi,është djalë i vetëm. Ndoshta prej kësaj, thotë Ledina, djali i saj Erlis është 'djali i shtëpisë', ndërsa vajzën, Perianën, thotë se e ka 'shoqen e saj të shpirtit'

Këngëtarja ka treguar se është tërhequr nga muzika, pasi dëshiron t'i përkushtohet me gjithë kohën e saj fëmijëve. Megjithatë, ajo thotë se kjo ka qenë vetëm një pauzë, pasi ajo do të kthehet.