Metropolitan

Në dyshime për një tatuazh? Ja çfarë do t’ju bindë

Të vendosësh që të bësh një tatuazh mund të jetë një stres i vërtetë. Si mund ta dish me siguri nëse do të të pëlqejë si do të duket imazhi në trupin tënd. Epo tashmë ka një zgjidhje edhe për këtë dhe si një pjesë e madhe e zgjidhjeve të problemeve të përditshme, vjen në formën e një aplikacioni.

Bëhet fjalë për InkHunter, një aplikacion që mund t’ju shpëtojë nga pendesa e post-tatuimit, duke ju treguar se si do të duket tatuazhi i përzgjedhur në trupin tuaj. Në fillim, me ndihmën e kamerës, përdoruesi i tregon sistemit se në cilën pjesë të trupit dëshiron ta ketë tatuazhin. Pas kësaj, mund të zgjedhësh nga një numër i madh dizenjosh në librarinë e aplikacionit ose të krijoni vetë tatuazhin që dëshironi. Nga këtu, aplikacioni e vendos tatuazhin në pjesën e trupit që dëshironi dhe lejon rregullime të tjera për ta përshtatur sa më mirë.

InkHunter është krijuar nga disa studentë ukrahinas në vitin 2014 dhe ka qenë falas për publikun për pothuajse një vit. Që prej kësaj kohe, popullariteti i aplikacionit vetëm rritet.

Burimi: Self/ Përshtati: Kristi Tashi

REELS

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!