Health

Pse çokollata është më e mirë se një mashkull?

Ajo është një ndër ushqimet për të cilën thuajse të gjitha femrat bien dakort, ndoshta më e preferuara në qarkullim. Ka shumë gjëra të cilat janë më të mira se një mashkull që ju ka thyer zemrën, megjithatë ja disa arsye se përse çokollata është më e mirë se Ai (kjo vlen më shumë për ish të dashurin).  Ne po ju rendisim shtatë prej tyre.

Ajo nuk të refuzon.
Le të përfytyrojmë pak. Disa meshkuj do të bënin gjithçka për të dal nga një marrdhënie dhe mund të jenë të pamëshirshëm gjatë procesit të ndarjes. Refuzimi nuk është i këndshëm për asnjërën prej nesh. Ndonëse meshkujt mund të na refuzojnë me siguri çokollata s'do e bënte kurrë atë.

Nuk do të harroj kurrë të na "ritelefonoj".
Meshkujt mund të jenë harraq, vërtet harraq, jo për t'i fyer ata se edhe femrat janë ndonjëherë. Ne e dimë se mashkulli do harroj të marr në telefon por nuk duhet të shqetësohemi. Çokollata është aty për të na "telefonuar" vazhdimisht.

Ajo është gjithmonë aty për ty.
Kemi parë shpesh komedi romantike ku personazhi kryesor pas një ndarjeje i drejtohet kutive të çokollatave, kjo mund të jetë sjellje tipike vajzash. Ndaj në vend që të telefonosh mikeshat e tua pas ndarjes nga i dashuri, hidhi një sy ushqimeve, ku zakonisht çokollata është e preferuara, lexo një libër ose shiko një film të mire. Gjithsesi çokollata është gjithmonë aty për ty ndaj në këto situata sado që t'a shmangësh, ajo është zgjidhja jote kryesore.

Ti nuk i lëndon ndjenjat e saj.
Të gjitha kemi ditët apo momentet tona kur ndihemi tmerrësisht keq dhe e vetmja gjë që duam është të shfryhemi te çdo njeri që na rrethon. Meshkujt në jetën tonë janë targeti kryesor në këto lloj situatash dhe ndjenjat e tyre mund t'i lëndojmë nga çasti në çast. Duke qënë se çokollata nuk ka ndjenja, fundja ne femrave na bën të ndihemi më mirë.

Ajo nuk të fyen.
Çokollata nuk di të lëndoj ndjenjat tona edhe pse ne femrat mund të jemi pak më shumë të ndjeshme. Ajo as nuk ofendon e as nuk flet (mendoni çdo të thoshte po të mundte)!

Nuk tenton t'ju “detyroj” të bëni gjërat që nuk dëshironi t'i bëni.
Meshkujt janë aktorët kryesor që i bëjnë shpesh femrat të bëjnë gjëra të cilat ato nuk duan t'i bëjnë. Kjo jo vetëm kur bëhet fjalë për seksin por në përgjithësi ata janë të prirur të imponojnë bërjen e disa gjërave. P.sh: Ai nuk dëshiron të shkoj në takimet kur mblidhet e gjithë familja por do që ti t'a duash këtë. Me çokollatën nuk ndodh kështu. Pavarësisht gjërave që ne nuk dëshirojmë ajo kurrë s'do të na detyroj t'i bëjmë ato.

Nuk na duhet t'i bëjmë përshtypje asaj.
Kush nuk do të dëshironte të vishte tuta sportive e të dilte nga shtëpia në mëngjes me flokët e kapur bisht rrëmujshëm. Por kështu nuk do t'i biem në sy dhe nuk do të bëjmë përshtypje te asnjë mashkulli. Meshkujt janë të vështirë dhe t'ju bësh përshtypje atyre apo të përpiqesh të përputhesh me ato çka ata duan është akoma më e vështirë. Çfarë ndosh me çokollatën? Ajo të tërheq vëmëndjen por nuk ka nevojë për vëmëndjen tënde.


Burimi: All Women's Talk

REELS

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂