
3 mijë metra dhe titulli nënkampion: vajzave e rekordeve nuk u ndal edhe pse pasi korri sukses, askush nuk i kushtoi vëmendje. Asnjë institucion shtetëror nuk i bëri jehonë kupës së Luiza Gegës në Kampionatin Evropian të Atletikës në korrik të 2016-ës. E megjithatë, nuk ka qenë kjo sfida më e madhe e kampiones.
Në ceremoninë e dorëzimit të medaljes së mirënjohjes, në prani të Ministres së Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla dhe Zëvendës/kryeministrit Niko Peleshi, Luiza Gega ka treguar momentet e vështira të jetës së saj, kur ka menduar të heqë dorë sepse i duhej të punonte për të mbijetuar.
‘Rruga ka qenë e vështirë në jetën time’, ka thënë ajo, ‘kam pasur jetë të vështirë, ka pasur ditë kur kam dashur ta lë sportin për të mbajtur veten, sepse duhet të punosh. Sot falenderoj pa masë trajnerin tim që nuk më la ta lë sportin në ditë të vështira’
Trajneri i saj Taulant Stërmasi shprehu indinjatën e tij kundrejt shpërfilljes nga ana e shtetit, pasi Gega u shpall nënkampione:
‘Doja t’i thosha asaj [ministres] nëse mendon se Gega nuk i meriton paratë, nuk ka asnjë problem, vetëm t’ia thoni’. Vetë Gega pak ditë përpara kampionatit kishte shprehur vështirësitë, pasi nuk kishte vend për tu strëvitur pas prishjes së stadiumit Qemal Stafa.
Pas mediatizimit të ngjarjes, Gega u prit në aeroportin e Rinasit nga qytetarët dhe sportdashësit, por këtë herë mungonin përsëri përfaqësues të shtetit. 1 muaj më vonë Gega, e cila ka thyer rekordin e atletikës në Shqipëri me një kohë prej 9:28:52, ka marrë mirënjohjen e shtetit shqiptar me një pritje në kryministri.
Ajo do të mbajë flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Brazil 2016, dhe pavarësisht të gjithave shpreh inkurajimin për brezin e ri të sportistëve, duke bërë përsëri apel për ndihmë dhe mbështetje:
‘Shpresoj të jem këmba e mbarë edhe për sportistë të tjerë. Besoj që me mbështetje mund të arrijmë ta ngremë lart këtë flamur. Unë që e kam përjetuar nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me pak ndihmë ne mund të arrijmë në sport’
Burimi: BalkanWeb; Supersport