Social Buzz

Harta e botës 'na paska gënjyer': Këto janë përmasat reale të kontinenteve!

19 Gusht 2016

Harta e botës 'na paska gënjyer': Këto janë

Gjeografinë e botës me shumë siguri e kemi mësuar gabim dhe fajin për këtë e ka harta që përdoret në shkolla, që në nivelin fillor. Nëse në një hatyë tipike, Kanadaja përfshin 3 zona kohore, duke dominuar gjysmën e polit verior, në të vërtetë ajo është shumë e vogël. Aq e vogël së mund të fusësh tre shtete sa Kanadaja brenda kontinentit afrikan.

I gjithë “lapsusi” që ka pasuar dhe një gjeografi të tërë të mësuar gabim, nis me hartografistin europian Geert de Kremer, i njohur ndryshe si Mercator-i dhe projeksionin e tij të shekullit të 16-të. Ky projeksion deformon përmasat reale të kontinenteve. I realizuar në vitin 1569, ai u krijua për t’u përdorur nga anijet, të cilat kishin nevojë të orientoheshin në det të hapur. Fillimisht Mercatori bënte globe, por më pas kaloi nga përmasat 3-dimensionale tek harta në letër. Por realizimi në këtë formë haste në shumë probleme. Duke filluar që nga pozicionimi i Ekuadorit në mes të hartës e deri tek shtrirja e Poleve në cepat e saj. Kjo e fundit shkaktonte përzgjatjen jashtë përmasave reale të Poleve si dhe zmadhimin e Kanadasë, Rusisë dhe SHBA-ve. Deformimi evidentohet më së shumti tek Greenlanda, e cila në hartë duket po aq e madhe sa Afrika, por në të vërtetë nuk është më e madhe se Republika Demokratike e Kongos.

Edhe vendet europiane apo të Amerikës Veriore janë zmadhuar dhe jo pa qëllim. Disa e shpjegojnë si tentativë për të treguar fuqinë e tyre politike. Të tjerë e argumentojnë me faktin se qytetet e këtyre vendeve ishin më të vizituara, prandaj dhe orientimi për të shkuar në to duhet të merrte përparësi.

Ndonëse zhvillimi teknologjik ka ecur me hapa galopantë, harta e Mercatorit përdoret ende si referencë. Ajo është përdorur në ndërtimin e Google Maps, OpenStreetMap dhe Bing. Kapësit e Pokemona-ve duhet t’ja dinë për nder Mercatorit që u mundësoi të orientoheshin në gjetjen e tyre.

Burimi: CNN / Përgatiti: Ergisa Bejkollari