Celebrity

Ndahet nga jeta aktori i njohur i 'Titanic'

27 Shkurt 2017

Aktori i njohur i 'Titanic', 'Apollo 13' e shumë filmave të tjerë, Bill Paxton, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, si pasojë e komplikacioneve gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kanë qenë vetë familjarët e aktorit të cilët kanë dhënë lajmin e rëndë ditën e shtunë.

Ndahet nga jeta aktori i njohur i 'Titanic'

Sipas burimeve të afërta, Paxton, kohët e fundit ndihej nervoz rreth ndërhyrjes që do të bënte në zemër, e cila i shkaktoi dhe vdekjen e parakohshme.

Ndahet nga jeta aktori i njohur i 'Titanic'Ndahet nga jeta aktori i njohur i 'Titanic'

Edhe pse ylli i 'Titanic' i ka rrëfyer një prej regjisorëve me të cilët do të bashkëpunonte se problemet shëndetësore po e shqetësonin, ai përpiqej të ishtë optimist duke shpresuar se menjëherë pasi e gjithë kjo të përfundonte, do t'i rikthehej projektit të tij të fundit.

Ndahet nga jeta aktori i njohur i 'Titanic'

Pafund kanë qenë ngushillimet për humbjen e aktorit. Legjenda e Hollywood-it, Tom Hanks, me të cilin Paxton ka luajtur në filmin 'Apollo 13', e shumë të tjerë kanë shprehur keqardhjen e tyre.

Gjithashtu ka qënë Jennifer Aniston, e cila gjatë natës së çmimeve 'Oscar', është prekur teksa i kushtoi disa çaste kolegut dhe mikut të saj, të cilin e quajti pjesë të paharrueshme të familjes hollivudiane.

Burimi: 'The Guardian'