Shqipëria

Françesk Radi në urgjencë. Tefta Radi: “Ejani, Franko po mbaron!’

27 Mars 2017

Françesk Radi në urgjencë. Tefta Radi: “Ejani, Franko po

Këngëtari i njohur Françesk Radi u shtrua në urgjencën e Tiranës në orët e para të së hënës, dhe siç bën me dije një mesazhdërgues në faqen “Jeta Osh Qef”, ai është në gjendje të rëndë. Mesazhdërguesi shprehet se këngëtari mbërriti në urgjencë rreth orës 03:30, i shoqëruar nga bashkëshortja Tefta Radi, mbesa Rozana Radi dhe disa persona të tjerë.  

“Për momentin ndodhet në reanimacion. Për fat të keq, mjekët nuk jepnin shumë shpresa.”- shkruan burimi dhe sqaron më tej se mjekët e diagnostikuan këngëtarin me hemorragji cerebrale.

Françesk Radi në urgjencë. Tefta Radi: “Ejani, Franko po

Ai gjithashtu bëri me dije se kishte dëgjuar bashkëshorten e këngëtarit, spikeren e lajmeve Tefta Radi, teksa fliste në telefon dhe thoshte “Ejani ju lutem, Franko po mbaron!”. Sakaq, e kontaktuar nga “Ora News”, Radi i ka bërë apel shtetit për ta dërguar për kurim jashtë shtetit bashkëshortin e saj. “Gjendja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësi që ta dërgojnë jashtë për një mjekim më të specializuar, ju lutem ta bëjnë!”- u shpreh mes lotëve partnerja e këngëtarit të njohur 67-vjeçar.