Dje, princ Leka festoi ditëlindjen. Në një darkë në shtëpinë mbretërore, princi dhe Elia pritën miqtë e tyre më të afërt.
Leka kishte veshur një kostum të zi me një këmishë të bardhë, dhe kishte vendosur një kollare me motive blu dhe të bardhë. Kjo kollare ishte dhurata e Elias për të.
“Shumë i lumtur me kollaren time të re. Faleminderit Elia!”, shkruan princi në Instagram.
Ai ndau me ndjekësit edhe momentin e hapjes së shampanjës mes miqsh, si edhe foto nga darka me të gjithë të ftuarit.
Ishte ditëlindja e 35-të e princit Leka, i cili ka lindur në Johanesburg të Afrikës së jugut, më 26 mars të 1982-shit.