Shqipëria

E dërrmuar, Tefta Radi kërkon ndihmën e gjithë shqiptarëve!

28 Mars 2017

E dërrmuar, Tefta Radi kërkon ndihmën e gjithë

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur Françesk Radi u shtrua në urgjencën e Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore, i shoqëruar nga bashkëshortja, Tefta Radi dhe mbesa Rozana Radi. Ndërsa, sot nëpërmjet një videoje të publikuar në faqen e Olti Currit, spikerja e njohur bën apel që ne të gjithë të lutemi për të.

Ajo falenderon të gjitha organet shtetërore, mjekët dhe Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se i kanë ndenjur pranë.

“Gjendja e rënduar e Françeskut e bën të pamundur transportimin  e tij. Si dhe ndërhyrjen për të ndërmarrë hapa të mëtejshme për përmirësimin e  tij. Shpresojmë dhe le t’i bashkojmë lutjet të gjithë bashkë. Franko ishte një katolik i bindur. Shpresoj!”, tha ajo para se të përlotej duke e patur të pamundur të vazhdojë të flasë për kameran.