Showbiz dhe TV

Për Pashkë, Elvana Gjata vesh ‘këpucët e Zotit’!

16 Prill 2017

Disa ditë më parë, Elvana publikoi një fotografi ku shfaqej me një palë çizme nga koleksioni më i fundit i Balënciaga-s. Ndërsa sot, këngëtarja ka vendosur të na urojë Pashkët me një veshje unike, pjesë e së cilës janë dhe këpucët nga koleksioni më i fundit i Gucci-t.

 

Happy. Easter.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Bëhet fjalë për një palë këpucë të krijuara me motive greke dhe frymëzuar nga Zoti i Olimpit, Dionisi i poezisë dhe dritës. Pjesa e takës është e zbukuluar me kristale dhe një gjarpër i punuar me metal, simbol i këtij koleksioni të shtëpisë së famshme të modës. Ndërsa pjesa e përparme e këpucëve, zbukurohet nga një tokëz metali, e cila gjithashtu është frymëzuar nga lashtësia greke.

Në faqen zyrtare të Gucci-t, këto këpucë me emrin Queercore brogue pump, vinë në tre ngjyra, dhe kushtojnë 1,790 dollarë. Megjithatë, s’kishte si të ndodhte ndryshe. Këpucët e “Zotit” vlejnë vërtet shumë!

Për Pashkë, Elvana Gjata vesh ‘këpucët e Zotit’!

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on