Nëse doni flokë të mrekullueshëm, ka disa "rregulla" të cilat duhet t'u përmbaheni: duke filluar me njohjen e 'veseve' më të këqija, si dhe gjërave që i ndihmojnë flokët tuaj. Vetëm duke i shmangur, ju mund të përmirësoni flokët nga të dobët në flokë të shkëlqyeshëm dhe plot jetë.
Për t'ju bindur se duhet të ndryshoni njëherë e mirë mënyrën si silleni me flokët tuaj, ne kërkuam këshillat e një prej parukiereve më të mira në Shqipëri, Jetmira Dushi, e cila trajton flokët e shumë VIP-ave të ekranit.

Nuk duhet të lini pas dore prerjen e flokëve
Shumë prej nesh janë fajtore për këtë, pranojeni! Por ka ardhur koha për ndryshim. Ju nuk mund të lejoni të kalojë shumë kohë midis takimeve për prerje flokësh, pasi majat e dëmtuara do të ngjiten më lart në flokë. Në vend të kësaj, planifikoni një takim çdo 2 muaj dhe do të shihni se sa bukur mund të duken flokët tuaj.

Duhet të bëni një trajtim ushqyes një herë në javë në shtëpi
Një maskë ushqyese është e domosdoshme për flokët e procesuar me bojë, për t'i mbajtur të shëndetshëm. Maska ushqyese Alterna 10 i ofron flokut koktejlin që i duhet në fund të një jave të lodhshme. Eshtë një nga të preferuarat e Jetmirës për trajtimin e flokëve në shtëpi.

Nuk duhet t'i krihni flokët në dush
Kur janë të lagur, flokët janë më të dobët dhe mund të këputen më lehtë, prandaj duhet t'i krihni vetëm të thatë. Nëse pas dushit duhet patjetër t'i krihni përdorni një krem që e lehtëson këtë proces dhe u jep shkëlqim flokëve, si Oribe Supershine moisturizing cream.

Duhet të përdorni balsam çdo herë që laheni.
Jo vetëm që mbron flokët tuaj, por balsami shton shkëlqimin dhe ndihmon rritjen, si dhe parandalon dëmtimin e strukturës të brendshme të flokëve. Jetmira rekomandon balsamin Oribe Gold Lust restore and repair, për vajzat me flokë të trajtuar me bojë.

Reduktoni përdorimin e nxehtësisë
Mos i stiloni flokët me mashë apo pjastër më shpesh se 1 herë në javë dhe nëse përdorni mjete të tilla, sigurohuni që të jenë prej titaniumi, qeramike ose turmaline.

Trajtoni flokët te një profesionist një herë në muaj.
Në sallonin e Jetmirës ju mund të provoni trajtimet me keratinë ose këna ushqyese. Një herë në muaj mund t'i hidratoni me këna nga firma Aldo Coppola, e cila është perfekte për flokë të hollë dhe të dëmtuar nga boja. Ky trajtim futet thellë në strukturën flokut, duke e rigjeneruar dhe forcuar. Ndërsa për majat dyshe rekomandohet keratinë një herë në dy javë.

Salloni gjendet në rrugën "Sami Frashëri", përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Tiranë.
Kontakt: 067 27 98 381