Si t’i qetësojmë: Keni lindur një fëmijë dhe ju garantojmë që askush nuk do t’ju shohë nga trupi. Nëse ju zënë të dridhurat kur e mendoni "quo vadis" trupi juaj i bukur, atëherë mbajeni fëmijën afër gjatë gjithë kohës, sa për t’i kujtuar botës (që ju garantojmë se s'e ka mendjen tek ju) se keni sjellë një jetë dhe po kontribuoni për të mirën e këtij kombi!
Si t’i qetësojmë: Këta lloj njerëzish duhet të kuptojnë që edhe Victoria’s Secret nga 10000 trupa të bukur që i vijnë në audicione, zgjedh vetëm 10 dhe ato të 10-ta pëlqejnë tek trupi i shoqes diçka që s’e kanë vetë. Pra muhabeti i trupit perfekt s’ka kurrë fund, ndaj nëse s’jeni shqetësuar këto muaj, ruajeni atë lloj mentaliteti edhe gjatë verës. Vetëm nëse doni të merrni pjesë në ndonjë konkurs bukurie të tipit Miss Plazhi për 1 milion euro. Në këtë rast, ju sugjerojmë urgjent “Dietë me milingona dhe bar”!
Si t’i qetësojmë: Sugjerojini Ladival, i vetmi krem farmaceutik për mbrojtje ndaj diellit. Ai ka një linjë për ata që janë alergjikë ndaj diellit dhe një tjetër linjë për një mbrojtje shumë më të thellë se kremërat e thjeshtë kozmetikë. Ndërsa për detin dhe rërën? Të vetmet zgjidhje janë: Shapkat, plazh me plaftorma dërrase dhe një dush pranë.
Si t’i qetësojme: Futini me gjithë rroba në një dush të akullt. Dhe nëse nuk qetësohen, atëherë “ftillojini” duke u thënë që nuk është nevoja të lypësh borxhe e kredi për të pasur një jetë që nuk mund ta përballosh, por fare mirë nëse të pëlqen ajo lloj jete, mund të investosh më shumë tek vetja dhe në punën tënde dhe një ditë do t’ja arrish. S’përballon dot vajtje-ardhjet në Dhërmi? Punë e madhe! Ka plot shokë që kanë financat e tua (Shqipëria pavarësisht se si duket në instagram, ka më shumë të tillë) dhe mund të argëtohesh në pishina ose të planifikosh të paktën 2 fundjava në verë jashtë Tirane. Se s’more pjesë në çdo eveniment shampanjë-derdhje, nuk humb ndonjë gjë të jashtëzakonshme.
Si t’i qetësojme: Gëzojini që më në fund dolën nga një marrëdhënie që nuk ishte shkruar për të ndodhur dhe mund të shijojnë verën me shoqëri, pa asnjë detyrim/përgjegjësi ndaj një partneri, që në fund të fundit doli që nuk ishte ai/ajo “e jetës”. Ka plot meshkuj e goca të bukura “single” në plazhe dhe mbrëmjet në klube u japin më shumë përparësi beqarëve. Ajo puhia e detit me pak alkol, ka një efekt magjik. Ju a garantojmë ne. Provojeni!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.