Showbiz dhe TV

Pa u bërë ende dasma, në lidhje me bebat Bes Kallaku i ka gjërat e qarta!

11 Qershor 2017

Pa u bërë ende dasma, në lidhje me bebat Bes Kallaku i ka

I ftuar në  “Thumb” këtë herë, ka qenë aktori i humorit Bes Kallaku, ku  tregoi rreth planeve të tij të ardhshme profesionale. Edhe pse ka kohë që flitet për largimin e tij nga “Portokallia”, Besi tregon se ende asgjë nuk është vendosur pasi  në mendje ka akoma shumë gjëra.

Por përveç karrierës, sigurisht që nuk munguan as pyetjet në lidhje me të dashurën e tij të zemrës, Xhensilën. Sapo erdhi lajmi se çifti ka ndërmend të martohet, kjo është pyetja që Besit i bëjnë më shumë.

Pa u bërë ende dasma, në lidhje me bebat Bes Kallaku i ka

“Sa shumë ma bëjnë këtë pyetje, sikur do martohet princi i Anglisë. Po e kuptoj, kanë dëshirë të shohin nuse Xhensilën, se unë...”- thotë ai me shaka.

Prej 7 vitesh së bashku, Besi tregon se nuses së ardhshme s’ka ndërmend t’i vendos asnjë kusht, pasi dhe punën e gatimit e kishin zgjidhur prej kohësh, pasi aktori e ka pasion të madh dhe e bën me shumë dëshirë.

Pa u bërë ende dasma, në lidhje me bebat Bes Kallaku i ka

Tradicional si gjithmonë, ai tregon se do të zhvillohen 2 dasma: 1 me shoqërinë dhe tjetra me fisin dhe gjithçka Besi uron është që atë ditë të mos bier shi.

Teksa moderatoret e ngacmojnë, duke i thënë se ashtu siç e do tradita, brenda një viti martese çifti duhet të bëjë fëmijë, ai menjëherë e aprovoi. “Patjetër që po. Do bëjm nja 4 a 5. Duam shumë fëmijë.” Edhe pse nuk e pranoi hapur, nuk duhej shumë për të kuptuar se dëshira e Besit ishte të kishte 1,2,3..ose dhe 4 çuna.