Kinema & TV

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

12 Qershor 2017

Ka disa kohë që serialet amerikane ia kanë kaluar Hollivudit, si nga përmbajtja ashtu edhe nga realizimi dhe loja aktoriale. Jo më kot, disa aktorë të famshëm që kanë bërë histori në Hollywood si Kevin Spacey, Nicole Kidman, Viola Davis, kanë pranuar me dëshirë të jenë protagonistë në disa prej produksioneve televizive apo online.

Ndërkohë në Shqipëri, shikueshmërinë më të lartë e kanë serialet turke, të cilat për hir të së vërtetës ja kanë kaluar në cilësi prodhimi edhe italianeve apo meksikaneve. Nuk kemi asgjë kundër serialeve turke, por shpesh ndeshim një portretizim një dimensional të gruas në këto filma. Nëse një grua është e keqe është ajo është negative deri në fund dhe nëse një grua është e mirë, ajo është e mirë pambarimisht. Shpesh lufta më e madhe e një gruaje në role kryesore në serialet turke është të përfundojë me të dashurin e saj të jetës dhe ka shumë pak të dhëna mbi dëshira të tjera që mund të ketë gruaja moderne ose edhe mbi dyzimet e saj në një botë gjithmonë e më shumë konkurruese. Të fitosh apo të mbash një burrë, duket sikur është qëllimi final i disa prej grave të këtyre serialeve. Nëse një grua kërkon pushtet dhe pasuri, ajo shfaqet gjithmonë si përsonazh negativ, ashtu siç shfaqet edhe gruaja që kërkon hakmarrje.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Ndërkohë, serialet amerikane gjithmonë e më shumë po sofistikohen në pasqyrimin e realitetit të një gruaje. Vendimet e protagonisteve nuk nisen gjithmonë nga qëllime shumë të këqia apo shumë të mira, ato janë vendime njerëzore që vijnë nga eksperienca e rrethanat. Personazhi nuk vihet përpara një trupi gjykues, përkundrazi, bëhet më e vështirë të gjykosh nëse një grua po bën gabim apo po bën mirë, sepse kur e paralelizon me veten tënde, kupton se në momente të caktuara edhe ti mund të kishe marrë të njëjtin vendim.

Nëse nuk keni akses në Netflix apo Hulu, tashmë interneti (www.123movies.is)  ju mundëson të shihni disa prej këtyre serialeve fantastike dhe të kuptoni se rrugëtimi i një gruaje drejt qëllimit të saj final, është një rrugëtim i mbushur mes një lufte të brendshme të përditshme midis asaj çfarë ajo do dhe kushtëzimit të shoqërisë.

Anabel.al ju sugjeron disa prej serialeve, ku shumë gra do të gjejnë veten edhe në sekretet e tyre më të errëta, që nuk mund t’i ndajnë me të tjerë.

 A Handmaid’s Tale. 

Libri i përkthyer në shqip “Rrëfimi I shërbëtores” nga Margaret Atwood, po kthehet në një klasik, por edhe seriali që bazohet në këtë libër do të bëhet I tillë sepse është I jashtëzakonshëm. Loja e aktorëve (Protagoniste është Katherinë Moss, një prej personazheve kryesorë në “Mad Men”) dhe fotografia I shtohen magjisë së skenarit.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Me një përshkrim të thjeshtë të duket një film-fantazi. Ngjarjet zhvillohet në shtetin e sapo-krijuar të Gilead (Xhiljad), dikur SHBA, pasi një grup ekstremist kristian i vetëquajtur “Djemtë e Jakobit”  merr me dhunë pushtetin dhe vendos një regjim teokratik, duke rrëzuar kushtetutën dhe duke bazuar vendimmarrjet në ligjet e Biblës. Por qëllimi kryesor i regjimit të ri është poshtërimi dhe shfrytëzimi i grave. Gratë nuk lejohet të punojnë më, t’i japing makinës, të shkruajnë, të lexojnë apo të ndjejnë kënaqësi në seks.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Në shtetin e ri gratë ndahen në pesë grupe, që përcaktohen edhe nga uniformat: Grupi i grave të liderave, të cilat veshin të gjitha fustane të gjata në ngjyrë smeraldi dhe janë të vetmet që mund të tregojnë flokët; grupi i “tetove”, gra në moshë që kujdesen për gratë e pamartuara dhe dallohen nga uniforma kafe; shërbëtoret, të cilat janë gra që vishen me gri; gratë- pjellore, që kanë dëshmuar se mund të sjellin në jetë fëmijë dhe u janë caktuar familjeve të udhëheqësve, duke u përdhunuar çdo muaj nga këta udhëheqës në praninë e grave të tyre në një ritual të quajtur “Ceremonia”, derisa të ngelen shtatëzënë. Gratë e tjera që nuk i hyjnë në punë këtij vendi, ose dërgohen në kampe ose shfrytëzohen për qejfet seksuale të burrave të këtij shteti ose vizitorëve të huaj.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Kur personazhi kryesor (June/Offred) rrëmbehet dhe ndahet nga i shoqi dhe vajza dy-vjeçare, ajo përfundon në kryeqytetin e sapo-krijuar të Gileon, ku caktohet të shërbejë në rolin e “pjellores”. Pas një lufte të ashpër kimike, lindjet kanë arritur në nivelin zero, ndaj Gilead ka nevojë për gra që janë ende në gjendje të mbarsin fëmijë, që të përdoren për të shtuar familjet e thjeshtra të liderave të shtetit.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

June, pas një trajnimi të rreptë, vishet me uniformën e kuqe dhe caktohet në një prej shtëpive të kokave të këtij sistemi. Asaj i vendoset një emër i ri “Offred” që në fakt do të thotë thjesht “E Fredit” (Emri i të zotit të shtëpisë). I gjithë seriali bazohet në luftën e Offred për të mbijetuar, me synimin e vetëm që një ditë të bashkohet me të shoqin dhe të bijën, edhe pse asaj i duhet të durojë përdhunimet e përmuajshme, mllefin e gruas-shterpë të liderit, përçudnimin psikologjik dhe ndjenjën e fajit, për një dashuri që i lind edhe në këtë situatë kaq të komplikuar.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë! 

 Big Little Lies

Nisi si një serial me 8 seri, mbështetur mbi librin me të njëjtin titull nga Liane Moriarty. Fakti që atje luajnë Nicole Kidman, Reese Witherspoon, Alexander Skarsgard apo Shailene Woodley (Under the Stars) e bën filmin automatikisht tërheqës. Duke shtuar këtu edhe veshjet e grave të pasura të qytezës Monterey në California, pamjet e bukura dhe shtëpitë me xhama dhe pamje nga deti. Por ky serial tregon më tepër se kaq.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Filmi ndjek jetët e 5 grave, fëmijët e të cilëve janë të gjithë në të njëjtën klasë të parë në të njëjtën shkollë. Por paralelisht me rolin e tyre si prindër, ato zbulojnë edhe historitë dhe luftën e gjithsecilës, edhe pse natyrisht kjo luftë ndodh në kuzhina të mermerta dhe në makina Mercedes Benz.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Një prej protagonisteve (Reese Witherspoon) e martuar dy herë, në dukje është një grua që ka nën kontroll gjithçka, por zbulon rrugës se ka ende mllefe dhe dashuri ndaj bashkëshortit të parë, kërkon pasion diku gjetkë që nuk e gjen në lidhjen e re, has probleme me vajzën adoleshente, e cila do të jetojë me të atin dhe lufton për të realizuar një projekt që ajo e dashuron, edhe pse ja kushton falas kohën e saj.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Celeste (Nicole Kidman) në dukje është gruaja që ka gjithçka: Një shtëpi të jashtëzakonshme, një trup dhe stil të jashtëzakonshëm, binjakë të bukur dhe një bashkëshort që e dashuron dhe e dëshiron çdo ditë e më shumë. Nga larg të gjithë e xhelozojnë fatin e saj, por kur futesh brenda kësaj shtëpie, kupton se Nicole është thjesht një grua që justifikon dhunën si pasion, kërkesën e të shoqit që ajo të heqë dorë nga karriera, si një detyrim familjar, kontrollin e tepërt të tij, si shenjë e dashurisë. Por kur gjërat përshkallëzohet, Celeste kupton se nuk jeton më në një shtëpi ëndrrash me xhama, por në një burg të tmerrshëm.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Jane (Shailene Woodley) është një nënë single e cila nuk mund t’ja thotë të birit të saj 7-vjeçar të vërtetën e të atit. Shailene është viktimë e një përdhunimi mizor dhe e gjithë jeta e saj pas këtij përdhunimi është një mankth me zgjime në mes të natës dhe komplote për hakmarrje.

 Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

 Scandal

Olivia Pope (Kerry Washington) është një grua e zezë me aftësi të jashtëzakonshme për të zgjidhur kriza PR-i të njerëzve më të pushtetshëm të Washingtonit. Së bashku me stafin e saj, ajo ndihmon klientët që të shmangin skandalet që mund t’ju dalin në media, por në të njëjtën kohë, vetëquhet “Kapele e Bardhë”, duke synuar që të bindë veten dhe stafin se gjithçka që bën, e bën për të mirën e vendit.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Por gruaja tmerrësisht e aftë në punën e saj që nuk ka frikë përballjen me askënd, është edhe vajza e vetme e një çifti, i cili ka pasur vetëm dy synime në jetë: Kontrolli i Amerikës dhe mbrojtja (shpesh e tepruar) e vajzës së tyre. Olivia e fuqishme shpesh lufton kundër mbrojtjes së tepërt të babait të saj, i cili ndërhyn deri edhe tek dashuria e Pope me Presidentin e Amerikës.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!
Olivia dashuron, por nga ana tjetër, jeton në një dyzim midis të ardhmes me Presidentin (kur ai të largohet nga detyra) si shtëpiake në shtetin e Vermontit dhe dëshirës për pushtet edhe më të madh në Shtëpinë e Bardhë në rolin e shefes së kabinetit për presidenten e ardhshme.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë! 

House of Cards

Në thelb duket të jetë një serial politik. Ka në qendër një çift Frank dhe Claire Underëood dhe ndjek ambicien e tyre për të marrë në dorë Shtëpinë e Bardhë. Por përtej luftës për pushtetin e Amerikës, ekziston një luftë për pushtet midis çiftit.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Claire është po aq e mençur dhe e ftohtë në përllogaritje sa Frank, ajo di si të zgjidhë krizat e të dalë prej tyre, por e merr të mirëqënë që roli i saj është të asistojë ambicien e të shoqit. Derisa një ditë, kur ajo bëhet presidente për disa javë (në një moment kur bllokohet rezultati i zgjedhjeve) nis të kuptojë se ka aftësi për të qeverisur edhe vetë.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Claire është e ftohtë, ajo vishet bukur por gjithmonë në stil konservator, nga larg duket sikur nuk ka pasion, por rrugës kupton dhe dramat e saj, edhe pse shoqërohen me shumë pak lot apo thjesht me heshtje.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë!

Jeta e një gruaje në një karrierë politike dhe publike,  është jeta e zgjedhjeve shpesh të vështira si aborti, dashuri të pamundura dhe të fshehta, pasione të shkurtra të cilat duhen ndaluar për hir të karrierës, lufta për të bindur bashkëshortin se meriton njësoj sa ajo, përpjekja për t’u parë si një grua e aftë në vendimmarrje mes një bote politike të drejtuar nga burra etj. Finalja e sezonit të 5-të të “House of Cards” tregon edhe shkëputjen e saj finale nga hija e të shoqit. Por s’mund t’ju themi më tepër, sepse duhet ta shihni.

Këto seriale duhet të shihen nga të gjitha gratë! 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.