Anabel Dossier

Nuse me pagesë: Burrat serbë kërkojnë vajza të reja shqiptare dhe i marrin

13 Qershor 2017

Në fshatrat e thella serbe, gratë largohen drejt qyteteve për një jetë më të mirë. Në fshatrat e thella shqiptare, burrat emigrojnë jashtë vendit për të siguruar të ardhura për veten dhe familjen që lënë pas.

Prandaj zgjidhja më e thjeshtë për popullsinë e vjetëruar serbe dhe burrat e munguar në Shqipëri, janë ndërmjetësuesit e martesave mes burrave serbë dhe vajzave shqiptare. Dukuria është përhapur aq shumë, sa ka rënë edhe në syrin e gazetarëve të huaj që kanë një lloj magjepsjeje për ta parë nga afër si ndodh martesa mes një vajze shqiptare në të 20-at dhe një burri serb në të 40-at.

Nuse me pagesë: Burrat serbë kërkojnë vajza të reja
Milovan takon gjyshen e Evës në prani të ndërmjetësueses, Vera

Sanja Knezevic tregon për “Vice” se ndërmjetësuesja e martesës mes Milovan-it dhe Evës ishte një grua shqiptare. Vera është profesioniste në gjetjen e bashkëshorteve shqiptare për beqarët serbë, që bëjnë jetë të izoluar në shtëpitë e tyre në fshat duke u kujdesur për tokën dhe bagëtitë. Për shërbimet e Verës duhet të kesh 2,200 $ në dorë, ndaj shumë burra serbë, siç vë në dukje Knezevic, flijojnë tokat, dhentë dhe lopët e tyre të shenjta për hir të të mos mbeturit pa pasardhës.

Nuse me pagesë: Burrat serbë kërkojnë vajza të reja
Milovan
Nuse me pagesë: Burrat serbë kërkojnë vajza të reja
Eva

Sikurse “Deutsche Welle” një muaj më parë (lexo këtu), edhe shkrimi i botuar tek “Vice” nis në fshatrat e pllajës së Peshterit në Serbi, ku jetojnë pak njerëz, shumica dërrmuese janë burra, dhe shërbimet e Verës janë best-seller.

Nuse me pagesë: Burrat serbë kërkojnë vajza të reja
Një lokal vetëm me burra në Peshter

Milovan, 44 vjeç, kërkoi ndihmën e Verës dhe ajo i gjeti një nuse sa gjysma e moshës së tij. Bashkë shkuan në Shqipëri, për të takuar Evën 22 vjeçe në shtëpinë e xhaxhasë së saj. Siç e do tradita, të pranishëm ishin edhe mamaja, gjyshja dhe vëllai.

Nuse me pagesë: Burrat serbë kërkojnë vajza të reja
Eva (e para, majtas) dhe familja e saj ngrenë dolli për marrëveshjen

Biseda qe e qartë, drejt e në temë. Familja e Evës donte të sigurohej për tokat dhe paratë e Milovan-it, kurse Milovani kishte një shqetësim të vetëm: që Eva të ishte e aftë të mbarsej dhe të rriste fëmijët e tij. Askush nuk kishte dashur të martohej me Evën, kështu që zgjidhja më e mirë ishte të pranonte të largohej nga familja për të shkuar në një vend ku s’kishte qenë kurrë dhe ku s’njihte askënd, me një burrë që s’e kishte takuar kurrë më parë.

Nuse me pagesë: Burrat serbë kërkojnë vajza të reja
Lamtumira

Veton e kishte nënëmadhja- gjyshja e Evës- e cila vendosi për “po”. Pas kesaj i erdhi radha dhuratave: Milovan-i la 115$ për familjen e Evës dhe doli për të blerë rroba dhe stoli të florijta për të fejuarën. Pas tre javësh, u nisën për në Serbi. Të tjera para për familjen e saj, të tjera para për Verën bujare dhe një “lamtumirë” e trishtë.

Nuse me pagesë: Burrat serbë kërkojnë vajza të reja

Nuse me pagesë: Burrat serbë kërkojnë vajza të reja
Eva dhe Milovan, tashmë të fejuar

Ajo që e mahnit dhe njëherësh e çudit Sanja Knezevic-in, është sesi gjithë ndryshimet tradito-kulturore dhe stigma e papajtueshmërisë mes serbëve dhe shqiptarëve janë një hiç në zonat rurale serbe dhe shqiptare, ku dëshira për të krijuar familje është më e fortë se gjithçka tjetër, përtej fesë, krahinës dhe konfliktit për pavarësinë e Kosovës.

Titulli në origjinal: “The Rural Serbian Villages Where Men Pay for Albanian Brides”

Lexo këtu artikullin e Sanja Knevezic, publikuar nga “Vice”