Për njëri-tjetrin

S’ka kohë për Geraldinën: Sëmundja e pazakontë po i merr jetën 19-vjeçares

14 Korrik 2017

S’ka kohë për Geraldinën: Sëmundja e pazakontë po

Geraldina po vuan nga një problem i rëndë i mëlçisë, që i ka shkaktuar mbledhjen e 10 kilogramëve ujë brenda 4 muajve. Për të shpëtuar, duhet t’i nënshtrohet patjetër një operacioni që kushton të paktën 20 mijë euro.

E lindur me një problem të rëndë në zemër, Geraldina, tani 19, u detyrua të hynte në operacion që kur ishte 1-javëshe për shkak të bashkimit të aortave. Operacioni shkoi mirë dhe ajo vijoi jetën normalisht, derisa kohët e fundit nisi të fryhej në të gjithë trupin, për shkak të mëlçisë. Edhe pse është operuar tashmë dy herë në spitalet shqiptare, 4 muajt e fundit sëmundja ka përparuar me një shpejtësi të paparashikueshme.

Anabel.al kontaktoi me motrën e saj, Adën, e cila na tregoi se asnjë mjek në Shqipëri nuk e merrte përsipër; e vetmja që pranoi ta fuste në operacion ishte një klinikë në Bolonja, e specializuar për trajtimin e mëlçisë. Megjithatë, Ada thekson se vizita e fundit në këtë klinikë ishte përpara një viti, kurse tani gjendja e saj është shumë, shumë më e rëndë.

Ndaj për të shkuar përsëri atje, u duhet të mbledhin patjetër 20 mijë euro, më e pakta. Familjarët kanë nisur fushatën në rrjetet sociale, duke kërkuar ndihmën e kujto që mundet të kontribuojë me sado pak para.

Këto janë numrat e llogarive bankare ku mund të bëni një derdhje në lek ose në euro:

Llogari në Lek:

Raiffeisen Bank - Geraldina Stafa

IBAN-AL71202112880000000001292467

Intesa Sanpaolo Bank -Geraldina Stafa

IBAN-AL34208110080000070601738001

BKT- Geraldina ose Perparim Stafa

IBAN- AL1520511296000948CLIDCLALLG

SWIFT : NCBAALTXXX

Llogari ne Euro:

Raiffeisen Bank - Geraldina Stafa

Al56202112880000000011292467

Intesa Sanpaolo Bank - Geraldina Stafa

AL07208110080000070601738002

Telefononi në numrin: +355 66 65 17 088

Nuk ka më kohë: Ada tregon se Geraldina ndjen djegie të padurueshme në të gjithë trupin, për shkak të sasisë tepër të madhe të ujit të mbledhur. E teksa prej ujit kanë nisur t’i fryhen edhe këmbët, Geraldina qëndron në pritje për t’u nisur drejt Italisë, sepse nuk po mundet të mbledhë shumën e 20 mijë eurove.