Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së martës, gati për të marrë përsipër detyrën dhe përgjegjësitë e reja.
44-vjeçari italian ka ardhur nga Miami në Shqipëri, për të qenë i pranishëm mesditën e së mërkurës në konferencën për shtyp ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar, të cilit nuk ka dashur t'i zbulojë asgjë paraprakisht.
"Po, jam i lumtur, por do të shihemi neser. Për çdo gjë do të flasim nesër", tregon Panucci në nxitim e sipër për mikrofonin e Top Channel.
Ndonëse karriera e Panucci-t nuk është në të njëjtat nivele me atë të De Biasit, ai ka bashkëpunuar me disa prej trajnerëve më të mirë në botë, si futbollist por edhe si trajner, kur së bashku me Kapelon drejtuan Rusinë, për të kaluar në kampionatin italian tek Livorno dhe Ternana.
Burimi: Top Channel