Mund të themi me siguri se Olta Boka është një nga këngëtaret më të rezervuara të showbiz-it shqiptarë. Ajo gjithmonë ka preferuar ta mbajë larg jetën e saj private nga ajo artistike.
Përsa i përket një lidhjeje të mundshme, Olta e ka pranuar që para disa vitesh që ka dikë në jetën e saj, por e ka lënë me kaq duke mos dashur të japë detaje të tjera. Së fundmi, e ftuar tek “Rudina” ajo foli dhe rreth planeve për martesë, bisedë e cila la të kuptohet se lidhja e saj është tashmë e konsoliduar.
Edhe pse në rrjete sociale nuk publikon foto me partnerin e saj, aktualisht ajo është duke shijar pushimet, bashkë me të dashurin, i cili duket se është djali i një prej deputetëve të LSI-së, Shezai Rrokaj.
Nga fotot e mbërritura në redaksinë e Panoramës, shihet 25-vjeçarja tek puth djalin e quajtur Iv Rrokaj i cili deri pak më parë ishte krejtësisht i panjohur për publikun. Çifti duket se po kalojnë pushimet bashkë me miqtë e tyre në jug të vendit.
Mësohet se dyshja janë në një marrëdhënie prej vitesh. Ndërkohë që Olta vazhdon me karrierën e saj muzikore, duket se i dashuri i saj është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.