Mund të keni dëgjuar që Hermes Birkin u dizenjua për ikonën franceze, Jane Birkin dhe se radhët e pritjes janë kilometrike, por kjo çantë ka një historik më të pasur e më versatil nga ç’ju merr mendja.
Duhen 48 orë për të bërë një Birkin të vetëm. Të gjitha çanta punohen nga një artizan në punishten e tij. Secilit artizani i duhen minimalisht 48 orë punë për të krijuar çantën ikonë.
Momentalisht janë 200,000 në treg. Hermes nuk merr më porosi dhe klientët duhet të presin deri sa ngjyra apo modeli i tyre i preferuar të vijë në dyqan.
"Hermes Birkin 35 Natural Vache Liegee Palladium Plated Hardware Bag"
Mund të marrësh një Birkin me qira për një javë. Nëse nuk jeni të gatshëm të harxhoni mijëra euro për një çantë, mund të merrni me qira një dhe të kuptoni vërtetë nëse e doni apo jo. Për 295 dollar në javë, Birkin është juaja.
Birkin më i shtrenjtë shitur ndonjëherë kushtoi $380,000. Në maj të këtij viti, shtëpia e ankandeve Christie, shiti Birkin-in në foto me pjese metalike të dekoruara me diamantë.
"Hermes Birkin 40 Rouge Grenat Togo Gold Plated Hardware"
U dizenjua në një çantë kartoni gjatë një fluturimi. Çanta u krijua pasi CEO i Hermes pa dokumentet e Jane Birkin të shpërndara kudo gjatë një fluturimi. Në atë moment ai i propozoi të dizenjonte një çantë posaçërisht për të dhe i vizatoi idenë në një çantë kartoni që jepet në avion për pasagjerët që s’ndihen mirë.
Jane Birkin kishte vetëm 5 nga çanta “e saj”. Ajo i mbante derisa prisheshin në mënyrë të parikuperueshme. Gjithashtu i dekoronte me stikera, spila apo rruaza.
"Hermes Birkin 35 Taupe Clemence Palladium Hardware"
Një Birkin është blerje më e zgjuar sesa aksionet në bursë. Ato kanë një kthim vjetor prej 14.2% i cili është më i lartë se i arit dhe aksionit mesatar.
Burimi: Elle