Pas vitesh mungesë në media, ish kryeministri Fatos Nano dha një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në nder të 20 vjetorit të emisionit “Opinion”. Mes kujtimeve për situatën e atëhershme politike, Nano ceku edhe tema personale siç ishte deklarata publike për divorcin.
I pyetur për intervistën më të vështirë në studio, Nano s’pati dyjëzime:
“Debati me Berishën meriton gjithë vlerësimin pasi mbushi me emocione dy njerëz që i kishte ndarë burgu. Një takim publik për herë të parë i dy drejtuesve të dy kampeve politike. Intervista më e vështirë dhe më e arrirë ishte ajo e 2001-shit, në prag të katarsisit.”
Në atë intervistë, Nano bëri publik divorcin nga ish-bashkëshortja, Rexhina Nano dhe lidhjen me Xhoana Kromidha, e cila ishte 29 vjeçe, pra 21 vite më e re se Nano.
“Nuk më mbetet të përsëris ç’thashë atëherë. Vendimi erdhi natyrshëm prej konsumimit të martesës së parë. [Ishte] shumë i vështirë për shkak të familjes së shëndetshme që kishim ndërtuar me Rexhinën. Për fat të mirë, arritëm një zgjidhje duke i dhënë fund bashkëjetetsës. Gjendja e dy familjeve të ngushta është krejtësisht normale dhe na lejon të marrim frymë lirshëm.”
Fatos Nano u divorcua nga Rexhina në 2001-shin, pas një martese që zgjati 27 vjet, fryt i të cilës qenë dy fëmijë, tashmë në moshë madhore. Pas bërjes publik të divorcit, kryeministri i atëhershëm u martua në një ceremoni ortodokse me Xhoanën. Çifti nuk ka fëmijë, përveç 24 vjeçarit Klajd Nano, fëmijë i Xhoanës nga martesa e parë.