Kejsi 9-vjeçare ndodhet tani në koma pasi befas u sulmua nga sindroma Steven Johnson. Kjo sëmundje e rrallë e lëkurës vjen si reagim i medikamenteve të veçanta, kur ato nuk pranohen nga trupi dhe tani, Kejsit po lufton për jetën, ndërsa Steven Johnson i ka shkatërruar lëkurën dhe prindërit shpresojnë që të mos i ketë lënë pasoja në tru.
Ata nuk e zgjojnë, sepse Kejsi do të ndjente dhembje të papërballueshme, pasi sindroma ka bërë që t’i hapen plagë nëpër të gjithë lëkurën.
U desh ta çonin me urgjencë në Padova të Italisë, pasi mjekët e spitalit të Tiranës s’mundën të bënin asgjë më tepër. Trajtimet atje kushtojnë 2000 euro në ditë, ndaj Kejsi ka nevojë urgjente që ju të kontribuoni për të.
Për të ndihmuar Kejsin me shuma sado të vogla, mund të derdhni para në dy llogaritë e mëposhtme bankare.
Për Lek:
Nr. i llogarisë: 59523837101
IBAN: AL32208120160000059523837101
Për Euro:
Nr. i llogarisë: 59523838001
IBAN: AL9208120160000059523838001
Numër kontakti: 0693924029 (Arian Plaku)
Kejsi banon në Durrës, ku mëson në klasën e 4-t të shkollës “Kushtrimi i lirisë”, ndërsa prej 4 vitesh ndjek edhe kursin e baletit. Profesori i saj i baletit, zoti Arian Plaku, tregon për Anabel.al se prindërit e saj ishin të pashpresë. Ndaj, ai mendoi ta shpërndante apelin për ndihmë në rrjetet sociale, e vetmja mënyrë për të grumbulluar të ardhura për vogëlushen.
Ai na shpjegoi se në fillim të shtatorit, Kejsi u çua me urgjencë në spitalin e Durrësit për temperaturë të lartë. Mjekët menduan se kishte infeksion të bajameve, ndaj e trajtuan me antibiotikë. Jo vetëm temperatura nuk iu ul, por po i ngrihej në mënyrë të pakontrollueshme. U nisën me nxitim për në Tiranë.
“Sindroma Steven Johnson iu shfaq brenda 2 orëve, gjatë rrugës për në Tiranë. Prindërit nuk po dinin ç’të bënin, vetëm shikonin vajzën e tyre që i mbushej trupi me plagë. Sapo mbulonin njërën, i hapeshin të tjera.”, shprehet ai për Anabel.al.
Tani gjithçka ata duan është që Kejsi të zgjohet. Nëse e kalon këtë fazë, ata do të shikojnë se çfarë mund të bëjnë për lëkurën e saj dhe pjesën e buzëve që po i zhduket krejtësisht, siç tregon zoti Plaku. Të afërmit e Kejsit druhen se temperatura e lartë mund t’i ketë lënë pasoja në tru, ndaj deformimi i lëkurës është momentalisht një problem me të cilin mund të merren vetëm nëse Kejsi do të arrijë të mbijetojë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.