TV Mania

Linda Rei largohet nga ‘Dance With Me’: S’e përballoi dot presionin

29 Shtator 2017

Linda Rei largohet nga ‘Dance With Me’: S’e përballoi dot

Konkurrentja më e përfolur e këtij edicioni, Linda Rei, vendosi të lërë garën e “Dance With Me”.

Pak ditë pas debatit me Rudina Magjistarin që solli reagime të shumta si në publik ashtu edhe nga ana e moderatores dhe Linda Reit, grimierja banuese në Itali hoqi dorë nga spektakli i kërcimit, ku konkurronte vetëm.

Linda Rei largohet nga ‘Dance With Me’: S’e përballoi dot

Lajmin e konfirmon revista “Class”, sipas së cilës arsyeja e këtij largimi ishte presioni i madh në rritje i kohëve të fundit, duke qenë se Linda ka qenë në qendër të vëmendjes.

Që përpara se të niste spektakli, Linda hasi probleme për gjetjen e një partneri. Anabel.al mësoi se ajo ishte e vetmja pa një partner. Një ditë më vonë, u tha se Linda do të kërcente me Donald Brahon, por më pas u mësua se ai ishte tërhequr.

Kështu, në mbrëmjen e parë të “Dance With Me”, Linda Rei u prezantua vetëm, e shoqëruar nga dy balerinë të trupës së Albi Nakos.