Showbiz dhe TV

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj na e thanë me ceremoni që janë të lidhur!

14 Tetor 2017

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj na e thanë me ceremoni që janë

Në korrik të këtij viti u tha se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bashkë, të dashuruar prej disa muajsh dhe shumë diskretë rreth romancës së tyre. Ata sigurisht e mohuan, luajtën me ne, dhe tani çfarë bëjnë?

Publikojnë një klip ku praktikisht pranojnë se janë lumturisht të lidhur dhe s’jetojnë dot pa njëri-tjetrin dhe nuk ngrysen e gdhihen pa patur përpara fytyrën e sho-shokut. Po pra, po kur i thoshim ne që ishin të lidhur s’na besonin.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj na e thanë me ceremoni që janë

‘Jotja jam, më shumë se unë askush ty nuk të do,’ i thotë Eni Gencit në këngën ‘Vetëm ti’ që është publikuar të shtunën, 14 tetor në YouTube. Pastaj Genci, personalizon edhe më tej tekstin : ‘Zemrën ta fala në momentet e para, sytë e tu të kaltër, flokët e tua të bardha’. Dhe pastaj një deklaratë që na dogji pak neve thashethemexhinjve: ‘Na e mbajmë dashninë ju mbani thashethemet...Krejt e dinë mes nesh ka ndjenja, mo single nuk kthena...Një natë me ty o pak, një vit me ty o pak, një jetë me ty o pak...’ sigurisht sepse nëse ende nuk e kishit kuptuar janë shumë të dashuruar, madje e duan njëri-tjetrin edhe ‘kur janë afër, edhe kur janë larg’.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj na e thanë me ceremoni që janë

Kaq e thjeshtë ishte, do t’i vriste ta kishin konfirmuar që në korrik? Apo ku marrim vesh ne nga marketingu.