Cyber Fun

Trump s’di të gënjejë fare: I flet ‘sozisë’ së Melanias në mënyrën më të dyshimtë

19 Tetor 2017

Trump s’di të gënjejë fare: I flet

Një teori e çuditshme konspirative po qarkullon në internet, sipas të cilës Melania Trump është zëvendësuar nga një sozi gjatë një daljeje të Donald Trump për mediat. Teoria u shtrua fillimisht nga komediani Andrea Wagner Barton dhe shumë përdorues të tjerë të Twitter-it po bien dakord.

Shkas për këtë nuk është bërë vetëm pamja e Melanias-s si dedektive, por edhe fjalët pak të çuditshme të presidentit drejtuar së shoqes.

“Gruaja ime Melania, që ndodh të jetë këtu...” thotë ndër të tjera Trump duke iu drejtuar të shoqes, që qëndron pas tij e mbuluar gjer në dhëmbë, me syze të mëdha dhe flokë që i bien në fytyrë, ndërsa pohon me lëvizje të vazhdueshme të kokës fjalët e tij.

Njerëzit kanë filluar të vënë në dukje flokët e djegur të ‘sozisë’, ndërsa të tjerë shprehen të lumtur se ‘më në fund Melania është arratisur nga i shoqi’. Gjasat që Shtëpia e Bardhë të ketë fshehur sozinë e zonjës së parë janë thuajse inekzistente, por të paktën interneti u argëtua pak.