
Mirembrema Dalina! Me fal qe po te shqetesoje kaq vone, por kam nje hall te madhe.. Vajza ime 12 vjece Ana here pas here eshte trembur dhe ka bllokim fryme, rrahje te shpeshta te zemres dhe ndjenje frike, ne fakt ne familjen tone kemi patur dhune psikologjike dhe here here fizike se burri im bertet dhe shan shume shpesh me sa ka ne koke...megjithese tani eshte semur ai..Nuk jam ndar per shkak te mentalitetit.. Mendoj se edhe vajza nga kjo e ka krijuar kete frike brenda vetes..I ka munguar dhe ngrohetesia e babait.. Tani sa u ktheva nga urgjenca ku goces se vogel i bene 3 gjilpera ultrakorten dhe prap thote kam frike..Per pak mendova se me iku goca nga duart,vetem qante dhe dridhej thoshte kam frike me shpeto mami qante shume e mezi mbushej me fryme dhe kishte shume nervozizem.. Ju dhe miqte e fqaes me ndihmoni se kujt specialist ti drejtohem per vajzen, ju lutem si nene...Publikoje te lutem!
Meqe sot do publikohen histori me dhun familjare,kjo eshte historia ime.Pershendetje Daline.Une jam nje vajz 26 vjecare jam nene e vetme me nje yll te vogel 6 vjec.ne moshen 16 vjecare ne kohen e gjimnazit u lidha me nje djal 26 vjec.isha super e dashuruar me te,ai jetonte jasht dhe ne kohen qe u njohem ai ndenji per nje kohe te gjate ne shqiperi.ai me dukej si perendia ne ate kohe,nuk e di ndoshta diferenca moshes,por dhe sepse ishte nje super mashtrues e manipulator i papare.Qe ne lidhje i dha shenjat e para te arrogances e te dhunes por un isha aq shum e dashuruar sa nuk i veja rendesi.pas 3 vjetesh un ngela shtatzene "padashje" them padashje sepse mendoj tani qe ai e ka bere me qellim.Gjithesi u martuam pasi prinderit e mi nuk donin qe ta hiqja femijen panvarsisht se ish partnerin tim se kan dashur kurre.Ndenjem 5 vjet te martuar,5 vjet ferr per mua.Dhun psikologjike,fizike tortur.3 here i ika nga shpia.dhe ai vinte me kerkonte duke qare duke me cuar lule e cfare nuk "bente" per mua derisa me sillte prap ne shpi.Pastaj fillonte avazi.Fillova ta urreja mu peshtiros si njeri,me gjuante ne sy te femijes.gjate kesaj kohe un e mbarova dhe universitetin me shum sakrifica.ai pinte alkol,droge,luante bixhoz dhe me dhunonte ,dhe nderkoh ne ishim dhe mire ekonomikisht pra nuk ishte nje arsye qe ai te degradohej.gjithsesi un arrita u bera shum e forte hoqa menjane mentalitetin dhe ika bashk me femijen perfundimisht nga shtepia.Por tortura ime smbaroi me kaq.dy vjet te ndare e kam denoncuar dy her pasi me kapte ne mes te rruges.Jam me urdher mbrojtje, dhe skam gjetur asnjeher mbeshtetje nga shteti.por "theksoj" jam super e lumtur qe kam marre kte vendim.jam ne pune kam ekonomine time,jetoj me prinderit qe me mbeshtesin ne maksimum.i bej thirje femrave te dhunuara mos te bien pre e asaj jete,esht shum e veshtire te shkeputesh,e die kam provuar vete,por me ndihmen e familjes miqve dhe pak vullnet arrihet.,gjithashtu pas ndarjes jam keshilluar me nje psikologe pasi vuaja nga ankthi dhe ajo me ka ndihmuar shume shume.Per femijen eshte shume e veshtire,kushedi sa here me lutej i shkreti te ktheheshim ne shpi.me pergjerohej,dhe mua me dhimbte shpirti por mendoja vetem per te ardhmen si do rritej femija ime me dhune ,cfare edukate do merrte.Tani kam 2 vjet e ndare dhe kam nje jete shum normale,nuk e vras mendjen fare per opinionin.Por mendoj vetem per te ardhmen time dhe te femijes tim.flm
Meqe ra fjala per dhune ne familje mendova ta tregoj rdhe une nje histori. ai gjithmon pinte alkol dhe perdorte dhune ndaj bashkshortes se tij. ai kishte edhe 2 femije. do thoni ju po ti ku e di .sepse gruja vinte cdo nate te shtepia ime e tmerruar me shenj ne fityre dhe une sigurisht qe e strehoja se me vinte keq per te .e pysja po femijet .ato nuk i lendon fizikisht me thoshte vetm mua me rreh.ajo mun tket ardh te une me shume se 20 here .ai e dinte se ajo vinte te shpia ime por une i thoja qe nuk eshte ketu , jo qe mbesonte por nuk kishte cte bente une i prisja shkurt largohu nga shtepia ime mos tshoh me ketu me sillte neveri .ajo dilte ne agim nga shtepia ime dhe kshu pothujse 1 vit resht .ajo ishte 40 vjec por u nda nga jeta semundje e keqe . ky tipi u martua perseri prap pi alkol .por kjo nusja 2 nuk ka ardh kurre te une .
Mirdita Anabel,meqe po tregohen histori per dhunen ne familje doja ta ndaja edhe une historine time. (nese e publikon me ler anonim) Un jam nje vajze 22 vjece dhe jetoj ne nje qytet ne veri te shqiperise. Qysh e vogel e vetmja gje qe mbaj mend eshte mamin duke qare, gjyshen duke me terhequr prej rrobave sepse mama donte te ikte me mua tek prinderit e saj. Ate dite e mbaj mend si sot erdhi babi im bashke me te motren me nje fetyre engjellore ti kerkojne mamit te vije ne shtepi, duke qene se prinderit e saj nuk e perkrahshin ajo u kthye. Po ju them ato dite ishin tmerr sepse ai ushtronte dhune sistematike tek mami. Nese pa e zgjatu derisa u bera une 15 dhe vellai im 10 vjec 1 here ose 2 here ne muaj ai e rrahte,per cfare te thoni ju, per arsye me banale,pse nuk ia qove kafen nanes, pse tu dordh qumshti,pse si dhe femijve me hanger. U rritme ne dhe duke para kte padrejtesi u beme krah mamit, un u beja krah per te qare, i delja pro kunder babit qe e rrahte,po ai i ri me gjith at fuqi te merrte perpara dhe gjithashtu isha qe isha e haja edhe un te rrahur sepse e ndihmoja mamin. Rrahte mami sepse gjyshja ime donte kshtu, kur i vinte edhe e motra u beshin ato nji dyshe qe vetem dhune psikologjike ushtronin te mami, un ia ktheja si duroja dot, ato i thonin babit he shife si eedukon ajo vajze,babi rrihte mamin. Ju duket absurbe,por eshte e vertet. Tani vellai im eshte rritur dhe gjerat kane ndryshuar paksa, gjyshja kq vdekur,por ajo halla ende fut hundet dhe mundohet te na veje kunder (imagjinoni arriti te thishte 1 dite se kur kam lindur une babi sme ka dashur sepse kam lindur femer) Gjithsesi ajo dhuna eshte shuar paske,por problemi eshte sepse un jam rritur dhe kto dojne te me martojne,por me gjith ate traum qe kam kaluar nuk jam gati. Nuk e di si tia bej, nese keni ndonji sugjerim. Faliminderit
Ne rralle te pare dua te pergezoj qe te pakten i jepni mundesin njerzve te shkruajn te hapen per historit e problemet e tyre..... Un jam nje vajze nje nene 29 vjecare nuk jetoj j ne shqipri kam 15 vjet.qe jetoj jashte... Historit e mia fillojn qe ne moshen 10 vjecare ku prinderit e mi u divorcuan se ai biologjku qe me krijoj ishte nje alkolist i alkolisve qe kurr smendoj se kishte femije vetem na turturonte na lente pa ngrene na rrihte...Dhe me nenen time kurr skam pasur nje raport te mire se mua me kan rritur gjysherit dhe ato edhe pse sot nuk jan me i them nen e baba.Ne moshen 12 me vdiq edhe vellai nje humbje shum e madhe per mua ...Mbas humbjes se vellait mendova se prinderit e mi do ndryshonin se zoti i la vec nje drit syri po jo ato vazhduan me ke e me keq duke harruar se un ekzistoja per to...Nga gjith ajo vetmi ne moshen 13 vjece njoh nje djal dhe nisa dashurin 2 vjecare me te ne fillim cdo gje ishte perfekt derisa ne fund e mori vesh familja ime qe me beri gazin e botes duke e cuar punen ne polici se ateher isha thjesht nje minorene ....Me mbajten mbyll per disa muaj po un vazhdoja ta kisha mendjen tek ai dhe shkemenim letra mesazhe fshehurazi derisa un i rifitova besimin familjes time...Dhe lidhja vazhdoj po kesaj rralle jo aq e bukur si me pare ...Nje dit dalim te dy e me con tek nje shpia e shokut te tij nuk e dija se aty do jet shkatrimi i jetes time..mbasi kryeme mardhenie ai shkoj ne banjo dhe me tha prit dicka me dogji nga mbrenda ne zemer dicka nuk shkonte mire dhe aty hyjn shoket e tij nje nga nje duke me perdhenuar mbasi mbaruan me kercenuan dhe gjith keto vite e mbajta ne shpirtin tim u ndjeja dhe sot qe shkruaj ndjehem e piset ndjehem bosh ndjej nje dhimbje kaq te madhe sa edhe zoti mendoj se nuk e di kete dhimbjen time...Ne moshen 15 mu dha mundesia tu fejoja me nje djal qe ishte jasht dhe vendosa vetem per te ikur per te harruar cdo gje cdo kercenim qe kisha mbi kurriz....pranova u fejova me nje nje njeri qe se njihja qe sja kisha haberin per tipin veset qe ka dhe erdha ktu ku jam sot mendova se do jetoja e lumtur po me ket mbas lindjes se femijeve cdo gje ftohej e ftohej me shum...Kur isha shtatzane me femijen e pare isha 5 muajshe filloj me rrahu aq keq sa nuk mendonte se kisha femijen e tij ne bark per arsye pse nuk u cova te gatuaj se nuk i duroja dot erat si cdo femer qe esht shtatzane.qe ne ate cats ai njeri mua mu ftoh dhe kurr nuk krijova dashuri....Isha 16 vjece e papjekur e pa mesuar se skisha njeri kush te me mesonte ishe me difektet e mia po nje njeri qe te do e gjen mundesin e durimit....Dhe ja dhe ne si cift i rrem u ndame...Gjith vetet i rrita femijet vet edhe ketu ku jam ka shqiptar plot qe vetem diten fjalen kurve dhe asgje me shum dine te gjykojn dine te shajn pa te njohur mire se cfare ke kaluar ose pa i ditur kepucet e tua sa dhimbje gjat rruges te kan leshuar....Po mbi te gjitha kalove shum fatkeqsi ne jet mesova se kur nuk ke nje baba nje vella nje cati nje shpatull te gjith te marrin neper kemb...Po ja sot jam ende gjall qe shum pak femra do te mbijetonin si kam mbijetuar un ...Dhe jetoj per te pare jetoj e atyre qe me lenduan me shkatruan me paragjykuan me injoruan me perbuzen me than faljet qe as toka nuk i mban jetoj akoma per te pare shkatrimin e atyre qe deshen e ende duan shkatrimin tim....Se forca e lotet e mia mbi jastek e kan nje vlere dhe vlera ime esht zoti mbi te gjith....Ju lutem me leni anonime.
Pershendetje! Te lutem anonim. Edhe une kam perjetuar dicka te tille, e akoma e perjetoj edhe pse rralle, por ndryshe nga ju i dashuri im, ai qe une e quaja gjysmen time, qe me rriti e me mesoj gjithcka dhunon mbi mua si kafshe. po po si kafshe, behet jonjerezor, arrin deri aty sa te te nxije te gjithen, trup, fytyre e sy, aq sa mos te njohesh as veten tende.Eshte e tmerrshme te ndalet kur fillon, pavardisht lutjve e lotve te vazhdushem qe te dhemb dhe shpirti jo me trupi. Me le ofendimet e panumerta qe thot vetem e vetem se behet tjeter njeri. Do thone ju e ke vete fajin pse vazhdon. E di e di, jam une ne gabim, ma thone te gjith madje dhe prinderit e mi nuk e dua, por une nuk mundem pa te, pavarsisht gjithckaje ai eshte gjysma ime. E ka teperuar aq shume sa shpesh here jam munduar te vrad veten pasi skam duruar dot me. Me duket sikur jam ashtu sic thot ai, sikur jam aq e ulet perderisa e lejoj te sillet keshtu, por jo seshte e vertet. Di vetem qe ne 5 vjet vetem e kam pritur dhe kam toleruar cdo gje te tijen vetem e vetem te isha me te. Nuk e kuptoj pse arrijne deri ne kete pike, a kane motra vete keta njerez, a kane mama qe sillen keshtu? Mund te thoni cfare te doni, mundet dhe te mendoni se jam injorante, por kush e di fjalen "dashuroj" me kupton shume mire.
Pershendetje E dashur. Une nuk te shkruaj qe ta postosh historine time, sepse realisht jam cik e zhgenjyer nga komentuesit e kesaj faqeje, edhe nga pandjeshmeria e tyre kur komentojne. Nuk e kuptojne qe fjala e vret shume nje person qe eshte shume i ndjeshem. Uroj qe ky mesazh ti shkoje vajzes qe ka shkruar letren e fundit. E dashur komentuese. Une jam femija le te themi i nje nene qe vendosi te ndahet nga bashkeshorti i dhunshem. Mamaja ime ishte aq e forte saqe vendosi kunder deshires se te gjitheve qe e rrethonin ta lere ate qe e dhunonte, alkolistin ate qe bioligjikisht (fatkeqesisht) eshte babai im edhe qe me duhet te mbaj gjithe jetes mbiemrin e tij. Kur une isha 5 vjec mamaja ime vendosi te ndahej. NUk ka qene aspak e lehte per te sepse ne fillim nuk kishte ku te rrinte. Familja nuk e pranoi ne shtepi sepse sipas tyre gruaja duhet te duroje burrin edhe duhet te rri me te cfaredo gje qe ti beje burri. Mami im flente te nje teze, te ndonje shoqe, te ndonje barake e kamufluar si shtepi derisa ato e pranuan ne shtepi. NUk ka qene e lehte.Sa here ziheshin familja e kercenonte qe do ta perzinte nga shtepia bashke me mua, edhe kjo ndodhte cdo jave. Une isha e detyruar te shkoja ta takoja 1 here ne jave "babain" tim.shkoja te dielave paradite para se ai te behej tape. Shkoja se po mos te shkoja une vinte ai tape, me merrte e me terhiqte zvarre neper rruget e qytetit se duhet ta coja une meqenese rrezohej gjthe kohes ngaqe nuk e mbanin kembet nga pija. Te gjithe qe me shihnin me thonin se c'beja une me nje pijanes si ai? pse nuk shkoja ne shtepi? nuk e dinin ata qe une nuk i shpetoja dot atij kur vinte edhe me merrte e gjyshja ime me detyronte te shkoja se i vinte gjynah per ate. Keshtu kaluan shume vite. Une shpetova ne momentin qe ai u martua edhe lindi nje femije. Keshtu nuk merrej me me mua, edhe per kete e falenderoj Zotin. Te rrahurat qe pesonte mami im, gjaku gjithandej edhe gjithato skena dhune nuk do me hiqen asnjehere nga mendja. Edhe une mendoja te vrisja veten, nuk flisja me asnje, asnje nuk me kuptonte dot. Kur lexova historine tende doja te te perqafoja edhe ndoshta te qanim bashke per gjerat qe ke kaluar ti edhe ato qe kam kaluar une. Gjeja e mire ne kete qe po kalon ti eshte qe te pakten nuk je me ne shtepi dite per dite...ke pasur nje mundesi te arratisesh sado pak nga ai realitet qe te perndjek. Une nuk te them dot se cfare duhet te besh se eshte e lehte per kedo te japi mend edhe te japi alternativa por vetem ti i di mundesite e tua. Une uroj qe kjo situate te mos vazhdoje gjate edhe ti te gjesh lumturine qe meriton. NJe keshille ama po ta jap. Te lutem kur te njohesh nje djale(nese nuk e ke njohur)mundohu ta njohesh mire para se te vendosesh per dicka me shume. MOs u mundo te largohesh nga realiteti me te parin qe te thote fjale te bukura vetem se do te shpetosh nga babai jot. Fatkeqesisht ka shume meshkuj qe i ngjajne. Behu e forte per veten tende per mamane edhe per motren. Pas shiut del gjithmone dielli, edhe ta siguroj qe do te dale edhe per ty sic doli edhe per mua:)
Kur e pash kete teme Anabel, direkt hapa profil fallco ne fcb, nuk mundem te tregoj historine time nga fb i vertet. Une nuk jam rasti i atyre grave qe ndahen e shpetojne femijen, as rasti i atyre qe marin meqaf femijet duke mos u ndar. UNE JAM AI FEMIJA!!! jam 20 vjec se shpejti mbush 21 vjec dhe nuk e di cfare eshte harmonia ne familje, di vetem sherre ,te berrtitura. Di dhunen psikologjike te vazhdueshme qe ushtron ai burri qe fatkeqesisht eshte babai im biologjik. motra ime ka shpetuar se vazhdon shkollen ne gjermani. Kam nje vella qe ka vdekur ne moshen 5vjecare. kurse un jetoj ketu, kthehem ne shtepin e tyre fundjavave sepse vazhdoj shkollen ne nje qytet tjeter. Mamaja ime asnjhere nuk e mori guximin ta linte ate kafshe. kjo eshte arsyeja pse une jam kaq e palumtur, pse unn kam nje boshllek qe nuk e di nqs do me zhduket ndonjeher, me vjen te qaj sa her takoj prinderit e shoqeve e i shoh sa te lumtur jan, sa te qeshur jan. te tilla skena mungojn ne shpin time. e di cfare ndjej une? as vet se di. ka provuar ndonjeri nga ju te zgjohet nga te bertiturat e prinderve??? ndoshta 1-2 here? ok. une e kam provuar... nuk e di ,spo i numeroj me, por eshte nje nr me 3-4 shifra. cfare lloj burri nuk i fal dashuri femijeve, poshteron ne sy te te tjereve gruan e vet, mamane e femijeve te tij? kete e ben ai, burri qe jam e detyruar ti them baba.! ata jan dy njerez qe nuk merren vesh me njeri tjetrin ,flasin shqip te dy po nuk e kuptojn ca thon. mamaja ime ka vuajtur shum, vuan akoma, ndonjeher kam frik se do arrij limitin e do ej ndonje budallik ajo. kurse une ne ato skena qe ai fillon bertet pa arsye e nuk pushon me, e urrej. madje kam menduar disa here ta vras ose ta helmoj e te duket si vetvrasje. nuk po tallem. e kam menduar vertet. po pastj kam frik se do zbulohet. kam menduar edhe te vras veten po pastj do shkaterroj me shume mamin dhe motren, ato nuk e meritojne edhe kete. gjithmone lutem qe njeriu qe une do ndaj jeten te mos jete si ai. sepse une nuk mund ta perjetoj dy her te njejtin mankth. mamaja ime ka frik nga opinioni te ndahet, ose ndoshta edhe sepse dhe po u nda ku do iki, ku do e nisi dhe njeher. un me motren jemi ne perfundim te shkolles, do thoni ju punoni e merni mamin e zhdukuni qe aty. po nuk eshte aq e thjeshte, nuk gjendet puna aq lehte. ma mik ,pa lek. pastaj shqiperia aq eshte, shume e vogel , nqs e bejme kete, ate burrin e kap nervi e vjen na gjen e na vret. para disa netesh me zuri gjumi duke qare sepse u zgjova nga sherri i tyre qe ne 7 te mengjesit. isha me 4 ore gjume. kur qaj ashtu them ok kjo eshte hera e fundit skam me lot, por jo. prap heren tjeter qaj ne heshtje se di nga me dalin gjith ata lot. jam kaq e pafat mendoj. nuk kam gjen ne primare qe duhet te kete nje familje ,harmonine. dikur kam qen shume e qeshur se isha femij nuk kuptoja. tani kam mar nje seriozitet ne fytyr, shpesh njerezit me thon ,ti nuk qesh shpesh, ti nuk je sh e dashur. ne ato momente me vjen te qaj sepse njerezit nuk e din cfare fshihet mbas fytyres time. e une nuk mund tja them. ne keto momente perseri po qaj. Njerezit qe me njohin me thon, ti je sh e forte, ty ska asgje qe te bej te qash, qe te te rrezoj. por kjo eshte thjesht nje fasad , njerezit ne dukje te forte jan ata me te dobetit. njs se u zgjata shume anabel, kjo eshte histroria ime. per tgjitha femrat qe mendojn mos te ndahen nga mentaliteti, fuck you, mbani mentalitetin ateher dhe rrisni femijet tuaj ne menyren e fundit qe ata meritojn.
Historia e cdo njeriu nis me historine e nenes se tij! Keshtu nisi dhe e imja. Ajo ishte 20 vjec ku u njof me babain tim, e re e bukur e zgjuar e shkolluar, por shume naive dhe me shume paragjykime per veten dhe per kohen. Pavarsisht se ai shenjat e para te dhunes psikologjike i shfaqi qe ne lidhje, prap ajo nuk ndahej se kishte frike paragjyiket e kohes, por me e rendesishmja eshte qe sdonte tja prishte qefin prinderve dhe te martohej me dike tjeter. Njs pas marteses mami ngel shtatzane, linda une! gjate shtatzanise cfare nuk ka perjetuar, dy here kam qene une duke vdekur ne barkun e saj nga dhuna. Ajo rrinte me shpresen se ai do te ndryshonte meqe une isha vajze(pasi deshira e tij me e madhe ishte te kishte goc). Por jo! qe ne moshen 4 vjecare degjoja vshehurazi ne shtepi, per tradhtite e babait tim, duroja se si "bushtrat e lagjes" kur dilja me poshteronin imazhin e nenes duke then qe ajo eshte shume pak femer per babain tennd. Degjoja, qaja ulerija nga dhimbja po askush sme degjonte, kur ai dhunonte nenen, vetem lutesha ne Zot! Shume here eshte nis per ta lene, por ai ishte njeri me pushtet, do tna gjente gjithsesi. Prap une nuk doja ta pranoja qe ai ishte keshtu...pse mos te isha dhe une si femijet e tjere, te luanin, te perkedheleshin nga prinderit, te kishin dashurine e te dyve, por te me vidhej femijeria ashtu. Pse duhet une qe ne moshen 7 vjecare te ulesha ne nje cep te dhomes te qaja gjithe naten dhe te betohesha qe :Kurre ne jete te jeteve nje mashkull sdo me trajtonte ne menyre te tille? Mu vrane enddrat e femijerise duke menduar se kush do te behesha une ne te ardhmen femer me pushtet, e realizuar dhe e edukuar, ku te gjithe vajzat e vogla mendonin per princin e kalter. U rrita, gjendja filloi te ndryshoj pak nga pak, ai nuk ishte me aq shume agresiv por babai im kishte predispoziten te me “dhunonte“ dhe mua, sdonte qe une te dilja, kapej kot, thonte femra eshte e dobet, femra eshte keshtu femra eshte ashtu, por une gjithmone e kundershtoja, une nuk do behesha si nena ime apo si shume shoqje te saj, kishte raste dhe me godiste, po une mendoja vetem per diten ku e gjithe kjo do te merte fund. Pavarsisht momenteve te keqija qe kalova ne vogeli prap nuk i mbaj dot inat atij, se nuk do te isha bere kjo femer qe jam sot, luftarake, rebele dhe e zonja vetes. Njs une luftova per ato qe doja, e mbylla shkollen me rezultate te mira, u bera vajze me sjellje shembullore e rrespektuar nga te gjithe. E gjithe cudia me vjen ne faktin qe tani qe u rrita une, u bera e madhe ai jo vetem qe ska shance ti bertase mamit po as mua! (per shkak te debateve te shumta qe kemi pasur,). Tani une jam ne pune dhe kam fituar akademine e rendit, vetem pres qe ta vazhdoj si shkolle. Keto dite i dashuri me pyeti: per cfare e do shkollen e policise, aty jane vetem meshkuj? Une iu pergjigja: per ti treguar botes qe cdo Femer eshte e forte, mjafton per te gjetur rrugen per tu bere e tille. annoim te lutem
Pershendetje Anabel. Frymëzohem edhe une te shkruaj nje histori si te vajza me larte. S'dua ta pranoj por edhe une, vajza qe duket e lumtur ne sy te te gjitheve, kam vuajtur ne familje ate qe quhet dhune, mbase fizike jo por psikologjike me plot kuptimin e fjales. Babi im pas nje periudhe te veshtire ne familje, nisi te alkoolizohet, te bertiturat kane qene te pafundme, i vuaja aq shume ne vetvete ato momente sa s'doja te jetoja, pas ç'do dehjeje kishte nje sherr. Vuaja per mamin dhe per qetesine shpirterore qe me mungonte. Edhe pse isha dhe jam pika e dobet e babit, gjithmone e urreja per ate qe bente kur ishte i dehur. Prap e urrej kur dehet, por ka ndryshuar pak, ne fakt e kam ndryshuar une. Me vjen aq keq per mamin qe ka jetuar nje jete aq te zeze me nje njeri qe i ka mohuar lumturine. Por, une e dua, e kam baba dhe i mire i keq, eshte babi im. Edhe pse sme ka munguar asnjehere mbeshtetja e tij, doja qe ai te ishte ndryshe. Eshte dhe ajo shprehja: "Gjeja e vetme qe mund te beje nje baba per femijet e tij eshte te doje nenen e tyre" Kaq do doja qe ai ta linte ate alkool te mallkuar. Qe te ishim edhe ne te qete e te lumtur. Tani eshte i semure dhe prap vazhdon te pije. Mbase atje gjen qetesine, por dua qe nje dite gjithcka te ndryshoje.I Kuptoj shume mire vajzat e vuajne kete gje, i kuptoj se e vuaj dhe vet nje gje te tille. Faleminderit
Pershendetje Anabel! Po te shkruaj dhe un me nje profil tjeter sepse nuk kam deshire qe te publikohet emri im edhe pse nuk eshte ndonje histori kushedi. Jam nje djal 20 vjecar me origjine nga Tirana por qe kam disa vite qe nuk jetoj me ne vendin tim. Kam lindur ne Gjermani por ne moshe 5 vjecare jam kthyer ne Shqiperi ku kam kaluar aty femijerine time deri ne fillimet e adoleshences! Familja ime perbehej dhe perbehet nga prinderit e mi dhe nje vella ne moshe me i madh se une. Jetonim ne nje lagje te Tiranes dhe un bashk me vellain ndanim te njejten shoqeri.Shpesh her kur dilnim me shoket vellai im me perbuzte dhe me thoshte qe un nuk duhet te dilja me te dhe me shoket ' e tij' sepse isha me i vogel dhe duhet te rrija me mamin sepse isha cun mami. Une isha shume i lidhur me maman time sepse kam qene nje femije shum i dashur qe kishte nevoje per dashuri dhe ne te njejten kohe e jepte ate. Kane qene vitet me te bukura te jetes sime si cdo femije por dhe me te trishtat. Mbaj mend qe kthehesha nga rruga ne shtepi duke qare sepse vellai im me tallte dhe me detyronte te kthehesha ne shtepi. Ai kishte 3 vjet me shum se un dhe kur une isha i vogel ai ishte ne moshen e pubertetit ku cdo gje ishte 'Une dhe bota ime' dhe nuk mendonte shum per gjerat qe bente , si cdo moshatar i tij ne fund te fundit. Un isha gjithmon vetem ose me maman time qe fatmiresisht ishte ne shtepi gjithmon. Qaja ne ndonje cep shtepie ose ne dhome dhe mendoja se un kisha dicka ndryshe nga te tjeret. Kam qene dhe jam akoma nje njeri qe mendon shume, qe i ben shume pyetje vetes dhe qe ka shume ' pse' perbrenda . Shum her mendoja te vrisja veten sepse nuk jetoja dot me ate fryme perbuzjeje.Mbaj mend njehere isha ne tarrace dhe doja te hidhesha por gjithmone mendoja per dhimbjen qe mund te shkaktoja tek mamaja ime dhe ne ate moment stepesha mbrapa dhe nuk guxoja ti beja nje gje te tille familjes time. Jam rritur me nje vuajtje te brendshme dhe askush nuk ka mundur ta kuptoje. E di qe ka qen dicka e kote por kur je femije i perjeton gjerat me nje tjeter fryme. Tani jam rritur dhe me vellain tim kam nje raport te mire por un asnjeher nuk hapem me te dhe asnjeher nuk bej shaka ose 'luaj' me te sepse brenda meje ka ngelur akoma dicka nga ajo femijeri e 'hidhur' dhe dicka qe me ndalon ta perqafoj dhe te kem me te nje konfidence deri sa ti tregoj cdo gje timen. Ai nuk eshte 'miku im me i mire' sic duhet te jet cdo vella. Un do jepja dhe jeten per te por nuk mund ti shpreh ate qe ndjej sepse brenda meje ka akoma plage per nje femijeri te pa perjetuar ne menyre te rrjedhshme sepse shpesh here kjo e drejte me ndalohej. Ndoshta nuk arri te shpreh mire cfare kam perjetuar dhe mund te duket pa kuptim por ende sot un kam mbetur nje njeri i ndjeshem dhe i mbyllur, me shume pse brenda vetes. Do te doja ti them cdo njeriu qe ndoshta sillet ne menyre te tille me me te vegjel ne menyre shaka apo jo: Asnjehere nuk dime se cfare ka brenda nje njeriu dhe asnjehere nuk e dime si si ky njeri mund te perjetoje dicka te thene nga ne. Un sot jam rritur me frymen te mos gjykoj njeri, te mos mesoj ose jap keshilla tek njerez qe jane ne situata te veshtira sepse mund te besh zgjedhjen e duhur kur je ne vendin e duhur , dhe ne vendin e duhur eshte ai qe e perjeton kete gje
Edhe une jam ai femija, por une nuk jam as femija viktime, as femija qe ja doli nje dite. Une jam femija qe ja kam dal cdo dite. Jam heroina e vetvetes. Ne rastin tim si prindi mashkull, si prindi femer, ishin fajtor edhe pse ne drejtime te ndryshme. Por nuk po shkruaj as per te folur per dhune fizike/verbale/mendore ne detaje. Nuk e ve ne dyshim qe pershkrimi i detajeve nga leter-shkruesit mund te sherbej si nje katharsis shoqeror, por viktimizimi nuk eshte ne stilin tim. Nuk ka patur dite te jetes sime, as kur kam qene femije, qe te jem ndjere e mposhtur apo vikitime. Kam qeshur cdo dite, jo per te hir te atij stereotipit qe "qesh ai qe qan", apo "tregon force ai qe vuan", jo! Por sepse e dua jeten! Sepse isha femija qe mori situaten ne dore! Po, po, sado e pabesueshme mund t'ju duket, une i dhashe fund marrdhenies se prinderve te mi, me forcen time te karakterit, komunikimit dhe bindjes. Sot jane te gjithe te qete dhe vllai e motra.ime u rriten pa i njohur te tilla situata. Jo, nuk ka asgje te vecante te une! Por e dua shume jeten! Kjo duhet te jete forca juaj. Permes gjithe situatave, une nuk ndala kurre se argetuari e se mesuari e se zhvilluari veten. Qe kur mesova te lexoj, e deri sot kam lexuar rreth 80 libra cdo vit. Jo sepse ata qe vijne nga familje te veshtira, mesojne me shume, jo! Por sepse me pelqen mua keshtu! Sepse cfaredo te ndodhi nuk mund te ndaloj rrugen time sepse une dua te jetoj, jo te frymoj e te ankohem. Nuk jam nje njeri i suksesshem, akoma! Por jam nje qenie njerezore e suksesshme! Askush nuk me ka mesuar asgje, Vlerat, parinet e mia, i kam hulumtuar e perzgjedhur vete. E kam percaktuar vete kush jam, dhe jo e shkuara apo problemet e mia. As me vjen keq per te shkuaren, kam jetuar. Dhimbja eshte ne fund te fundit prove qe jemi gjalle, standart i jetes. E kuptoj fare mire se te hapesh zemren, te ben te ndjehesh me mire ndaj e vleresoj hapsiren qe Anabel u jep te gjitheve Por eshte kurajo ajo qe te ben te ndjehesh i lavdishem! Dhe kjo eshte shume me mire. Ndonjehere duhet te dini te dalloni kur eshte koha qe ankesat tja lene vendin marrjes se situates ne dore. Pasi ta beni do e kuptoni se nuk ishte aq e veshtire! Askush nuk do vij t'ju shpetoje, t'ju zgjidhi hallet apo t'ju ofroj zgjidhje. Heroi ka vdekur po aq sa Zoti! Ju jeni Zoti dhe heroi i vetvetes! Pertej toneve re forta, shpresoj qe dikush ta DEGJOJE mesazhin qe doja te percillja.
E ke pyetur ndonjehere veten pse viktimat e dhunes ne familje qendrojne? A nuk ju duket qe kjo pyetje ne vend qe te jete nje pyetje dashamirese kthehet ne nje pyetje fajesuese? Se kur s’te prek, thua qe edhe ajo e ka fajin, te mos e duroje, te mos qendroje… Ah sikur. Ka pafund arsye te faktuara si shkaktare te mos largimit te viktimave, duke nisur nga ato familjaret, ekonomiket, socialet e psikologjiket. Rasti im ishte ndryshe, une nuk e dija qe po dhunohesha, sepse te dhunohesh do te thote te te vihet dore, te te uleritet, shtyhet, hakerrehet a dicka e dhunshme. E si mund te dhunohet e pranoje dhunen nje vajze si une? Nje vajze qe ka gjithe problemet e botes fundja, edhe si ti, por qe ka arritur cdo gje vete, e arsimuar me mesatare shume te larte, e punesuar ne pune teper te mira, e angazhuar me aktivitete te panumerta ne shoqerine civile, miq te vertete te shumte e udhetime te panumerta trajnuese. Nje vajze qe e do shume veten. Keshtu mendoja te pakten. Presionet e vazhdueshme psikologjike te ardhura nga nje zoteri I buzeqeshur, me ze te ulet e nje kollare qe I shkon me ngjyren e syve nuk vihen re, nuk kuptohen e jo me te mblidhen e perceptohen si nje cenim. Kontrrolli abuzuesh se si, me ke, kur flas e shoqerohem me miqte e mi ishte nje shenje dashurie e kujdesi, se bota eshte shume e eger e une kisha nevoje per mbrojtje (???). Incluencimi i tij tek vendimet e mia nga me te parendesishmet deri tek ato profesionale sa vinte e rritej e kthehej ne ezaurues e frustrues, shkonte me lodhes nese nuk e degjojaindesha. C’eshte kjo mani e meshkujve shqiptare per te te mesuar cdo gje?! E pabesueshme. E dallueshme ne shikimin ndjenja e tij e inferioritetit por prap e pandalueshme helmi, analiza, kritika konstruktive (do ju shkruaj nje dite tjeter per kritiken konstruktive, kjo e perditshmja e jona eshte destruktive). E sa me shume te afirmohesha aq me te sikletshme beheshin takimet tona. Jo pak here, isha nje zhgenjim per vendimet qe merrja, menyren sesi vishesha (smart casual gjithemone), angazhimet e dites e shoqerine me djemte. Nje torture zvarritese qe I kosnideroja si nje sfide per nje person te forte si une. Duke menduar se do I kalonim keto keqkuptime a do e ‘zbusja’ koha kalonte. Ndjesite e sikletit qe si do pranohet nese une ndahem, frika e ndryshimit te rutines, te ndejtjes vetem, te mos perballimit te presionit ishin gjithmone me te medhaja se ndjenja per te larguar veten nga kjo situate e pakuptime. Derisa vjen nje moment (heret ose vone vjen, nuk ka mundesine me te vogel te jete ndryshe, po te jete me mire shpejt dreqin) qe ti vendosesh ne nje udhekryq e ose zgjedh te jesh viktima e jetes tende, ose heroi I saj. E sigurisht qe do jesh heroi I vetes tende. E gjithe cfare duhet dashuri e respekt I forte per veten, motivimi I vetem per cdo vendim.
Me vjen mire qe u hap tema per dhune mirepo po shoh qe jane vetem gocat ato qe po adresohen dhe une desha ta tregoj historine time edhe pse jam e sigurt qe do paragjykohem shume.Jam ne lidhje me nje goce qe 3 vite ne fillim ishte mire dhe kishim disa zenka normale mirepo pas fejeses filloi te behet shume agresive.Nga vajza e embel kaloi ne vajzen qe neqoftese nuk ja hap telefonin do e degjoje 2 ore tek bertet si e cmendur.Pastaj me ka ndodhur 2 here me ka goditur shpulle derisa darkonim ne nje restorant arsyeja e vetme se pse kisha harruar te bleja ciagare.Eshte bere shume e rende kur i them nuk e pranon fillon debaton e kthehet perseri ne agresivitet.E dua provova ta lash mirepo smunda e dua.Do paragjykohem e di mirepo dhuna nuk eshte vetem fizike ndonjehere te dhemb me shume ajo ne shpirt.
Pershendetje anabel. Ke hapur nje teme te gjere&te pa fund, mbi dhunen ne familje. Eshte nje plage e thelle e shoqerise sone ky fenomen dhe ne vjen jashtezakonisht keq per te gjitha ato femra, qe kane jetuar ose jetojn nje ekzistenc te till. Fatmiresisht prinderit e mi nuk kane kaluar ne 30vjete martese, raste ekstreme, madje dhe ate nje shpulle qe ka marr ime me, para shume vitesh, im ate e mendoi gjate e mire me pas nga qendrimi fort i mamase dhe nga reagimi im. Por kur kujtoj te shkuaren, me vjen te qaj & me lindin shume pyetje, sot qe jam bere vete me femije. Si ka mundesi mendoj, qe njerezit te rrojn per sy e faqe te botes? A ja vlen gjithe jeta te kalohet keshtu? Me eshte ngulitur ne mendje nje skene , qe s'kam per ta harruar sa te jem gjalle : isha adoleshente, shkonim fundjavave tek gjyshja e gjyshi qe kishin pak qe ishin shperngulur ne tirane bashk me dajen. Nje nga keto fundjavat e uruara, teksa shkoj me mamin & motren time femije atehere, gjej ne kuzhin gjyshin qe ia kishte shtruar nje alamet dreke dhenderrit qe vinte nga fshati, ne nje kohe qe nga dhoma tjeter, gjej tezen time pothujse ne gjendje kome ne krevat, me gjyshen qe i qante mbi koke. U shokova&largova motren, se po gezonte te takonte tezen. Mami im u zverdh e filloj te qante gjithashtu. E kuptova shume mire cfare i kishte ndodhur. E kishte rrahur aq shume saqe nuk i dallonte mish i bardhe ne trup. I flisnin, por vetem renkonte. Pyeta gjyshen c'ishte ky absurditet, por me tha qe s'kish c'me duhej, se isha e vogel. Dola&nje here nga kuzhina, ende pa pershendetur burrat, se drekes me mikun i ishte bashkuar dhe dajua. Nuk iu besoja syve : ne nje skene shihja burra te lumtur tek iu rrinte ne kembe nusja dajes me sherbimin e drekes & ne dhomen tjeter nje grua po jepte shpirt. Dhe askush nuk thosh asgje, perkundrazi, pritej krimineli si mik. Ne ate cast, mendova : si ka mundesi nje prind, nje vella apo kushdo familjar, te shoh femijen a motren ne ate gjendje, e ta ftoj e pres si mik kafshen...do ta bente? Po ja qe po e benin. Iu drejtova me shume guxim gjyshit, se fjale femre ne ate shtepi nuk ishte degjuar ndonjehere. E pyeta direkt se si kishte mundesi ta priste dhenderrin ashtu kur e kish te bijen ne gjendje kome prej duarve te tij? U ngriten te dy, gjyshi & dajua e me nxorren jasht & me thane mos tiu shkelja me ne shtepi, se nuk ishin punet e mia ato. Ika, mami nuk me ndoqi pas. Mora motren time dhe ika. Nuk ndodhi asgje e re me pas, tezja e mori veten pas nje muaji dhe u kthye tek ai, se turp, se kush do me mbaj, ne nje kohe qe djali i ishte rritur e vete punonte, se kish zanat. Vazhdojne njesoj, por jo me te njejten shkall dhune, se jane plakur dhe tezja ime ka luajtur mendsh pothuajse. Kur ndodhte atehere ose dhe sot, kur takohemi a degjohemi, te me qahet, ia kthej direkt qe e ka fajin vete & vetem vete. I them se e meritonte dhe e meriton ate jete vetem me terror, frike, dhune dhe zi, se nuk behej e zonja kur i kishte te gjitha mundesit te shkeputej nga terrori, pa pritur te tjeret ta shpetonin&pse prinderit e mi i ofruan mbeshtetje. Me vjen keq per cdo femer qe vuan te tilla situata & uroj te behen te forta. Me mire nje jete ne mizerje se sa me dhune. Flm per mundesine e shprehjes. Nqs e boton, te lutem, me ruaj anonimatin.
Po ta nis kete leter me nje fb fallco se emrin tim nuk dua ta di as vet aq kam turp nga vetja aq deshiroj te kthehem ne kohe ti rregulloj gjerat nga e para por e pamundur.Jam une ai abuzues,agresiv,posesiv ai qe shkatrroi gjithcka.Jam rritur keshtu me dhune me qarje me bertima skam pasur dashuri thash do rritem une do behem ndryshe sdo jem si ai qe shkaterroi familjen por u bera ashtu e me keq ndoshta.Isha ne nje lidhje per 3 vite me gocen me intelegjente me te bukuren me te emblen ate qe me beri te besoja se kam ndryshuar nuk jam me agresiv mirepo vitin e fundit u bera aq xhelox aq agresiv madje edhe e godita disa here e pastaj deshiroja te me falte e lusja aq shume sa prape kthehej edhe lutja ne agresivitet.Kishte frike dhe te me linte keshtu i kishte thene nje shokut derisa nje dite morri guximin dhe iku.E doja shumeee teper do thoni jo do me paragjykoni e doja nuk isha une ai ishte si nje transformin i imi i shpifur.Nuk e ndoqa se beri mire qe iku nga une ajo meriton me te mirin e une jam larg per te qene me i miri.E urrej veten per kete dua te gjej force te luftoj kete gje por kam frike se do shfaqet prape.
Pershendetje Anabel, desha te ndaj eksperiencen time sa i perket dhunes dhe joharmonise ne familje... Mar shkas nga letra e vajzes me heret,, kam kaluar nje femijeri jo te qete,, nuk ka pasur nate qe prinderit e mi ngateroheshin, ikja ne gjume qe ne oren 8 qe mos te isha ne te njejten dhome ku ata grindeshib,, por ce do?? Bertitmat e tij ne 22 apo dhe me vone kur u kthente nga shtepia u degjonin ne lagje e jo me ne dhomen ku flija une,, me vone kur ika be studime ne kryeqytet nuk me behej as te shkoja ne shtepi,, edhe pse nxenese e shkeqyer gjithmone kishte dicka qe nuk shkonte,, gjithmone me nerva ne shpi,,, fati im ishte te fitoja burse jashte shtetit per te filluar studimet, aty njoha dhe burrin tim,, ngela shtatzane, nderkohe rrumuja ne familje skishte mbarim!!! Sa keq me vinte per mamin !!!! por keto nenat e shkreta tonat durojne aq shume , saqe zemra e tyre nuk mbAn me,, per fat te keq keshtu ndodhi dhe me mamin tim, vdiq, nderkohe qe une prisja femijen tim te pare,, sa here jam lutur Zotit qe ata te ndaheshin, sa here i thoja mamit ta linte ate mizerje qe na shkaterroji familjen!!! Por fati deshi qe ajo te ikte larg shume larg nga ai!! E ai nuk e njef nipin e tij, por ka akoma kurajo te me kerkoje leke sa here qe mer kredi apo ben shpenzime,, dhe me e keqja eshte qe une vazhdoj ti coj leke, edhe pse shume here le veten time keq!! Nuk e di por kam ndjenja te turbullta / te paqarta per te,, dua ti shkepus komplet maredheniet,, dua ti them qe sdua ta di a je gjalle,, me ler te jetoj jeten time, familjen time, por akoma nuk e kam bere, nuk kam kurajo me duket sikur e kam akoma frike, qe ng ato momentet e femijerise qe na rrihte apo kur kercenonte mamin,,i kam shume te qarta ne memorien tine,,,Dikush me thote 'eshte babi jot i mire apo i keq, ta ka bere koken' ,, po mua nga momenti qe mami im nuk eshte nuk dua te di a ekzston ai apo jo!!!!! Mendoj qe duhet vepruar ne kohe, te lihet mentaliteti menjane, sa nuk eshte vone!!! Kjo per te gjitha mamat e vajzat,,,beni te pamunduren mos u nenshtroni, e di qe eshte veshtire,por ju te pakten keni shansin qe te beni dicka, sa seshte vone! Ps, anonim pls! Faleminderit anabel!
Pershendetje Anabel, Jam nje lexuese e rregullt e faqes tuaj sepse me pelqen vertet . Tema e dites se sotme me solli shume kujtime te trishta te femijerise sime ku dhe une isha nje femije viktime i dhunes familjare. Nuk kam deshre te ilustroj detajet e asaj historie por doja vetem te ndaja me lexuesit e faqes dicka qe mua me ka shoqeuar deri me sot... Une e dua babain tim ..aq shume sa dhe jeten do e jepja per te ama ashtu si me ka lenduar ai se ka bere asnje njeri gjer me sot...me ka lenduar shpirtin e nje vajze te vogel qe donte harmoni dhe gezim ne familjen e saj. Theksoj qe babi im ska qene kurre alkolist apo kumarxhi perkundrazi ka qene nje njeri shume i respektuar dhe me pozite te mire..madje ka investuar shume ne shkollimin tim dhe me ka nxitur gjithmone te ec perpara..por arsyeja pse ai dhunonte mamane time ishte e thjeshte, ai nuk e donte ate. Ne ditet e sotme ata jane akoma bashke dhe ai ka ndryshuar jashtmase dhe me te..por brenda meje ai ka lene nje femije te frikesuar dhe te trumatizuar ndaj do konflikti ...veshur nga nje karakter i forte dhe ashpersi te theksuar . Ju drejtohem atyre vajzave qe kane qene ne te njejten pozite ose fatkeqesisht vazhdojne te jene...te kene kurajo dhe deshire per jete.. ndersa atyre nenave qe dhunohen..ju them etem dicka ..Kam qene femije ashtu si femija juaj ..kam patur frike te jem femije i dy prinderve te ndare..e kam dashur me shpirt bbain tim..por kurre sdo kisha dashur ne jete ta shhja nenen time te vuante ashtu..ndaj beni ate cka ehste me e mire per femijen tuaj..dhe nese kjo do te thote te mos jete afer babait te tij.. Do preferoja te mbetesha anonime anabel..ju pershendes .
Mrb anabel,te pergezoj per temat qe hap dhe per keto letrat qe na jep mundesi te shkruajme.Do zoti ndergjegjesohen pak njerezit dhe kuptojne ne cfar shoqerie po jetojme.Vendosa te shkr duke marr shkas nga sts i fundit.E ke pyet ndonjeher veten se pse keta njerez te dhunuar qendrojne prap me ate qe i dhunon.E kam pyet veten dhe e rikampyet disa here dhe pergjigja esht qe jemi ne femijet ata qe i cojne ne kete sakrific qe ata bejne.Kur ishim te vegjel se kuptonim po tani po.Ne fakt une jam pro ndarjes edhe pse prinderit e mi nuk jane ndare,do doja te ishte ber e mendoj ndonjer tek e shoh nenen time ne ate gjendje.Ka qene pre e nje dhune si fizike dhe psikologjike te madhe nga im ate dhe njerezit e tij sa sot e kesaj dite un nuk flas me ata.Do doja te ndaheshin po jo ajo duroi dhimbjen per ne qe te mos pesonim ne na nje traum po me mire nje fund me dhimbje se nje dhimbje pa fund.Tani me rritjen tone im ate ka rene shume dhe nuk esht si me pare,po cme vlen kur ate,engjellin qe duhet te jete per kedo ,nenen ma shkaterroi,e shoh te menduar,qan ter kohen,syte e saj vetem me lot i shoh,jam munduar shume po shume duke u bere mikja e ne njefar menyre psikologia e saj,duke e pyet e duke e bere te shfryhet qe ta nxjerr dhimbjen qe ka ne shpirt,qe ne fakt ate do e ket gjithmon.Pas disa kohesh e ka marr veten eshte me mir tani po jo si te tjeret e qeshur...sa per ate sdi cte them e kam baba e do e kem gjithmon po ato qe i ka ber dhe sot e kesaj dite ai perballet me mua se slejoj askend tme cenoj tek ajo as babain, as njeri,prandaj para se te gjykoni te tjeret hidhini nje sy vetes,e tregoni qe ekziston pak njerzillik akoma tek ne.Vleresoni ata qe e meritojne dhe ata qe se meritojne,jipini ate qe duan.Nuk ka me te shtrenjte se nena ,asnjeri nuk e ze vendin e saj.
E dashur Anabel, Une per vite me rralle kam punuar me viktimat e dhunes ne familje kryesisht gra dhe femije. Tipike e dhunes eshte fakti qe procesi eshte ciklik, dhuna perseritet dhe perseritet dhe per kete ekziston nje teori qe e shpjegon ne detaje. Me pak fjale, cikli fillon me tensionimin e marredhenies per shkaqe kote, me tej degradon ne dhune dhe pastaj kemi fazen e honey moon ku burri pendohet, kerkon falje, gruaja/ e dashura e fal dhe keshtu me tensionin e pare qe paraqitet me çiftit, historia perseritet. Ne kohet qe une kam qene ne kontakt me viktimat e dhunes, ishte norme fakti qe vajzat/ grate drejtoheshin per ndihme, le te themi cdo 6 muaj. Kemi pasur momente qe rasti eshte ndjekur hap pas hapi deri ne divorc dhe ne momentin e fundit, grate ktheheshin mbrapsht dhe gjithe mundi hidhej ne toke. Fillimisht ndihesha e frustruar por e verteta qendron ne faktin qe duhet te jene ato ( grate dhe vajzat e dhunuara) qe duhet ta marrin vendimin dhe askush tjeter. Tani, ne realitetin tone patriarkal eshte shume e veshtire, duke marre parasysh faktin qe kulturalisht vajzat rriten me idene e princit te kalter, se kur do martohen çdo gje do ndryshoje dhe normalisht do kene status tjeter me te respektuar ne shoqeri. Tani, veshtiresia e ndarjes nga dhunuesi shpesh here qendron ne faktin se keto vajza e kane te veshtire te ndahen nga endrra e tyre, nga nje ide me te cilen ato jane rritur dhe eshte bere pjese e identitetit te tyre. Ndaj pjesa me e veshtire e ndarjes eshte te heqesh dore nga idea se TI merr vlere nga nje mashkull. Per kete duhet suporti i forte i familjes dhe shoqerise. Problem i madh eshte kur ky jo vetem mungon por familja e shtyen vajzen te hesht dhe ta pranoje gjendjen e saj vetem per hir te opinionit. Tani sugjerim im eshte, nqs deshironi te dilni nga situata te tilla, fillimisht konsultoheni me qendrat e grave antidhune qe sot gjinden ne te gjithe Shqiperine dhe bejne nje pune shume te mire dhe mbi te gjitha studioni, punoni dhe behuni indipendente dhe jepni vlere vetes. Askush nuk ka te drejte t"ju fyej verbalisht, le te vendose dore. Vetem JU e keni ne dore te shkeputeni nga cikli dhunes
Para 4 vjetesh u dashuri im tentoi te me godiste. Ai nuk ishte person i dhunshem por, ne ato momente doli nga vetja. Une e di qe ai nuk ishte njeri i tille sepse jetonim nje lidhje prej 8 vjetesh dhe kjo ishte hera e pare. Une e doja shume ate, megjithate me teper dua veten. Ajo dore e ngritur ne ajer, qe tentoi te kthehej ne shuplake mbi fytyren time, mbeti kujtimi i fundit prej tij. Vajza respektoni veten. Tregojini vendin cdo mashkulli qe ju trajton si prone. Vajza, duajeni pak me teper veten tuaj. Vajza, jepini ngjyra jetes tuaj. MOS E LEJO DHUNEN TE DIKTOJE JETEN TENDE!
Si fillim dua te falenderoj x kte teme se kam kohe qe dua te shpreh dicka nga pjesa e dhunes dhe sdi ku te flas...Do i bie shkurt Kam patur nje lidhje 3 vjecare me nje vajze ktu ne tr dhe ne fillim as q me shkonte ndermend te merresha me te e jo me ti vija dore... Kaloi nje vit dhe fillova ta dashuroj por ne te njejten kohe e cilesoja si prone. Hej zot si jemi ne meshkujt . Cprone e kisha un ate se nuk e bleva me lek e me certifikate pronesie.. Mendjengushtesia sa vinte e behej me e ngushte dhe ja kam nxire jeten dhe pse e doja shume. Arriti puna ti jepja shuplaken e pare ... Se doja veten me pas.. Po do ti qe u mesua dora me vone e kam trajtuar shume keq dhe me vjen zor ta tregoj.. Pervec ofensimeve te pafundme nga me te peshtirat E kam nxire dhe e kam rrahur si kafshe. Si perfundim jemi ndare sepse un ja kerkova .Nuk mund te mbaja dike qe do e dhunoja serish pavarsisht se ziheshim gjithmon vinte te une. Mesova shume nga ato gabime dhe sot jam i fejuar dhe jam shum krenar se cfare jam bere apo si e trajtoj te fejuaren ....Per te vene dore kurrsesi se mendoj sepse cdo debat e kam kaluar me qetesi dhe me politike pa ngritje zeri apo te bertitura.. Cuna dhe ju palo burra femrat na provokojne ti godasim ndonjeher po sdo ishte mir ta benim.. Cdo gje e ka nje zgjidhje dhe padyshim qe kjo seshte dhuna. Respektojini dhe mos i konsideroni si prone nese dicka nuk shkon asnjeher ska per te shkuar dhe ta harroni qe ka per ta rregulluar dhuna ... #StopDhunesNdajFemrave Ps: Besoj se se shpejti marr lajm mos e kam te fejuaren shtatzane dhe nese po me shpirt do doja nje goce.
Eshte e 4 her qe km shkruar dhe e km fdhire prap msgn pse ka kaq vite qe e duroj ate monster e qe e quaj bab e babin perfekt ne sy te te tjereve. Kaq vite qe shtirem ! Por vetem sot ka shar e bertit mbi 20 her. Ai esht egoist don vetem veten e tij detyrimet e tij si prind i quan sikur po me ben nder. Esht me mentalitetin e rend se po bertiti te tjeret do e lavderojn e do thon burr zotni. Kam filluar ta urrej ! I lutem zotit cdo dit tme bej mos ti harroj asgje nga dhuna nga stressi qe me ka shkaktuar cdo dit pasi un harroj kam harruar per gjith kto vite shum dhun e gabime te tij e sa esht qetsu e kam fal. Me ka ardh keq kur esht semur kam qar per ate . Me shpifet vetja per kte. Ai i paafte per te ber asgje dhe deshtimet e tij t njepasnjeshme i kthen ne dhune qe ne mos t flasim mos tja permendim, e nqs nuk flet ai te shkel neper kemb e ti mer te drejtat dhe me fare madje vazhdon e te quan dhe injorante ai analfabeti qe mezi lexon dhe nuk di te shkruaj as msg n tel, te quan dhe nqs e lejon madje fillon dhe ta besoj qe ti ne degen me te kerkuar te universitetit, me nje autoritet ne shoqeri ku te gjithe te kan zili don te te nenshtroje nje injorant. Asaj i frikem se kur un te arrij te dal ne jet e te behem e sukseshme e ai si nje frikacak do vij t lepihet te behet i urt gjingj un do harroj cme ka ber. Sa her me ka goditur me ka shar pa lidhje ne nje dasem a n mes te rruges a ku di gj un n cvend ska ber si idjot ! Un vetem prej tij kam derdhur lot. E kam fotografuar veten e skuqur flak nga lotet dhe e rusj aty per kujtim . Qe te me jap force per te marr hak ! Kam menduar shpesh her te largohem nga shtepia por mami im gruaja m e lart qe ekziston nuk pranon per shkak te mentalitetit e un vetem smundem se kush do ndaj mamin pastaj ! Por edhe jo vetem per kte por edhe per faktin e lartpermendur se askush nuk e di me verte gjendjen time pasi un kam mundur ta fsheh e si jam hapur kurr askujt nga shoqeria. Kshu qe un do dal kurva n sy t tjereve e askush sdo me rrespektoj e ne dor te po nje trapi te till mund te bija prap. E pranoj tashme rri me te vetem per interes, te me paguaje shkollen . Nuk m plas m pse bertet n sy t t tjereve, dhe n shoqeri do filloj tu tregoj sme plas m fare .pse ti ruaj emrin dikujt qe e ben per krenari pse ti humb bemat ! Boll genjeva dhe bera sikur shum gjera sme pelqejn jo jo sme le ai ! Ai qe e tallin dhe e neperkembin tgjith shoqeria vet e dufin e shkarkon mbi ne qe per hir te vetes dhe dinjitetit domosdoshmerisjt te trasheguar nga nena e duroj dhe nuk e marr un e para goten tja hedh surratit. Oh si me vlon zemra nga inati gjith kto vite nga meshir dashuri pasiguri frik me jan kthyer te gjitha ne inatt ne mllef. E ai e ndjen perbuzjen time dhe kjo e cmend m teper por drru duroj e hipokrite e servilosje atij si bej ! Nga kjo kam krijuar dhe shum pasiguri e komplekse edhe per tu njoh me meshkuj e per t kriju nj lidhje. Ndahem me to.akoma pa u lidhur ! ai m mori femijerine. Me krisi dhe me shum adoleshencen e beri t njoh urrejtjen ne fillimet e rinis. E kaloj diten me libra dhe filma e duke enderruar per nje te neserme me te mir cdo.dit qe vjen. E di q sjam e vetmja qe kam shum shum shoqe t mijat qe vuajn keshtu edhe me keq ndoshta un po t pranoj t nenshtrohem e po t harroj t flas e te kem deshira e endra si cdo njeri me nivelin tim kulturor dhe nuk pesoj dhune psikologjike . Por un kurr sdo pranoj te nenshtrohem. Ps: kam mbajtur dikur ditar por skam guxuar kurr t shkruaj per kto gjera veten x budalliqe shkolle.. Nuk mundem dot ta pranoj qe mua m ndodhin te tilla gjera dhe duroj si shkruaj dot . Dikur m mbusheshin syt me lot tani kam dhembet e shtrenguar fort ! Me vjen aq keq per mamin e e du me fort se veten time e do ja dal x te e perveten time qe te behem dikushi dikush i madh n jeten time. E aty do gezoj suksesin e do marr hak kur te jemi ne kushte te barabarta un e forte e ai i dobet !
Pershendetje Anabel, Me vjen keq qe mund te jem kujtuar me vonese per kete leter por sot pashe temen e djeshme ne lidhje me dhunen ne familje dhe eshte tema qe me perket mua me teper se cilado prej temave qe shkruhen ne faqen te tuaj e te cilat i lexoj cdo dite. Une qe po te shkruaj jam nje vajze 21vjecare tashme. Ne dukje nuk e jap veten per ate qe mund te kem kaluar ne femijerine time por kush me njeh nga afer e kupton qe edhe une kam traumat e mia prej nje femijerie te ndrydhur e plot dhune ne familje. Historia fillon me prinderit e mi, u njohen dhe u martuan me shkuesi, ashtu sic ndodhte me shumicen e cifteve atehere. Mamaja ime nuk e njihte shume mire babain tim por u bazuan te fakti qe familja e tij ishte me mire se e saj dhe keshtu qe u martuan. Gjate fejeses nuk kane patur mundesi qe te njihen mire(se sic thote mamaja ime nuk kishte per ta marre kurre nese do e kishte njohur me pare.)keshtu qe u martuan. Qe pas dites se pare te maltese filluan shenjat e para.Babai im kishte qef te pinte dhe gjeja me e keqe ishte qe kete pije e kishte me sherr dreqin. Kur mamaja ime ishte shtatzene me mua dhuna nuk mungoi per asnje dite, serre, parate qe merrte nga shtepia dhe i linte ne bixhoz.te mendosh qe nje grua ne pritjen me te embel te saj te dhunohet ne ate menyre sa nuk mund te levize dot nga krevati eshte e tmerrshme. Linda une dhe asgje nuk ndryshoi , perseri sherr. Mamaja ime e kishte te veshtire ti kthente fjal sepse ishte mesuar ne familjen e saj qe te degjonte fjalet e burrit, e keshtu qe i duronte ato qe i ndodhnin. Kur une fillova te kuptoja e shihja mamane time qe qante ne qoshe te shtepise dhe nuk kishte as force per tu ngritur dhe si nje femije qe isha vetem i fshija lotet. Nuk kishim as lek per buke ndersa babai e kishte mendjen vetem te pinte dhe te luante bixhoz. Njerzit e tij nuk na perkrahen kurre, gjithmone vetem ironi degjonim prej tyre. Me pas erdhi ne jete vellai im, per te cilin jam kujdesur vet qe ne moshen 5vjecare qe isha sepse mamaja ime punonte ne nje dyqan peshku ku pastronte karkaleca. Pas shume sherresh mami vendosi te largohej, te kthehej te prinderit e saj dhe keshtu beri. Kemi jetuar per gjashte muaj te gjysherit e mi te cilet edhe pse pleq na mbajten shume here me mire sesa babai jone. Pas gjashte muajsh vjen babai im,mesa duket u kujtua per ne. I kerkoi mamit edhe nje shans, i kerkoi qe te kthehej sepse tashme kishte ndryshuar dhe mami duke e besuar dhe dukemos dashur te turperonte me as familjen e saj duke menduar qe ishte turp qe vajza te kthehej ne shtepi, u kthye perseri.kur erdhem e gjetem shtepine te zhveshur, nuk ishte asgje, vetem 4 muret, te gjitha te tjerat i ishte shitur sepse i kishte lene ne bixhoz. Babi filloi te sillej mire, nuk pinte tregohej me i kujdesshem, e gjitha zgjati vetem 3muaj, pastaj ju kthye zakonit.mamaja ime filloi te duronte edhe njehere nga fillimi te gjtiha e bashke me te edhe une dhe vellai im. Kishin kaluar 2 vjet nga kthimi dhe mami ishte shtatzen me motren. Perjetoi perseri ate dhune qe kishte perjetuar kur ishte shtatzen me mua dhe villain tim. Motra lindi dhe une kujdesesha per te sikur te ishte femija im, shkoja ne shkolle edhe ne pune me mamin dhe e ndihmoja sepse kishim nevoje per para ndersa babi vazhdoi perseri me avazin e tij. Tashme ishte mbushur kupa. Mami nuk e duronte me, i kthente fjale, iu hakerrye se do largohej pergjithmone dhe qe ai nuk do na shihte me dhe pak nga pak babi filloi te ndryshonte. Jane bere 10vjet qe ai nuk pi me,nuk ushtron me dhune,nuk e ngri me zerin. E sheh qe ne u rritem dhe nuk mund te na trajtoj me si me pare, ka ulur koken, ndoshta mosha e dorezoi, ndoshta rebelimi i mamase time, ndoshta i vuri gishtin kokes, nuk di cte them. Megjithate une kam qene femija me i madh, i mbaj mend te gjitha ato qe kam pare me syte e mi. Akoma sot trembem te shoh ne rruge nje njeri te pire, dridhem dhe behem keq. Jam e lidhur prej dy vjetesh menje djale qe me do dhe e dua shume, por nuk mund ta lejoj ate te pije qofte edhe nje birre sepse kam frike se historia do perseritet. Eshte i vetmi qe di nje pjese te historise time(sepse te gjithe historine, nuk do mjaftonte nje jete per ta treguar)dhe me pranon me te mirat dhe te keqijat e mia. Te gjithe na kane zili ne fisin tone sepse jemi rritur dhe edukuar kaq mire nga mamaja ime edhe pse nuk kemi patur asgje. Mes sakrificash dhe mundimesh mbarova shkollen e larte dhe askush nuk ma tha nje fjale te mire por nuk me interesojne fjalet, kur veprat e tyre kane munguar kur kisha nevoje me teper se kurre. Marrdhenia me babin eshte shume me mire, mami eshte heroina ime, eshte idhulli im per forcen e saj. Ju pershendes te gjitheve dhe ju them beni kujdes, thuajini jo dhunes,per cdo konflikt mosmarrveshje qe keni ne familje ngrini zerin, por bejeni ate perpara se tju degjojne femijet perndryshe cdo gje le gjurme ne mendjen kujtesen dhe shpirtin e nje femije.