Shopping now!

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele për çdo stil e xhep

5 Nëntor 2017

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele

Në momentin që hyn nëntori, të gjithë biem dakort pa zë se kemi hyrë në sezonin e festave. Qyteti fillon të zbukurohet e ndriçohet, vera shijon më shumë e ngrohtë dhe atmosfera ndihet kudo. Me festat vijnë dhe festimet, sigurisht. Për të pakësuar stresin para një eventi, fustanet i blejmë që tani.

Për vajzat casual, të thjeshta dhe cool

E kuptojmë që festat e fundvitit janë një periudhë glamoroze, por ndoshta nuk doni të pispilloseni shumë. Një fustan të thjeshtë, këpucë të rehatshme dhe flokë të butë.

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele

Perfekt është ky fustan nga Pinko në ngjyrë të ëmbël, i cili vjen me një çmim shumë ekonomik. Kushton vetëm 96 euro. Shtoni një pallto apo pellush të rëndë, çfarëdolloj këpuce të dëshironi, dhe jeni gati.

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele

Po ashtu edhe kjo kryevepër nga & Other Stories me printe galaksish. Një fustan fun që përcjell pozitivitet dhe të kujton qiellin me fishekzjarrë. Pjesë e koleksionit të 2016, kushton 75 euro.

Për klasiken e përjetshme

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele

A ka material më të butë se veluri? Fustani ka linja shumë të thjeshta dhe një e çarë sensuale në anën e majtë. Me një palë taka që me siguri i keni në garderobë dhe vëthë të rëndë, do të dukeni fiks ashtu siç e imagjinoni veten. Një punim kaq cilësor nga Cachet do ta lehtësojë kuletën tuaj vetëm me 70 euro.

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele

Ndërsa për klasiket ekstra klasike, sugjerojmë këtë fustan nga Moschino me perla të mëdha në jakë. Është i gjatë deri në gju dhe qëndron pas trupit. Edhe fustan, edhe bizhuteri. Kushton 159 euro.

Glamur, glamur, glamur

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele

Për gjithë vajzat dhe gratë që do ta festojnë vigjiljen apo Vitin e Ri në restorantin më lukzos në qytet, rekomandojmë dy punime nga Valdrin Sahiti. Fustani i parë, në lejla të errët, është i punuar me tyl, ka shpatulla të zbuluara dhe formën A-line. Mund të bëhet i juaji për 126 euro.

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele

Ky fustan, po nga Valdrin Sahiti, rrëzëllen nga gurët në ije dhe ngjyra e ndezur. Pjesa në dekolte është e mbuluar me tyl të hollë ngjyrë mishi. Klasi në këtë fustan kushton 119 euro.

Për ato që nuk duan të shpenzojnë shumë

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele

Fundja, festat e fundvitit janë. Ky fustan nga Asos, në rozë të lehtë, është i përshtatshëm për  të gjitha ato që duan t’i ruajnë paratë për t’u dëfryer me miqtë. Është seksi, por edhe i ëmbël në të njëjtën kohë dhe kushton vetëm 25 euro. Zëre se tre pije në mbrëmje.

Fustanet për Krishtlindje e Vit të Ri blihen tani: Nga dy modele

Ose ky fustan i kuq nga Max&Co. E kuqja është e pagabueshme dhe silueta e drejtë dhe e thjeshtë, ju lë shumë vend për të aksesorizuar me rripa, çanta brezi, bizhuteri të mëdha apo pellushë gjigandë. Kushon 60 euro.