Meriton Mjekiqi është modeli nga Kosova që i ka hyrë televizionit, e ndërkohë po konkurron në “Dance with me”. S’ju vëmë faj nëse nuk jeni shumë familiarë me emrin apo pamjen e tij, por ky bukuroshi është le të themi pak më i hapur se ç’duhet.
I ftuar në “Pop Culture” në Top Channel, Meritoni që është dy metra djalë dhe ka një buzëqeshje ngjitëse foli për tipin e vajzave që pëlqen. Dhe nisi duke thënë se pëlqen vajzat me karakter, ndërkohë që gjestet e tij me duar tregonin gjithçka veç karakterit, gjoks dhe të pasme të mëdha.
Pastaj vijoi duke thënë se pëlqen vajzat oratore, por gjesti i bërë me gojë sërish na la të kuptojmë se nuk po flet për vajzat që flasin mirë, por ato që bëjnë seks oral të mirë. Kështu pra Meritoni, përtej çdo pritshmërie. Një rebel i vogël, dhe është vetëm 19 vjeç.