Për njëri-tjetrin

Të keqen e Babagjyshit: Dikush la 2,000 $ bakshish për një vakt 17 dollarësh

15 Dhjetor 2017

Të keqen e Babagjyshit: Dikush la 2,000 $ bakshish për një vakt

Krishtlindjet erdhën më herët për punonjësit në një restorant në Arizona. Ata tregojnë se një burrë i panjohur hyri brenda në restorant dhe porositi vezë më proshutë.

Vakti i tij kushonte vetëm 17 dollarë, por ‘i dërguari i Perëndisë’ u tregua shumë bujar dhe dha 2000 dollarë bakshish. Një shumë e majme që siç shkruante në faturë, duhej ndarë për të nëntë punonjësit e restorantit.

Të keqen e Babagjyshit: Dikush la 2,000 $ bakshish për një vakt

“Kur e dëgjon në lajmë, s’e mendon kurrë se do të ndodhë ty, por 200 dollarë bëjnë një diferencë shumë të madhe në rrogën e një kuzhinieri, apo kamarieri,” tregon menaxherja e restorantit për CNN, shumë e emocionuar që dikush është treguar kaq bujar në prag të festave të fundvitit.