Lidhja pa konflikte sigurisht që bëhet e mërzitshme dhe shumë monotone. Ndonjëherë debatet janë ato të cilat shtojnë pasionin, forcojnë marrëdhënien dhe pse jo, përmirësojnë komunikimin.
Normale në fakt, nuk do të ishte e kundërta, sikur ti dhe partneri të mos ziheshit kurrë për asgjë. Diçka me siguri nuk shkon!
Studime të kryera së fundmi nga ekspertë tregojnë se ekzistojnë disa lloje zënkash në çdo çift, të cilat janë të pashmangshme në një lidhje normale.
Rrjetet sociale
Instagrami është kthyer në armiku numër një të një çifti. Kush nuk është zënë për një ‘like’ apo për vëmendjen e tepërt që i/e dashura po i kushton atij dreq telefoni? Ah, është dhe një problem tjetër në fakt. Frika se përmes rrjeteve sociale, shanset që të kujtosh/shohësh ish-in janë të mëdha.
Paratë
Ok, qetësohuni! Është shumë normale që njëri të jetë kursimtari i mërzitshëm ndërsa tjetri qejfli pazaresh. Secili prej jush do t’ja hedh fajin tjetrit, por as kjo s’do të bëjë që financat tuaja të shtohen. Ajo ç’ka mund të bëni është që secili të kontribuojë dhe të zbresë me këmbë në tokë.Kush tha që bashkëjetesa është e thjeshtë?
Vëmendja!
Ai është indiferenti ndërsa ti bën gjithçka që kjo që nisët të funksionojë. Kështu ndodh zakonisht, njëri nga partnerët është më i angazhuar në lidhje se tjetri dhe sigurisht s’ndihet dhe aq mirë për këtë. Mos e vrisni mendjen! U ndodh të gjithëve.
Punët e shtëpisë
Të ndash punët e shtëpisë është faktori i 3-të më i rëndësishëm që një martesë të funksionojë, (e para është besimi tek njëri-tjetri dhe e dyta jeta e mirë seksuale). Nëse një çift nis të zihet për punë shtëpie është sepse njëri nga partnerët ndihet i shfrytëzuar dhe askush s’po e vëren këtë. Nëse i ndani dhe secili bën pjesën e tij, të gjithë janë të lumtur!
Burimi: The Independent