Angela Martini është shqiptare, ka jetuar në Zvicër, kryq e tërthor Amerikës dhe ka udhëtuar botën. Duket si njeri i vështirë për t’i bërë qejfin. Ja që Dragos ia gjeti telat.
Në një intervistë për një emision rumun, Angela rrëfeu se do të nisen së shpejti për muaj mjalti:
“Do të shkojmë në Zvicër dhe më pas në Seychelles. [E zgjodhi Dragos.] Unë s’kam qenë ndonjëherë atje. Dragos më tha që është një nga vendet më të bukura në botë.”
Le të flasim pak për Seychelles, që është një shtet dhe arkipelag në Afrikën Lindore.
Ishujt e Seychelles kanë ndoshta plazhet më të bukura në botë. Po ç’bëhet atje përveçse plazh?
Mund të vizitohet Vallee de Mai në Praslin, një pyll me 4000 pemë coco de mer të cilat janë në zhdukje. Mund të shihni një papagall të zi e plot shpendë e kafshë të rralla.

Mund të vizitohet një qytet i vockël fare, si Victoria në Mahe. Shtëpitë janë të ndërtuara në stilin Creole, sahati i qytetit është i argjendë dhe mos harroni të bëni pazar në Sir Selwyn Selwyn-Clarke Market. Dhe tempullin Hindu, mos harroni tempullin Hindu.

Mund të udhëtohet drejt ishujve të tjerë për të parë kafshë ekzotike si breshka gjigande apo peshkaqenë limoni(?) Mund të shëtisni pyjeve me mango dhe të zhyteni në thellësitë e ujërave të pastra.
Në fund dhe përmidis të gjithave, plazh. S’thonë kot që Seychelles kanë plazhet më të bukura në botë.
Dragos, të ulim kapelen.