Ija hapi Instagram dhe presidenti Ilir Meta shkoi ta përgëzonte në shtëpinë e saj në Bubq.
Ishte vetë Meta që ndau me ndjekësit në Instagram momente nga vizita, duke shkruar se s’mund të shkonte në Rinas pa kaluar më parë në shtëpinë e “Ijes së Besit”, siç njihet tani.
Në këtë video, Ija ia thotë copë presidentit që, meqë po shkon në Kroaci për një takim zyrtar dhe zonja Monika Kryemadhi nuk e pranon rolin e zonjës së parë, mund ta marrë Ijen si zonjë e parë.
“Nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit”, shkruan presidenti.
Videon e hap Besi, i cili mes bliceve të aparatëve fotografikë njofton se dyert e shtëpisë së Ijes janë të hapura për urime.
“Presim vizita se Ija ka hapur Instagram”, thotë Bes Kallaku në video, “Një nga miqtë tanë, që ka ardhur të urojë për hapjen e Instagram-it të Ijes është presidenti i republikës, zoti Ilir Meta.”
Më tej, Besi e pyet gjyshen e tij se çfarë kërkese ka për presidentin, dhe Ija i ka gjërat fort të qarta:
“Më tha që do të ikë në Kroaci, i thashë: “Më merr edhe mua si zonjë të parë”.
Pas kësaj, Ilir Meta shpërtheu në të qeshura dhe e përqafoi Ijen, pastaj ngriti edhe një dolli në emër të saj.
“Me jetë të paçim!”
Edhe pse Instagram-in e ka hapur vetëm dje, Ija numëron mbi 36 mijë ndjekës. Ajo ka postuar një sërë fotosh, në të cilat shumë me të nipin.