Një artiste nga Los Angeles pikturon vazhdimisht momente të jetës së një çifti – nga më të zakonshmet tek ato më të bukura. Amanda Oleander, ka tërhequr vëmendjen me pikturat e saj që në moshën 5- vjeçare, për t’u bërë e njohur në vitin 2015, kur bëri për vete mijëra ndjekës.
“Unë pikturoj vazhdimisht çastet që nuk i shohim. Jam e magjepsur nga mënyra si njerëzit sillen pas dyerve të mbyllura”, tha ajo për Insider.
Hidhini një sy disa nga pikturave më të famshme të 28-vjeçares.
Ndonjëherë, momentet më të bukura ndodhin kur qëndron pa grim dhe me pizhama përkrah partnerit. Mundësisht i shtrydh edhe një puçërr.
Kur për ty është shumë ftohtë, ndërsa ai ka tmerrësisht vapë.
Atë e zë gjumi sapo ka nisur filmi.
Kur kujdesesh ndërkohë që atë e ka zënë gripi dhe je i vetëdijshëm se do të sëmuresh edhe ti.
Kur mezi pret të hash, por ia lë atij kafshatën e parë, ose të fundit.
Flokët e mi vs. Flokët e tij në mëngjes
Kur ajo është e uritur, nuk është vetvetja.
Burimi: Insider