Financa Personale

5 punë që mund t’i bëni nga shtëpia për ca të holla më shumë në fund të muajit

24 Janar 2018

5 punë që mund t’i bëni nga shtëpia për ca

Le ta pranojmë. Rroga dysheme në Shqipëri është shumë e ulët. 24 mijë lekë për faturat, ushqimet, veshjet, qejf. Nuk dalin kurrsesi. Edhe ditët janë të shkurtra dhe nuk lejojnë një punë të dytë. Zgjidhja e mesme janë punët në anë (side hustles). Hanë pak kohë dhe akumulojnë shuma të konsiderueshme në fund të muajit.

5 punë që mund t’i bëni nga shtëpia për ca

Diçka që e mora vesh vonë që ishte përhapur dhe në Shqipëri ishte shërbimi Airbnb. Praktikisht, ti regjistron shtëpinë ose një dhomë tënden për ta lëshuar me qira dhe sajti bën lidhjen mes kërkesës dhe ofertës. Nëse unë do të ofroja një dhomë private me qira për dy mysafirë, në muaj mund të fitoja $249. Fitim i lartë, por edhe rrezik i lartë gjithashtu. Jo të gjithë janë komodë me idenë e të pasurit një person të panjohur në shtëpi.

5 punë që mund t’i bëni nga shtëpia për ca

Plot studentë gjimnazi ose të arsimit të lartë i kushtojnë disa orë kurseve private, në rolin e mësuesit. Për shembull, një e njohura ime, jep kurse matematike për nxënësit e klasave të nënta në shtëpinë e saj. Një orë kushton një mijë lekë dhe me dy, tre studentë në javë, mbulon shpenzimet e veta. Të njëjtën gjë mund të bëni dhe ju në çdo lëndë që ndiheni të aftë. Qoftë matematikë, letërsi, anglisht, pikturë a muzikë.

5 punë që mund t’i bëni nga shtëpia për ca

Nëse keni fatin të jeni njeri talentesh, krijimet tuaja mund t’i shisni në një sërë platformash. Si fillim në Instagram. Me çfarëdo që të merreni (piktura, vizatime, bizhuteri, skulptura, çanta, dekor, punë dore, qëndisje), lehtësisht mund të hapni një “dyqan” në Instagram dhe t’i ktheni ndjekësit tuaj në blerës. Të njëjtën gjë mund të bëni për klientët ndërkombëtarë në sajte si Society6 ose Etsy. Në Society6 mjafton të ngarkoni copëzën tuaj të artit dhe kompania e kthen në kasë celulari, kornizë, trastë, etj dhe e shet për ju. Ndërsa në Etsy mund të shisni produkte artizanale ose të bëra me dorë. Në rastin e Etsy, me klientët dhe dërgesat duhet të merreni ju.

5 punë që mund t’i bëni nga shtëpia për ca

Për ata që dinë gjuhë të huaja, Fiverr është vendi perfekt për të shitur aftësitë tuaja. Mesa kërkova, janë një sërë përkthyesish nga anglishtja ose gjuhë të tjera në shqip dhe anasjelltas. Çmimi bazë për 500 fjalë është $5 e lart. Nëse jeni profiçentë në gjuhë të tjera dhe nuk doni të përktheni, mund të gjeni punë të tjera freelance po në Fiverr si të shkruani për blogje të huaja, të shkruani deklarata për shtyp, të redaktoni apo transkriptoni.

5 punë që mund t’i bëni nga shtëpia për ca

Të njëjtën punë freelance mund të bëni edhe në shqip, për gazeta, revista dhe media online. Mund të ktheheni në një kontribuues të përjavshëm ose të përditshëm. Zgjidhni mediumin tuaj të preferuar, përgatisni një dosje me punimet tuaja më të mira dhe shisni talentin tuaj. Nëse gjithçka shkon mirë, negocioni për kushtet dhe pagesën.