Ndodh që secili ka një pije të përhershme, të cilën e ka në maj të gjuhës kur vjen puna tek pyetja “Çfarë do porosisni?”. Por, ndonjëherë ajo nuk i përmbush pritshmëritë tona dhe mezi e kapërdijmë të shkretën. Disa nga baristët më të njohur të New York-ut këshillojnë se çfarë nuk duhet të porosisni në situata të caktuara.
Çajin e ftohtë “Long Island” dhe koktejlin “Bloody Mary” bëni mirë të mos i kërkoni nëse shihni që baristi është tepër i zënë.
“Një Bloody Mary ka vodka, lëng domateje, erëza, salcë Worcestershire, barishte të tjera, selino, ullinj, kripë, piper të zi, lëng limoni, lime dhe shumë përbërës të tjerë, ndaj ta dini që shija nuk premton shumë nëse e kërkoni në limitet e kohës”, shprehet për Insider barisni i një club-i në New York.
Personi që krijoi Mojito-n duhet ta ketë pasur personale me baristët, pasi jo vetëm që do shumë kohë për t’u bërë, por lë në duar një material ngjitës.
Edhe pse “Margarita” është super e lehtë, çunat prapa banakut zakonisht përfundojnë duke ju marrë inat. Ata kanë 100 punë dhe ti shkon i ndërpret për një pije 20-sekondëshe. Keq ashtu e keq kështu!
Ka edhe njerëz që thonë “Më bëj çfarë të duash, nuk ka problem” dhe për baristët kjo është diçka irrituese. Së pari, sepse i vendos në siklet; ai duhet të mendojë se çfarë mund të të pëlqejë ty. Dhe së dyti, ta dini që do t'ju sjellë gjënë më të thjeshtë për të.
Burimi: Insider