Diku në Britaninë e Madhe, një vogëlushe mban në kokë një paruke të bërë me flokët e dukeshës Kate Middleton. Kate preu flokët disa muaj më parë dhe sot doli në sipërfaqe lajmi se i kishte dhuruar për bamirësi. Organizata që ajo përdori quhet Little Princess Trust, e cila mbledh flokë të dhuruar dhe me ndihmën e parukierëve profesionistë, krijon paruke për fëmijët që kanë humbur flokët nga kimioterapia.
Edhe në Shqipëri ekziston një organizatë e tillë, shumë herë më e vogël se Little Princess Trust. “Fëmijët për fëmijët” themeluar nga Aleksia dhe Vasja Barka. Në faqen zyrtare të organizatës thonë se kanë objektiv “grumbullimin e flokëve natyralë për përpunimin dhe përgatitjen e parukeve, me qëllim përdorimin e tyre nga fëmijët që trajtohen me kimioterapi në Shqipëri.”
Organizata ka hasur mbështetje të gjerë mediatike, nga bizneset private dhe institucionet shtetërore. Sara Kapo gjithashtu dhuroi flokët e saj për "Fëmijët për fëmijët".
Nëse doni të dhuroni flokët tuaj për bamirësi, mund të lexoni udhëzuesin për dhuruesin duke klikuar këtu. Tanimë veshim ç'vesh Kate. Ndoshta erdhi momenti të bëjmë siç bën Kate.