Metropolitan

Celulari është si çantë dhe këto gjëra nuk duhet të mungojnë kurrsesi në të

Celulari është si çantë dhe këto gjëra nuk duhet

Ndër fiksimet e mia të hershme në YouTube ishin videot “What’s in my bag”. Një blogere a videografe ulet para kamerës dhe zbras çantën në sytë e mi. Gjithmonë zbuloja diçka të re që i mungonte çantës sime dhe që më ndryshoi jetën në momentin që e shtova, si për shembull xhel antibakterial apo një varëse çelësash shumë e madhe.

Kuptova që celulari është e njëjta gjë dhe duhet mbushur me aplikacione që vlejnë, që na e bëjnë jetën më të lehtë. Në YouTube ekziston një numër i pafund videosh “What’s in my phone”, por për lehtësi, po jua përmbledh më poshtë.

Treshja e shenjtë

Celulari është si çantë dhe këto gjëra nuk duhet
Google Calendar

Google Calendar, Google Keep dhe Google Photos duhet të jenë patjetër në celularin tuaj. Nëse keni një pajisje android, me siguri i keni gjetur aty dhe tani është momenti t’i përdorni. Kalendari nga Google është mënyra më e mirë për të planifikuar javën, për të mos çuar asnjë moment dëm dhe për të dokumentuar jetën.

Celulari është si çantë dhe këto gjëra nuk duhet
Google Keep

Google Keep ju lejon të bëni lista shumëngjyrëshe, me kategori, foto, vizatime e çdo gjë përmidis. Qëkur e shkarkova, i bëj gjithmonë gjërat që kam për të bërë sepse më motivon ajo vija që i heq kur e përfundon detyrën që i vure vetes.

Celulari është si çantë dhe këto gjëra nuk duhet
Google Photos

Ndërsa Google Photos është një shpëtim për gjithë ata me memorie gjithnjë e në rënie. Gjithë fotot e galerisë suaj ngarkohen automatikisht në Google Photos dhe janë aty përgjithmonë, pa pagesë shtesë, pa limit hapësire.

Më e bukura? Të tre apliakacionet mund t’i aksesoni nga kudo, me fjalëkalimin e llogarisë suaj në Google.

Spotify dhe Tunnel Bear

Celulari është si çantë dhe këto gjëra nuk duhet

Spotify është një aplikacion i shkëlqyer për të dëgjuar muzikë. Mendoni një këngë, një album një artist çfarëdo. E gjen në Spotify. Për ta instaluar duhet ta ‘mashtrosh’ celularin se gjasme ndodhesh në Amerikë me anë të Tunnel Bear. Spotify është i disponueshëm vetëm në disa shtete (dhe në iPhone mund të shkarkohet vetëm me llogari amerikane ose britanike, tutorial këtu). Pasi aktivizon VPN me anë të Tunnel Bear, hyni në Spotify dhe shijoni gjithë këngët, fjalimet, podcastet e botës. Do të zbuloni pafund këngë të reja pa të cilat s’e di s’i keni jetuar.

Clue

Celulari është si çantë dhe këto gjëra nuk duhet

Shanset janë që ju e keni tashmë një aplikacion për të regjistruar menstruacionet dhe për të parashikuar datën e ardhshme. Clue ka dy të mira. E para nuk është rozë. Dhe e dyta, algoritmi mësohet me ciklin tuaj dhe e parashikon me saktësi të frikshme datën e ardhshme. Sigurisht me ndihmën e faktorëve të tjerë si intensiteti i gjakderdhjes, dhimbjet, kur bëtë seks për herë të fundit, sa me nerva keni qenë, e gjëra të tilla. S'do të jeni më kurrë të papërgatitura.

Aplikacionin e bankës suaj

Shumica e bankave në Shqipëri kanë aplikacionet e tyre, që lejomëni t’ju them, ndryshojnë çdo gjë. Mund të shikosh gjendjen e llogarisë, mund të paguash një tufë faturash, mund të paguash borxhet miqve, mund të transferosh para në llogarinë e kursimeve, mund të gjesh bankomatin ose bankën më të afërt dhe mund të lexosh kursin e këmbimit për atë ditë. Të gjitha këto nga komforti i celularit tuaj.

REELS

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.

Une 6 vjec me sandalet e mamit duke bere sfilate te oborri i shtepise para kusherires 3 vjecare dhe qenit

Braziliania 44-vjecare Adriana Lima gjithmone nje bishe e pasareles! #victoriasecretfashionshow

#victoriassecretfashionshow

Ha💸ha💸ha💸